Connect with us

Aktualitet

Objektiva të mëdha dhe zakone të vogla

Published

on

Është tashmë një skemë klasike:në janar bëjmë një listë me objektiva, shpesh duke u zotuar tëarrijmë synime të rëndësishme. Dhe pas disa muajsh i harrojmë ato. Lajmi është se përpjekja për të bërë gjëra të mëdha, është një ide më pak e mirë nga sa besohet zakonisht.

Dhe nuk është një ide e mirë, pasi thjesht nuk funksionon. Këtë e konfirmon edhe “Harvard Business Review”, në një shkrim me titull Për të arritur rezultate të shkëlqyera, fillojeni me zakonet e vogla. “Ok, po çfarë është saktësisht një zakon Dhe si funksionon ai

Rutinat dhe aftësitë e konsoliduara. Ne e quajmë “zakon”një sjellje ose një proces mendimi, që pasi e kemi përsëritur shumë herë, na është bërë diçka automatike. Dhe që në të njëjtin kontekst, ne priremi t`a kopjojmë me lehtësi, madje pa pasur nevojë që të vendosim, shpesh në mënyrë të pavetëdijshme.

Për shembull një zakon mund të jenë gjestet që kryejmë për higjienën e përditshme, ose të ulurit gjithnjë në të njëjtin vend kur jemi në tavolinën e ngrënies. Ose të drejtosh makinën duke ndërruar marshin në kohën e duhur. Në fakt, duket se 45 për qind e aktiviteteve që bëjmë çdo ditë përfshirë emocionet dhe mendimet janë zakone.

Në thelb, zakonet janë rutina ose aftësitë konsoliduara. Ata janë të qëndrueshme. Formohen ngadalë (mesatarisht për 66 ditë), dhe zhduken po aq ngadalë. Ato aktivizohen përmes një cikli zakonor, që përfshin 3 elementë: gjendjen kontekstuale në të cilën ne përdorim “pilotinautomatik”, sjelljen specifike që ne aktivizojmë në një gjendje të caktuar, avantazhin ose kënaqësinë që e aktivizon atë sjellje.

Gjithashtu, ne duhet t’i marrim parasysh këto 3 elemente kur duam që të ndryshojmë një zakon të vjetër, apo të zhdukim një zakon të dëmshëm.Të kesh zakone duket diçka emërzitshme. Disa mund të kujtojnë gjithashtu poezinë e Marta Medeiros e cila fillon kështu: “Vdes dalëngadalë/ai që bëhet skllav i zakonit”.

Megjithatë, vini re se Medeiros dënon në fakt të qenit skllevër të zakonit. Që është diçka e ndryshme nga cilësimi si zakon i kryerjes së detyrave rutinë që janë pashmangshme, në njëmënyrë të tillë që të mos jesh i detyruar të investosh gjithmonë mbi to burime të reja njohëse. Dhe për t’i rezervuar vëmendjen tonë të pakët e të çmuar detyrave të tjera, më të rëndësishme, që kërkojnë më shumë angazhim dhe që janë më shumë shpërblyese.

Ekziston vetëm një mënyrë, përmes së cilës mund të na “robërojnë”zakonet. Dhe është më mirë që të jemi të kujdesshëm:kjo ndodh kur ajo që bëjmë zakonisht, shndërrohet në një lloj automatizmi, të gjestit apo mendimit, nga i cili nuk mund të shpëtojmë dot më.

Në këtë kuptim, dukuria e qëndrueshmërisë funksionale është emblematike:ne jemi mësuar ta përdorim një objekt për shembull, një kapëse letrash në një mënyrë të caktuar, saqë as nuk mund ta imagjinojmë të jemi në gjendje t`a përdorim atë ndryshe. Ndaj nuk është për tu habitur, që një nga testet më të thjeshta dhe të njohura të kreativitetit ka të bëjëpikërisht meshpikjen e sa më shumë përdorimeve alternative për një mjet të zakonshëm, si një tullë apo edhe një kapëse letrash.

Tani, le të kthehemi aty ku e nisëm. Sipas “Harvard Business Review”, përveç kursimit të aftësive njohëse dhe vëmendjes, kultivimi i zakoneve ka një përfitim të rëndësishëm të shtuar. Bëhet për ndryshimin ose përmirësimin e sjelljeve tona.

Dhe kjo gjë ka të bëjë me faktin, se shumë shpesh ne dështojmë pikërisht pasi pretendojmë t`a bëjmë diçka në një mënyrë shumë të papritur, dhe shumë radikale. Kështu, shkruan HBR, njeriu që nuk është marrë asnjëherë me ushtrime fizike, synon të bëjë gjimnastikë të paktën gjysmë ore çdo ditë, gruaja që rri pas internetit deri në mesnatë, i vë vetes si objektiv tëlexojë çdo natë të paktën 1 orë,para se të flejë në gjumë, apo njeriu që sapo ka rrufitur një ëmbëlsirë të dytë, synon të heqë dorë menjëherë nga konsumi i çdo lloj ëmbëlsire.

Kur mendojmë në këtë mënyrë, rrezikojmë të dekurajohemi shumë shpejt, dhe të ekspozohemi ndaj zhgënjimit. Qëllimet e mëdha kërkojnë edhe një përpjekje të madhe, qëndrueshmëri, si dhe përkushtim total. Është më mirë t’ia fillosh me zakonet e vogla:gjëra të vogla që bëhen lehtë, të cilat mund të jenë pjesë e një qëllimi më të madh. Edhe kjo gjëgjithashtu nuk është e lehtë, pasi ndryshimi i sjelljeve të konsoliduara nuk është kurrë i lehtë. Gjithsesi, shumë më e lehtë sesa të revolucionarizosh gjithçka me një lëvizje.

Ai mund të realizohet përmes 5 hapave. Nëse mbani mend atë që thamë më lart në lidhje me formimin e zakoneve, e kuptoni se këto nuk janë vetëm sugjerime të arsyeshme, por të shkëlqyera.

Së pari identifikoni një detyrë shumë, shumë të vogël. Aq të vogël sa që kërkon vërtet përpjekje minimale, dhe që mund të kryhet në një kohë shumë të kufizuar shembulli i HBR lexoni nga një paragraf çdo natë. Ose:bëni vetëm një pompë çdo mëngjes.

Së dyti përfshijeni atë detyrë në një rutinë tashmë të konsoliduar. Për shembull:lexojeni atë paragraf sapo shtrihet në shtrat. Ose gjatë larjes së dhëmbëve. Ose bëni një pompë para se të vishni çorapet.

Së treti merrni parasysh të gjitha herët që e kryeni detyrën tuaj. Mjafton vetëm pak sekonda.

Së katërti Mos u nxitoni që të shtoni vrullshëm përpjekjet tuaja, thjesht shtojini ato gradualisht. Së pesti:Angazho një ose më shumë miq në këtë sfidë të mikro-zakoneve.

Natyrisht, e gjithë kjo nuk do të thotë se nuk ia vlen të vendosësh qëllime në një nivel individual ose kolektiv. Ato na ndihmojnë të kuptojmë drejtimin e duhur se ku duhet ecur. Por janë zakonet që ndihmojnë të arrini vërtet atje, dhe ato ndërtohen hap pas hapi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Për çfarë e do drejtoresha e QSUT krevatin dopio në zyrë?”, Berisha thirrje qytetareve nga Kuvendi: më 7 korrik në protestë, të ndalim revanshin e vjedhjeve!

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj qeverisë nga foltorja e Kuvendit. Ai nuk i kurseu ironitë në drejtim të një lajmi që qarkulloi në media se Albana Fico, drejtoresha e Përgjithshme e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” kërkoi krevat dopio për zyrën e saj.

Mes të tjerash Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut.

“Përdorni firmat tuaja. Vjen dekreti këtu. Po s’vjen dekreti për atë që s’kanë me se të blejnë qumështin, për fermerin, që po falimenton. Se ke qene dhe e Bujqësisë (I drejtohet Ikonomi). E a di se lopët, dhitë, kërerët, janë më pak sot, 7 e 700 mijë krerë. Sipas statistikës. Rri tani mos i dil zot. Ai po ju përpin dhe ju me vjedhjet e tij. Mos i dilni zot atij. Gadafi, Gadaf mbetet, se përmirësonte dot imazhin. Si mund të sillni një dekret të tillë?! Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të gjitëh në protestë. Ti ndalim revanshin e vjedhjeve të këtij grupi që s’ka as moral që vjedh në çdo stinë, në çdo kohë, në erërrirë dhe dritë. S’ka të ndalur! Si ka mundësi që të bini dekretin këtu? E morët vesh drejtoreshën e përgjithshme të Spitalit, gjysmë kunatë e ministrit të Rendit, që na porosit miliona euro për zyrën dhe shtrat dopio. Dhomë gjumi është zyra? Ca është kjo që bëni? Si ka mundësi? A vini nga zona bujqësore të vendit? A e kuptoni se ça po bëhet me fermerët shqiptarë sot? Po i shkatërroni fermerët me pikat e grumbullimit. Ky Gentjan Sharra aty, ka deklaruar këtu se Sali Berisaha ka tokë në Tiranë, Dhërmi, në Lalz. Tani informoj shqiptarët se ai do ketë 6 padi, 3 civile dhe 3 penale. Shume shpejt do të dalë dhe ai në kërkim si Gentjan Sharra i tij.”, tha Berisha.

Continue Reading

Aktualitet

Operacion masiv në Shkodër, 150 të shoqëruar për mashtrimet në call center

Published

on

By

Një operacion i madh po zhvillohet aktualisht në Shkodër nga forcat e policisë kundër mashtrimeve të bëra në call center të ndryshëm.

Sipas burimeve të Fax News, deri më tani bëhet me dije se janë shoqëruar 150 persona si përgjegjës për mashtrimet me “Forex”.

Janë gjetur bazat ku zhvillohej puna dhe janë sekuestruar pajisjet e përdorura me qëllim mashtrimin e shtetasve të huaj. Më tej priten edhe disa arrestime.

Continue Reading

Aktualitet

Një veteriner tregon se çfarë bën çdo kafshë në minutat e fundit të jetës

Published

on

By

Një nga momentet më të trishta që përjeton kushdo që ka një kafshë shtëpiake është ai i ndarjes. Në mënyrë të pashmangshme, edhe pse është e vështirë për t`u pranuar, përgjithësisht miku ynë me katër këmbë jeton më pak se ne. Kështu që, ndërsa ne e shoqërojmë gjatë gjithë jetës së tij, ai mbetet me ne vetëm për një periudhë shumë të shkurtër, e cila në mënyrë të pashmangshme lë gjumë, boshllëk dhe një dhimbje të patregueshme në momentin e lamtumirës.

Shumë kafshë, në fakt, që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme ose që kanë arritur në fazat terminale të disa patologjive për të cilat terapitë janë joefektive, duhet t’i nënshtrohen eutanazisë, e cila edhe pse është gjëja më e vështirë për njerëzit që e marrin këtë vendim, është në fakt i duhuri për mikun 4-putrosh që po vuan.

Të bëhesh egoist dhe të mos dëshirosh të heqësh dorë nga qeni ose macja, nuk është diçka e mirë.

Akoma më egoiste është të mos qëndrosh në të njëjtën dhomë me të në momentet e fundit. E dini se çfarë bën një kafshë në momentet e fundit? Kërkon me sy për të zotin.

Ta mendosh që 90% e atyre që zgjedhin eutanazinë për kafshën e tyre, nuk qëndrojnë në një dhomë me ta, sepse nuk durojnë dot.

“Teksa bëhet ai injeksion, në momentet e fundit kafshët shikojnë përreth të dëshpëruara, duke kërkuar të zotët e tyre. Kjo ma thyen zemrën”, thotë një veteriner.

Pra, akti i vërtetë i dashurisë, sado i vështirë të jetë, është të qëndrosh me ta deri në fund. Në fund të fundit është një sakrificë që ata e meritojnë, për gjithë dashurinë e sinqertë, besnikërinë, shoqërinë dhe butësinë që na kanë dhënë në vitet tona së bashku.

Një tjetër veteriner, i cili publikoi një postim në Facebook për t’i bërë pronarët të kuptojnë se dëshira e vërtetë e kafshëve të tyre, para se të vdesin, është të shohin se kush i ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së tyre, e përforcon këtë mendim.

“Ju keni qenë qendra e jetës së tyre për një kohë të gjatë. Ju jeni familja e tyre. Është e vështirë, është shkatërruese për ju, por ju lutem mos i lini vetëm. Mos i lini të ikin nga kjo botë, në një dhomë plot me të huaj, në një vend që nuk u pëlqen. Ajo që shumica e njerëzve nuk e dinë është se ata të kërkojnë me sy kur ti largohesh! Ata kërkojnë në çdo fytyrë të njerëzve në dhomë për fytyrën e njerëzve që duan. Ata nuk e kuptojnë pse e lanë tani që është sëmurë. Mos u trego frikacak vetëm sepse mendoni se kjo të dhemb shumë. Mendo pak si ndihet miku yt i braktisur”, shkruan veterineri.

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!