Connect with us

Aktualitet

E kritikuan për heqjen e kryqit ne Shkoder nga videoklipi, Capital T ka një përgjigje për të gjithë

Published

on

Para 1 jave Capital T publikoi videoklipin e tij më të ri, Buzëqeshje. Por vetëm ditën e djeshme njerëzit vunë re se reperi kishte fshirë në klipin e tij kryqin në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, në të cilën është xhiruar ky projekt muzikor.

Në videoklip kryqi nuk shfaqet dhe disa nga fansat katolikë të Capital T nuk e pritën mirë këtë fakt. Madje pati kritika edhe nga fansat e tij të besimit myslimanë, të cilët shprehen se shqiptarët respektojnë çdo fe.

Se kuptoj se çfarë punë ju prish kryqi Shqipëria është kjo, fatmirësisht me kryqe e minare, ça të bëjmë ti fshijmë, komenton dikush në këngën e Capital T.

Ke bërë gabim ke fshirë kryqin që është te kisha. Nuk është diçka e mirë kjo. Çdo vend fetar duhet repsektuar.në myslimanët e kemi dhe në kuran që duhet të respektojmë çdo besim fetar, shkruan dikush tjetër në Youtube.

Pas gjithë kritikave që mori, Capital T u detyrua të jepte një sqarim. Ai shpjegon për gjithë fansat se në fakt nuk ka vendosur ai për ta hequr kryqin, por ka qenë një gabim i produksionit për të cilin ai nuk ka qenë në dijeni.

Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, sjam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë sjam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë, shkruan Capital T në sqarimin e tij.

Për ta vërtetuar që nuk ka qenë gabim i tij, reperi ka risjellë në kujtesë një postim të tij para publikimit të këngës, ku shihet edhe kryqi.

Si ka mundësi të më pengoj në klip, por jo në Instagramin tim personal?! Ku është logjika këtu? Futeni pak trurin në funksion, shkruan Capital T

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Banoret te alarmuar / Ja sa ishte termeti qe shkundi Lezhen

Published

on

By

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.

Mësohet se magnituda ka qenë 4.5 ballë i shkallës rihter, me epiqendër në Adriatik, ndërsa si pasojë e lëkundjeve të forta banorët kanë dalë jashtë banesave të alarmuar.

Raportohet po ashtu se lëkundjet e tokës janë ndier të forta edhe në Kurbin, ndërkohë që, momentalisht nuk raportohet për dëme materiale.

Continue Reading

Aktualitet

LAJM I FUNDIT / Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Published

on

By

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në një pjesë të vendit. (more…)

Continue Reading

Aktualitet

Rreziku nga zjarret / Bashkia Shkoder kerkon angazhimin e te gjitheve

Published

on

By

Gjatë kësaj jave sipas parashikimeve të IGJEUM, Shqipëria do të përballet me temperatura mjaft të larta mbi 41 °C . Së pari, u bëjmë thirrje gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër, të kujdesen për shendetin e tyre, të evitojnë daljet e panevojshme në orët pik, sidomos për të moshuarit. (more…)

Continue Reading

Facebook

PUBLICITET

AMA® CAFFÈ – KAFJA IME E DASHUR

LUFA PRINT

VEGLA PUNE – ALIBALI SHKODER

EETIMES LAJME

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!