Connect with us

Aktualitet

Ja emri dhe foto, kush është drejtori i ri në Policinë e Shkodrës

Published

on

Skënder Hita do te jete drejtor në policinë e Shkodrës në vend të Niko Brahimaj. Skender Hita më parë ka qenë nëndrejtor i policisë së Shkodres por edhe Tiranes

Policia e Shtetit ka bere te ditura zyrtarisht ndryshimet qe ka bere ne te gjithe nivelin drejtues në strukturat vendore të Policisë së Shtetit

Drejtori i Policisë së Shtetit ka vendosur të bëjë një ristrukturim të kupolës së bluve.

Konkretisht mësohet se Veliu ka firmosur ndryshime në nivel vendor e qendror, siç edhe u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pas ngjarjeve të bujshme që kanë tronditur vendin

Tani drejtimin e Shkodrës e ka marrë Skënder Hita. Pas largimit të Niko Brahimajt Hita që ishte zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër do të jetë në krye të Policisë së Shkodrës. Vetë Brahimaj është transferuar dhe emëruar Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore

Ndërsa drejtimin e Vlorës, një tjetër qark mjaft problematik kur bëhet fjalë për kronikën e zezë e ka marrë Bledar Çeliku. Më herët Çeliku ishte Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier

Në krye të Fierit është vendosur Ferdinant Mara, i cili ka qenë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Vendin e tij në Korçë e ka zënë Ardian Çipa, i cili deri tani ka qenë në Akademinë e Sigurisë

Gjovalin Loka, ish Drejtori i Departamentit për Sigurinë është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë. Vendin e tij në Durrës e ka zënë Oltion Bistri, i cili ka qenë shefi i Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë

Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. Vendin e tij e ka zënë Edmond Tarkaj, deri tani drejtor i Policisë Rrugore

Dhimitraq Ziu, deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë, transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore. Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë deri tani transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë

Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

PD gati për zgjedhjet lokale/ Ndahen drejtuesit politik, Berisha rikthen Jozefina Topallin

Published

on

By

Partia Demokratike ka ‘ndezur motorët’ për zgjedhjet e ardhme lokale që do të mbahen në vitin 2023.

Mes emrave surprizues është rikthimi i Jozefina Topallit si drejtuese politike e PD-së në qarkun e Lezhës, ndërsa kryeqyteti mësohet se ndahet në 5 zona elektorale. Gjithashtu bie në sy rikthimi i Xhelal Mziut i cili del në krah të Sali Berishës i cili së fundmi e ka shpërblyer me një post të rëndësishëm.

Continue Reading

Aktualitet

I mori jeten vëllait dhe kunatës, burg për Arsen Muskurtin. Avokati: Ar mën e ka me leje, u vetëdorëzua, nuk u arrestua

Published

on

By

Arsen Muskurti 38 vjeç është lënë në qeli nga Gjykata e Tiranës pasi akuzohet për eleminimin e vëllait dhe kunatës së tij, Alban dhe Nora Muskurti, përkatësisht 44 dhe 33 vjeç.

Avokati i të pandehurit tha për gazetarët se Arsen Muskurti nuk ka tentuar të largohet, por u vetëdorëzua në polici dhe nuk u arrestua nga policia sikurse u deklarua.

Arsen Muskurti është dorëzuar vetë konkretisht. Kam parë shumë trillime nga mediat që ka dashur të ikte në Dibër me bashkëshorten, por është dorëzuar vetë. Më ka kërkuar mua personalisht që ta dorëzoj Arsenin. Kemi shkuar në ambientet e policisë, kemi bërë të gjitha procedurat pasi kishte kryer krimin. Ndërsa sot deklaroi që duhet të mbrohet vetëm me avokat. Unë kërkova masë sigurie 30 ditë pasi gjendja mendore, psikologjike e tij është e jashtëzakonshme, merr mjekim. Ai ka kryer 7 kallëzime penale ndaj të ndjerit dhe të ndjerës. Kishte që nga 2018 që kishte probleme me vëllain, aty ka filluar edhe mjekimin. Nuk është arratisur, por ka dashur të dorëzohet. Arma është me leje”, u shpreh avokati mbrojtës i Arsen Muskurtit.

Continue Reading

Aktualitet

Berisha ka takuar dy ditë më parë Ilir Metën, çfarë pritet të ndodhë në shtatorin e “nxehtë”?

Published

on

By

Ish-kryeministri Sali Berisha dy ditë më parë ka takuar kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

Sipas burimeve të “BalkanWeb”, në takimin 90 minutësh mes Berishës dhe Metës është diskutuar për aksionin opozitar dhe akordimi i dy partive PD dhe PL.

Më herët dhe Berisha dhe Meta kanë paralajmëruar se aksioni opozitar në shtator do të jetë i pandalshëm. Kreu i Partisë së Lirisë gjithashtu është shprehur se nga shtatori do të ketë denoncime të reja, por nuk përjashtohen as protestat kombëtare deri tek ajo që është përkufizuar si “mosbindje civile”

Continue Reading

Facebook

PUBLICITET

AMA® CAFFÈ – KAFJA IME E DASHUR

LUFA PRINT

UJI SELITA

EETIMES LAJME

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!