Connect with us

Blog

Shkodra, ky ngulm i prusht dashtunie, kjo k’and e pashoqe përmallimi

Published

on

Nga Albert Vataj

Nëpër mundësitë të mvetësuara si gjendje e ngarkuar emocionale, pareshtur kërkojmë të vizatojmë përfytyrime dhe andje, të cilat duke shëtit’ nëpër kujtime dhe nostalgji, ngulmojnë t’zbresin në t’tashmen e gjanave t’mundshme. Kësisoj, ta kapi për dore, porsi fëmijën, e duke rend’ t’i rrëfej të shkumen, ta çoj nëpër vende, ku copëza jete dhe shpirti i kisha fshehun nëpër kujtime si thesare.

Asnjëherë nuk e kuptojmë se është dikush përbrenda nesh që mundet me u kujdesë me kaq përkushtim për me na zgju pupth rijetimin, me i dhan’ hov kujtimeve dhe me shkund’ pluhurin e harrimit. Kësisoj, me u zgju një ditë i tunduar nga një dëshirë nënshtruese përjetimi dhe andje. T’vagullta shfaqen ato vegime dhe mirazhe beduinësh, megjithatë krejtçka kjartësohet dhe hidhesh në këtë përmendje me një destinacion, të cilit i jepesh.

Që atmot të vitit 1997, kur i kisha kthy shpinën prindërve, kujtimeve dhe vendlindjes, e po ikja i ngarkuar me të paktat gjëra, ku barrën kryesore e përbënin librat, pasuria ime e shtrenjtë dhe e shenjtë, Shkodra nuk ishte kaq larg, distancë të cilën kisha nevojë ta fashisja pajada. Anipse përgjatë këtyre viteve nuk më ka munguar motivimi për ta vizituar, megjithëse i ngarkuar gjithher’ me peshën e një angazhimi familjar dhe farefisnor, vaki dhe shyqyre.

 

Malli dhe nostalgjia, ngasun prej një kohështrirje mungese dhe harrimi, jo shumë larg, ngulmi për ta kundru dhe kumtu si një gajle e kahershme k’andeshumë, u bënë yshtja e pamëdyshtë që Shkodra t’ishin destinacioni i pushimeve të këtij viti. Imazhi hirëplotë dhe sharmi magjepsës, rrugëtuar përmes fotografish dhe ujdhesash të pamata mediatike, nuk mund të ishin aq të përplotësuara sa të dakordësohesha, duke ruajt’ distancën e të mallohesha prej s’largu, ndërsa lundroja i magjepsur në këtë shëtije sendërtimesh mediatike të vendlindjes sime dhe krejt’asaj që kishte lënë dhe mbetur tek unë, jo dhe aq si përkatësi krahinore, sesa si një mishërim hyjnizues. Doja ta prekja me duar, të shkelja me këmbë e ta fokusoja me andje gjithë atë që më gufonte me mall dhe gazmim.

 

Na u desh të linim Tiranën, ndërsa ora sapo kishte kalu 09:10 minuta dhe dielli përvëlues i gushtit nderej mbi kryeqytet, duke derdh’ një dritim verbues dhe një tejzgjatje hijesh në anën veriore, kah që mori drejtim makina, me të cilin po udhëtonim. Nga tre pasagjerë në këtë destinacion, Tiranë-Shkodër, vajtje-ardhje, vetëm unë isha i njëmentë. Im bir, 8 vjeç, i shumëdashuruar me detin, në të hyrë të Lezhës e mësoi se deti, të cilin ai po kërkonte ti shfaqej, e kishim lënë tashmë pas dhe i ishim drejtuar qytetit verior të Shkodrës. Ndërsa i afroheshim fillesës së pushimeve dhe po përshkonim sakaq rrugët e territorit rrethues të kryeqendrës së veriut, ngasesha në vetvete përmes shumë hamendjesh dhe mendimesh, porsi një pasionant i çmendur lirishë, i pataksur nga horizonti.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

PD me kryesi të foltores. Kush janë berishistët më të votuar (emër për emër)

Published

on

By

E gjithë kupola drejtuese e PD është kapur nga njerëzit e foltores. Nga të 20 anëtarët e kryesisë (14 burra dhe 6 gra) vetëm njëra, deputetja Ina Zhupa, ka qenë nga ato që mori pjesë në kuvendin e 18 dhjetorit që organizoi në pallatin e kongreseve Lulzim Basha dhe që qëndroi brenda selisë në 9 janar.

 

 

Të 19 pjestarët e tjerë i përkasin radhës së mbështetësve të Berishës, i cili vërteta e kontrollon partinë por tregoi edhe njëherë se nuk e bashkoi atë. Asnjë nga më shumë se 30 deputetët që u zgjodhën automatikisht për shkak të funksionit të tyre në këshillin Kombëtar nuk morri pjesë në mbledhjen e sotme inaguruese. Po ashtu asnjëri prej tyre nuk figuron në kryesinë e re, madje, as Salianji apo grida Duma që kanë shfaqur kohët e fundit shenja afrimi me Berishën dhe janë distancuar përfundimisht nga grupi Bardhi – Alibeaj.

 

 

Pra ndonëse është kurioze të shihet se si kanë votuar të 227 anëtarët e Këshillit Kombëtar duhet theksuar se ky është vetëm rezultati i asaj pjesë të PD-së që mbështet lidein historik. Mes tyre më i pëlqyeri ka dalë Belind Këlliçi (me 192 vota), i cili e vuri menjëherë Forumin Rinor në funksion të Foltores, porsa Basha shpalli përjashtimin e Berishës. Që pesha politike e forumit ka ndikuar në këtë votim e trgon edhe zgjedhja e një anëtari tjetër kryesie Grigels Muçollari (116 vota). Edhe i dytë u rendit Flamur Noka (192 vota), i cili qe i pari që foli në mbrojtje të berishës pas përjashtimit dhe që hyri ditën e aprë përkrah tij në Kuvend. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Oerd Bylykbashin (148 vota) që u rendit i treti.

Përshtypje nga rezultati i votimit bëri renditja e Agron Shehajt në vendin e gjashtë (123 vota) ndonëse në zgjedhjet e 25 prillit ai qe deputeti që mori më tepër vota personale. Por me sa duket për berishistët Shehaj nuk është aq bindës sa për elektoratin demokrat.

Pas këtij votimi mund të thuhet se PD ka tashmë forumet e saj drejtuese, se ajo po bëhet gati ashtu sikurse e shpalli vetë Berisha për betejën me qeverinë. I vetmi problem mbetet, se pas realizimit të shumë objektivave, foltorja nuk përmbushi një nga më kryesorët: bashkimin e PD që e kishte edhe pjesë të slloganit të saj.  ©Lapsi.al

20 anëtarët e kryesisë së re

Belind

Burra

Belind Këlliçi 192 vota
Flamur Noka 166 vota
Oerd Bylykbashi 148 vota
Ervin Minarolli 137 vota
Luçiano Boçi 128
Agron Shehaj 123 vota
Lauan Baçi 121 vota
Grigels Muçollari 116 vota
Gent Sstrazimi 100 vota
Enno Bozdo 96 vota
Keltis Kruja 91 vota
Arben Rristani 90 vota
Aldo Bumçi 89
Florion Mima 88

Gra

Fatbardha Kadiu 141 vota
Ina Zhupa 126 vota
Jozefina Topalli 118 vota
Edith Harxhi 85 vota
Mimoza Hajdarmataj 78 vota
Eleina Qirici 75 vota

Continue Reading

Aktualitet

Rrit ndjesitë, emocionale, cili është “super ushqimi” më i mirë për trurin sipas shkencëtarëve

Published

on

By

Kur bëhet fjalë për trurin tuaj, shkencëtarët kanë zbuluar se nuk ka super ushqim më të mirë se një libër.

Gjetjet e fundit sugjerojnë se fëmijët nën moshën gjashtë vjeç që lexojnë libra me prindërit e tyre disa herë në javë, tregojnë aftësi më të forta të shkrim-leximit katër vjet më vonë, kanë rezultate më të mira në testet e inteligjencës dhe gjejnë punë më të mira se ata që nuk lexojnë.

Por studimet e fundit sugjerojnë se leximi mund të jetë po aq i rëndësishëm në moshën madhore. Kur praktikohet gjatë gjithë jetës, aftësitë e leximit dhe të përvetësimit të gjuhës mund të mbështesin funksionimin e shëndetshëm të trurit në mënyra të ndryshme. E thënë thjesht: fuqia e fjalëve rrit fuqinë e trurit.

Për të kuptuar pse dhe çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të përfituar sa më shumë nga fjalët tona, filloni duke bërë të njëjtën pyetje që bëri ekipi i Yale:

“Çfarë ka të veçantë leximi i librave që rrit fuqinë e trurit tonë?” Kapitujt e librit inkurajojnë të thelloheni duke lexuar”. Kur krijoni një lidhje, kështu bën edhe truri juaj, duke krijuar fjalë për fjalë shtigje të reja midis zonave në të katër lobet dhe në të dy hemisferat.

Me kalimin e kohës, këto rrjete nervore mund të nxisin të menduarit më të shpejtë dhe mund të ofrojnë mbrojtje më të madhe kundër efekteve më të këqija të rënies njohëse.

Një tjetër avantazh i leximit të librave është se treguar se rrit ndjeshmërinë dhe inteligjencën emocionale. Një studim i vitit 2013 zbuloi se pjesëmarrësit që lexuan vetëm pjesën e parë ose kapitullin e tregimit treguan një rritje të dukshme të ndjeshmërisë një javë më vonë, ndërsa lexuesit e lajmeve treguan një rënie.

Këto zbulime mund të duken të parëndësishme, por nuk janë – zhvillimi i mjeteve sociale si empatia dhe inteligjenca emocionale mund të çojë në ndërveprim më të fortë (dhe më pozitiv) njerëzor, i cili ul nivelet e stresit – gjë që është treguar se ju ndihmon të jetoni më gjatë dhe më shëndetshëm.

Kjo nuk do të thotë se revistat, gazetat dhe artikujt në internet nuk janë të dobishëm! Leximi i çdo gjëje që ju mbush mendjen dhe ju ekspozon ndaj fjalëve, shprehjeve dhe fakteve të reja, padyshim që sjell përfitime mendore.

Hulumtimet e reja tregojnë se një fjalor i madh mund të çojë në një mendje më elastike – dhe një lëndë djegëse më të plotë për atë që shkencëtarët e quajnë rezervë njohëse. Një mënyrë për të menduar për atë rezervë është aftësia e trurit tuaj për t’u përshtatur me dëmtimet.

Ashtu si qelizat tuaja të gjakut do të mpiksen për të shëruar një prerje në gjurin tuaj, ashtu edhe rezerva njohëse ndihmon qelizat e trurit të gjejnë rrugë të reja mendore rreth zonave të dëmtuara nga goditjet në tru, demenca dhe forma të tjera të prishjes.

Si krijohet rezerva njohëse? Ky është një lajm i mirë për adhuruesit e leximit dhe fjalëve. Fjalori është mjaft rezistues ndaj plakjes dhe pasuria, sipas studiuesve në Universitetin spanjoll të Santiago de Compostela, mund të vonojë ndjeshëm shfaqjen e rënies mendore.

Kur ekipi hulumtues analizoi rezultatet e testit të fjalorit të më shumë se 300 vullnetarëve të moshës mbi 50-vjeç, ata zbuluan se pjesëmarrësit me rezultatet më të ulëta ishin tre deri në katër herë më të rrezikuar nga rënie njohëse sesa pjesëmarrësit me rezultatet më të larta.

Mësimi i fjalëve të huaja ofron gjithashtu lëndë ushqyese të rëndësishme njohëse. Në fakt, hulumtimi tregon se të mësuarit e diçka të re, për shembull, si të luani një instrument ose të flisni një gjuhë tjetër, është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për trurin tuaj në çdo kohë.

Një studim neurologjik i vitit 2013 zbuloi se pacientët që flisnin dy ose më shumë gjuhë zhvilluan demencë mesatarisht 4.5 vjet më vonë se ata një-gjuhësh. Dhe ndërsa një tru që mëson një gjuhë të dytë më herët në jetë ka të ngjarë të shohë më shumë përfitime sesa një student që mëson më vonë në jetë.

“Ekzistenca e themeleve të këtyre lidhjeve gjuhësore mund të vonojë demencën,” tha Thomas Bak i Universitetit të Edinburgut.

Continue Reading

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Dosja “Toyota Auris”, Apeli i GJKKO konfiskon 3.4 milionë euro, vinin nga aktiviteti kriminal

Published

on

By

Komfiskohen 3.4 mln eurot e kapura ne portin e Durresit në makinën toyora Auris. Spak kerkoi konfiskimin e parave, pasi dyshohet se vinin nga aktivitieti kriminal

vijon….

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!