Connect with us

Aktualitet

Nishani kërkon statut të ri: Basha jep dorëheqjen, lideri sillet me burrni

Published

on

Ndërsa kryesia e PD ka caktuar 13 Qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve në parti, anëtari i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit Basha, para shpalljes së këtyre zgjedhjeve. Ndër të tjera Nishani ka kërkuar ngritjen e një komisioni për analizën e partisë dhe krijimin e një statuti të ri.

“Z.Basha jep doreheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Partise perpara se te shpallesh zgjedhje per kryetar partie. Por a eshte kjo zgjidhja e vetme? Padyshim qe jo.Duhet ngritur nje komision real per analize kudo neper dege e statut te ri per te krijuar këshill përseri, senat, referendum.Komisioni mund te kete marre vendime te gabuara, por eshte e pamorlashme t’u thuash te perjashtuarve se komisioni nuk ka tager, kontraten e keni me Lulzim Bashen. Lideri eshte lider, sillet me burrni. Mund ta kishte deklaruar te deshtuar komisionin”, tha Nishani.

Pjese nga fjala e Nishanit ne KK te PD

E vetmja alternativë është nisja e një projekti të ri politik !Kam kërkuar dhe përsëris më së pari Dorëheqjen e parevokueshme të Kryetarit të Partisë ! Dorëheqja e parevokueshme e kryetarit është akt i përgjegjësisë politike, është akt i maturimit politik, është akt civilizimi, është sakrificë personale për ti shërbyer interesit madhor të së ardhmes së partisë.

Eshtë akti që verifikon se interesi i Partisë është mbi interesin personal të cilitdo individ që është kryetar. Thirrja ime për këtë akti civil prej z. Basha është pikërisht si një shërbim që z, Basha ka për detyrim ti bëjë Partisë Demokratike. Procesit të së ardhmes së saj. Po a e zgjidh pikën kritike vetëm ky akt për PD. Jo, natyrisht që jo. Por është një hap që relakson kaosin e shkatuar nga humbja e besimit se PD mund të fitojë zgjedhjet dhe pushtetin një ditë !

Eshtë një hap që tregon se PD mund të vijojë të ringrihet mbi modelin dhe praktikën evropiane, se ne mund të bëhemi një Shtëpi e Madhe e Lirisë !
Kjo kërkon të hyjmë në një proces jo të lehtë, jo të shkurtër por të domosdoshëm reformimi. Nevojitet menjëherë të ngrihet një komision i besueshëm, me integritet, me eksperiencë dhe përfshirës për të drejtuar e menaxhuar këtë proçes. Duke filluar me hapjen e analizës në bazën e partisë nga seksioni deri tek dega. Të nisë puna për një statut të ri ku të rikonsiderohet tërësisht procedura dhe formula e zgjedhjes së Kryesisë së partisë dhe KK. Të krijohet Senati i partisë përveç Kryesisë e KK. Të futet institucioni i Referendumit në parti.

Procesi i seleksionimit të kandidaturave për kryetar dege, kandidat për kryetar bashkie, kandidat për deputet dhe këshilltar lokal, të kalojë përmes sistemit të primareve dhe jo modelit të “fundoreve” që u përdor në rastin e fundit. Të sanksionohet dorëheqja e parevokueshme e kryetarit te partisë në rastin e humbjes në zgjedhjet parlamentare. Drejtuesit e degëve dhe kryesitë e tyre të kalojnë në një proçes votbesimi pasi lista e anëtarësisë të jetë korrektuar dhe përfshirë të gjithë anëtarët e partisë. Koncepti i “listës së anëtaresisë aktive” është model manipulativ dhe na barazon me atë model manipulativ për të cilin ne sot po denoncojmë Edi Ramën ! Së fundi të konkludojmë përmes një procesi të hapur, të drejtë, demokratik e të barabartë për zgjedhjen e lidershipit të ri të partisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Propozimi i Ministrise se Drejtesise / 1 Gjykate Apeli per te gjithe vendin, ajo e Shkodres drejt shkrirjes

Published

on

By

“Ne kemi pasur dy sygjerime për Këshillin e Lartë Gjyqësor, që gjykata e Sarandës të mos shkrihet se ka numër më të madh cështjesh se ajo e Gjirokastrës, sygjeruam që dhe për shkak të llogjistikës, Gjykata e Krujës, për kompetencë të bashkohet me Tiranën sepse Kruja ka 17 km me Tiranën ndërsa me Durrësin ka mbi 40 km. (more…)

Continue Reading

Aktualitet

“Prioritet hetimi i zyrtarëve të nivelit të lartë”, Kraja: Duhet koordinim i të gjitha strukturave për të luftuar korrupsionin

Published

on

By

Kreu i Prokurorisë kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit u shpreh se korrupsioni dhe pastrimi i parave është një fenomen i pranishëm, ndërsa shtoi se duhet një punë e madhe dhe një koordinim i gjithanshëm për ta luftuar. (more…)

Continue Reading

Aktualitet

Rikthehen taksat për biznesin e vogël, zbulohet data

Published

on

By

Euronews ka zbuluar projektligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat, i cili vendos një mënyrë të re taksimi për individët, profesionet e lira dhe bizneset. (more…)

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!