Connect with us

Aktualitet

A do të shtrëngohen masat nëse konfirmohen rastet me variantin Delta, përgjigjet Tomini

Published

on

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini shprehet se nëse mbërritja e variantit Delta në vend konfirmohet, situata epidemiologjike e koronavirusit do të rivlerësohet.

Sipas Tominit, çdo element përkundrejt masave shtrënguese do të varet nga situata epidemiologjike, dhe nga ecuria e rasteve në vijim.

Konfirmimi i sinjaleve të dyshimeve përkundrejt të dhënave laboratorike, pas konfirmimit nga Berlini do të japë një qasje ndryshe, përkundrejt qarkullimit të Deltës.

Në kuptimin që do të përforcohen akoma më shumë masat e distancimit fizik, elementët e higjinës personale, vendosjes së maskës në ambjente të brendshme. Deri në këto momente Shqipëria ka përvijuar me masa të karakterit të moderuar, që nuk kanë qenë drastike.

Sigurisht, evidentimi i agresivitetit, i transmetueshmërisë, numrit të rasteve, të dhënave epidemiologjike, numrit të rasteve që do të hospitalizohen, pozitivitetit në 24 orë, do të rivlerësohen më pas me qarkullimin e variantit Delta. Ashtu sikundër ne vlerësuam variantin britanik, ku bëmë ato tranzitet ajrore me Britaninë e Madhe.

Çdo element përkundrejt masave shtrënguese varet nga situata epidemiologjike, ecuria e rasteve në vijim por dhe konfirmimit nga Berlini. u shpreh Tomini.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Banoret te alarmuar / Ja sa ishte termeti qe shkundi Lezhen

Published

on

By

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.

Mësohet se magnituda ka qenë 4.5 ballë i shkallës rihter, me epiqendër në Adriatik, ndërsa si pasojë e lëkundjeve të forta banorët kanë dalë jashtë banesave të alarmuar.

Raportohet po ashtu se lëkundjet e tokës janë ndier të forta edhe në Kurbin, ndërkohë që, momentalisht nuk raportohet për dëme materiale.

Continue Reading

Aktualitet

LAJM I FUNDIT / Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Published

on

By

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në një pjesë të vendit. (more…)

Continue Reading

Aktualitet

Rreziku nga zjarret / Bashkia Shkoder kerkon angazhimin e te gjitheve

Published

on

By

Gjatë kësaj jave sipas parashikimeve të IGJEUM, Shqipëria do të përballet me temperatura mjaft të larta mbi 41 °C . Së pari, u bëjmë thirrje gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër, të kujdesen për shendetin e tyre, të evitojnë daljet e panevojshme në orët pik, sidomos për të moshuarit. (more…)

Continue Reading

Facebook

PUBLICITET

AMA® CAFFÈ – KAFJA IME E DASHUR

LUFA PRINT

VEGLA PUNE – ALIBALI SHKODER

EETIMES LAJME

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!