Connect with us

Aktualitet

Velipoja e preferuar per turistet e huaj : Plazh shume i mire

Published

on

Velipoja përveç pushuesve nga Shqipëria është një prej plazheve më të preferuar për turistët e huaj.

Çdo ditë përgjatë gjithë plazhit turistët nga Kosova, Zvicra, Gjermania, Austria, Polonia, Çekia, Serbia, Italia, Mali i Zi e shumë vende të tjera shijojnë bregdetin e Velipojës ndërsa tregojnë se çfarë u pëlqen më shumë.

“Jam nga Belgjika dhe jetoj në Zvicër. Është hera e parë që vij këtu në Shqipëri. Këtu jam shumë e kënaqur sepse njerëzit janë shumë shumë të mirë dhe tepër mikëpritës. Ushqimi është fantastik por edhe plazhi gjithashtu po më pëlqen shumë dhe po kënaqemi. Edhe kështu këtu tek hoteli ku jemi janë tepër të mira dhe jam krejtësisht e kënaqur.

Gjithashtu edhe natyra më ka surprizuar këtu në Velipojë dhe po e shijojmë. Uji i detit dhe rëra janë të veçanta. E kam zgjedhur këtë plazh sepse burri im është nga Kosova dhe gjithashtu tradita shqiptare më pëlqen shumë. Të gjithëve kur të shkoj në Zvicër ose Belgjikë do ti them se sa vend i bukur është dhe se sa plazh i mirë”

“Jam nga Belgjika, jeton në Zvicër por babai im është nga Kosova. Hoteli është shumë i mirë por edhe pishina me lojëra që ka më ka pëlqyer dhe kam kaluar kohë edhe aty. Jam kënaqur edhe me ushqimet shqiptare sepse atje ku jemi na mungojnë.

Kam kaluar shpesh nga Shqipëria drejt Malit të Zi për të shkuar në Kosovë porn ë këtë plazh nuk kam qenë dhe është hera e parë. Është shumë bukur. Kur të shkoj në Zvicër do ftoj gjithë shokët që të vijnë këtu sepse besoj do kënaqen edhe ata”

“Unë jam nga Austria. Kam qenë edhe disa herë të tjera këtu. Sa herë që vij është gjithnjë e më mirë dhe po kënaqemi me të vërtetë. Deti është shumë i mirë, per ne që jemi në moshë rëra është shumë kurative. Vij me shumë qejf në këtë plazh dhe them se si nuk e kam ditur shumë më herët.

Kur të shkoj në Austri do tI tregoj miqve të mi fotot e bukura dhe ata do vijnë vetë pa iu thënë unë asgjë sepse natyra gjithashtu është mbreslënëse”

Shqiptarët e Kosovës zënë vendin e parë dhe janë ata që thuajse mbipopullojnë gjatë gjithë verës plazhin e Velipojës. Një prej tyre tregon se është viti i pestë që vjen në Velipojë. Edhe pse jeton në Austri dhe ka provuar shumë plazhe, Velipoja është plazhi i preferuar

Pas shqiptarëve të Kosovës në plazhin e Velipojës mendohet se vendin e parë e zënë turistët nga Zvicra dhe më pas vijnë shtetet e tjera si Serbia apo edhe Polonia e Çekia të cilët vijnë me agjenci turistike në mënyrë të organizuar. Hapja e kufijve ka bërë që këto ditë plazhi i Velipojë të jetë i mbushur me pushues vendas e turistë të huaj. /star plus /

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“O plehrë”, “ik, ik!”/ Përplasje të forta mes të rinjve dhe Lulzim Bashës, truprojat ‘fusin’ në lokal kreun e PD-së

Published

on

By

Takimi i Lulzim Bashës me disa gra demokrate është pritur me protesta nga një grup të rinjsh të FRPD-së. Ata i kanë bërë pritë Bashës përpara një lokali në zonën pranë RTSH-së.

Kryedemokrati ka arritur që të hyjë brenda në lokal, ku ka nisur takimi me rreth 30 minuta vonesë.

Të rinjtë e FRPD-së thanë se është e papranueshme mbushja e takimeve që nuk kanë asnjë lidhje me forumet e PD-së.

Basha u prit me thirrjet: Edi Basha, o plehrë , ik, ik, ik!

” Ai plehra është izoluar aty brenda! Ata të rinj që ka aty brenda nuk i kemi parë në FRPD, Basha pretendon se po bën takim me forumin rinor të PD, ja ku janë në të vërtetë të rinjtë e FRPD-së. Për atë plehrë kam humbur shkollën, kam bërë burg, kë godet ai demorkatët godet?

Unë humba shkollën për shkak se u procedova penalisht që ai të bëheshe kryeministër. Basha e ka zakon të fshihet pas truprojave të tij”, u shpreh i riu Arbër Kola.

Continue Reading

Aktualitet

“Ti duhet të jesh vetëm”/ Ndahen Donaldi dhe Beatrix?

Published

on

By

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj po kalojnë një periudhë të vështirë në çift.

Në një bisedë gjatë natës, aktori i tha Beatrix se është më mirë që ajo të jetë vetëm.

E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbarojë ky format”, i tha Donaldi.

Nuk jam unë as robot, as klloun ja ***** r***, kam dhe unë mendjen time”, vazhdoi Donaldi.

Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj tha më tej”, u përgjigj Beatrix.

Continue Reading

Aktualitet

Sherr i madh brenda burgut të Reçit, drejtori dhe shefi i policisë urdhëruan falsifikimin e raportit, 3 zyrtarë të pezulluar (EMRAT)

Published

on

By

Janë pezulluar nga detyra 3 zyrtarë të burgut të Reçit, në Shkodër. Personat e pezulluar janë drejtori i burgut të Shkodrës Maliq Meta, shefi i policisë Robert Bundo dhe nënkomisari Gëzim Qosku.

Dyshohet se 3 zyrtarët e pezulluar kanë falsifikuar raportet për një ngjarje brenda burgut.

Më konkretisht në datën 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në IEVP të dënuarit “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”.

Me urdhër të drejtorit dhe shefit të policisë, nënkomisari Qosku ka ndryshuar raportin për ngjarjen, duke falsifikuar firmat e dy punonjësve të policisë.

Nuk dihet nëse ky falsifikim është bërë përkundrejt një shpërblimi financiar.

Njoftimi:

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjevemë 12.1.2022, zbatoi urdhërin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ekzekutim  vendimi penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me nr.20 (40), datë 11.01.2022 për caktimin e masës së sigurimit ndaluese “Pezullim i ushtrimit të detyrës në IEVP Reç”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale për tre zyrtarë:

1-“M.M.”, Drejtori i IEVP-së Reç, Shkodër;

2-“R.B.”, Shefi i Policisë së IEVP-së Reç, Shkodër;

3-“G.Q.”, Nënkomisar Specialist Policie në IEVP-në Reç, Shkodër,

Urdhërin për ekzekutimin e vendimit e dha Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi hetimi vërtetoi se zyrtarët falsifikuan raportet për një ngjarje në IEVP-në Reç, Shkodër mes disa të dënuarve.

SHKBB ka marrë dijeni në rrugë operative se kishte dyshime se në IEVP-në e Reçit, Shkodër ishin administruar dokumenta të falsifikuar.

Në këto kushte, pasi u vunë përballë këtij fakti, u kryen veprime proceduriale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe duke qenë se provat ishin të mjaftueshme Gjykata mori vendimin e sipërcituar.

Qëllimi i zyrtarëve ishte që të krijonin kushte lehtësuese duke hartuar raporte të falsifikuar për të dënuarit autorë përkundër ndëshkimit sipas ligjit, me arsyetimin se kishte ndodhur një konflikt verbal.

Më 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në IEVP të dënuarit “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”.

Nënkomisar “G.Q.” përpiloi raport shërbimi të ngjarjes për autorët. Mandej, me urdhër të drejtorit dhe Shefit të Policisë, ai hartoi raport të dytë dhe kreu falsifikimin e firmave të efektivëve të policisë “G.Q.” dhe “E.Z.”.

Puna vazhdoi mbi raportet e falsifikuar në Komisionin Disiplinor, që kishte anëtar drejtorin Meta dhe shefin e policisë Bundo.

Më tej, hetimet vërtetuan falsifikimin e kryer në bashkëpunim, u morën deklarimet dhe u administrua i gjithë dokumentacioni i falsifikuar.

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!