Aktualitet
Dy jave “ankth” / Ja emrat qe pritet të jenë në listën e PD Shkodër

Kur na ndajnë ende edhe dy javë nga afati përfundimtar për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, në Partinë Demokratike të Shkodrës ka ankth dhe pritje.
Por burime për eetimes bëjnë më dije se tashmë në tryezën e kryedemokratit Basha, është skalitur një pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Qarkun e Shkodrës. Burimet bëjnë më dije se në listën e kandidatëve për deputetë, emri më i mundshëm për të qënë pasues i Helidon Bushatit, është Ledina Mandia, por nuk ngelet pas ne diskutime edhe emri i N/Kryetares së PD Shkodër Greta Bardeli.
Ledina Mandia vjen në këtë garë si pjesë e intelektualëve por edhe si ish zv/kryeministre e vendit për pak muaj me propozim të Kryedemorkatit Lulzim Basha.
Ndërkohë Greta Bardeli, numri 2 i PD Shkodër, jo vetëm se një emër që ka drejtuar disa prej institucioneve kryesore në Shkodër, Ish Kryetare e Këshillit të Qarkut të Shkodrës, shihet edhe si një figurë e cila mund të zbehë imazhin e Jozefina Topallit në Shkodër për vetë angazhimin e hershëm në PD dhe lidhjet e saj edhe me klerin katolik në Shkodër.
Ndërkohë në listë, sipas burimeve do të jëtë edhe Bardh Spahia, një zë i fuqishëm jo vetëm brënda PD Shkodër si ish deputet, por kosiderohet si potencial për maksimalizimin e votës, ku në garat elektorale të 2009, 20013 dhe 2017 ka siguruar votat maksimale për Partinë Demokratike, ndërkohë që konsiderohet si një nga emrat më afër Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Lista pritet të pasohet nga një emër i ri në garën për deputet por jo i ri në betejat elektorale. Ish Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila. Një makineri votash jo vetëm në zonën që drejtoi për më shumë se 20 vite, por shihet edhe si një nga kundërshtarët më të fortë për të mposhtur Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit nëse do të kandidojë, kjo duke iu referuar të gjitha përballjeve me këtë të fundit ne zgjedhjet lokale.
Malësia e Madhe dhe Puka, ngelet dy zona me të cilat PD pritet të jetë e përfaqesuar. Ludovik Hasanaj dhe Ramadan Lika pritet të jenë pjese e listës se kandidatëve të PD.
Ludovik Hasanaj, edhe pse një emër i panjohur në politikë, vjen si një nga biznesmenët më të sukseshëm të Pukës. Lidhjet e tij më biznesmenët e Pukës duket si garancia kryesore që Hasanaj garanton vota për kryedemorkatin Basha.
Ndërkohe Ramadan Likaj, është një emër i njohur për demorkatët. Ish Kryetari i Bashkisë Koplik, si dhe një nga biznesmenët më të sukseshëm në Malesinë e Madhe, për tregtimin e verës dhe të bimevë medicinale.
Megjithatë për listën e Shkodrës ka ende një pikëpyejte të madhe. Ajo lidhet me fatin që do të ketë aleati i PD, PDK – ja e Nard Ndokës. Burimet bejnë me dije se ende nuk ka një marrëveshje të mbyllur mes palevë, megjithatë Ndoka ka kërkuar që të jetë në listën fituese të PD, ashtu sic ndodhi në 2017-ën ku u rëndit i 5-ti, pavarësisht rezultatit zhgënjyer në Bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz.
Ditët e fundit të muajit Shkurt, pritet të jenë vendimtare për të vendosur për listën e Shkodrës, e cila edhe pse një bastion i së djathtës po analizohet me emra konkret me qëllim maksimalizimin e votive të demokratëve të Shkodrës / eetimes /
Aktualitet
Propozimi i Ministrise se Drejtesise / 1 Gjykate Apeli per te gjithe vendin, ajo e Shkodres drejt shkrirjes

“Ne kemi pasur dy sygjerime për Këshillin e Lartë Gjyqësor, që gjykata e Sarandës të mos shkrihet se ka numër më të madh cështjesh se ajo e Gjirokastrës, sygjeruam që dhe për shkak të llogjistikës, Gjykata e Krujës, për kompetencë të bashkohet me Tiranën sepse Kruja ka 17 km me Tiranën ndërsa me Durrësin ka mbi 40 km. (more…)
Aktualitet
“Prioritet hetimi i zyrtarëve të nivelit të lartë”, Kraja: Duhet koordinim i të gjitha strukturave për të luftuar korrupsionin

Kreu i Prokurorisë kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit u shpreh se korrupsioni dhe pastrimi i parave është një fenomen i pranishëm, ndërsa shtoi se duhet një punë e madhe dhe një koordinim i gjithanshëm për ta luftuar. (more…)
Aktualitet
Rikthehen taksat për biznesin e vogël, zbulohet data

Euronews ka zbuluar projektligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat, i cili vendos një mënyrë të re taksimi për individët, profesionet e lira dhe bizneset. (more…)
-
Aktualitet4 months ago
eetimes hap SONDAZHIN / Kujt do ti besojne votuesit per te drejtuar Shkodren
-
Aktualitet1 year ago
VIDEO / Gazetarja nxjerr konstatimin : Helidon Bushatin ndoshta e donte struktura drejtuese por jo baza e demokrateve
-
Aktualitet11 months ago
Ja emri dhe foto, kush është drejtori i ri në Policinë e Shkodrës
-
Aktualitet1 year ago
“ Është pritë, mos dil ”/ Zbulohet çfarë i tha e ëma Endri Mustafës : Ruaju prej Ergysit, për 3 mijë euro i nxjerr njerëzit në kurth (RRËFIMI)
-
Aktualitet1 year ago
Di gjithcka per ngjarjen / Pamjet kur 15 vjecari ben prova ne Livade
-
Aktualitet2 months ago
Gjesti i veçante i mesueses nga Shkodra/ Nje model perkushtimi dhe ndjeshmerie!
-
Aktualitet1 year ago
KQZ merr vendimin për mandatin e Zef Hilës pas verifikimeve të prokurorisë
-
Aktualitet1 year ago
Asnjë fjalë, vetëm FOTOJA e një kali ! KODI që nxorri nga shtëpia natën e Bajramit Endri Mustafën