Connect with us

Aktualitet

Efekti sezonal, Euro prek nivelin më të ulët që nga shkurti 2020

Published

on

Sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë, euro u këmbye me 12239 lekë. Ky nivel i kursit mes euros dhe lekut është më i ulëti i regjistruar që nga fundi i muajit shkurt të vitit të kaluar, para se Shqipëria të prekej nga efektet e pandemisë

Tashmë që sezoni veror po i afrohet pikut, leku po jep sinjale të mëtejshme mbiçmimi, një tendencë e zakonshme sezonale, e lidhur me rritjen e ofertës së valutës së huaj gjatë muajve të verës. Deri tani, Banka e Shqipërisë e vlerëson ecurinë e kursit të këmbimit në linjë me këto tendenca. Pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës, më datë 7 korrik, Guvernatori Gent Sejko e vlerësoi kursin e këmbimit si relativisht të qëndrueshëm, në pasqyrim të balancës së kërkesës dhe ofertës për valutë.

Këtë vit Shqipëria ka hequr të gjitha kufizimet për udhëtarët e huaj, me qëllim nxitjen e turizmit hyrës. Ky faktor mund të ketë filluar të japë një ndikim në flukset valutore hyrëse, që këtë vit duket se do të jetë më i fortë krahasuar me vitin e kaluar. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, euro këmbehej në nivelin e 123.7 lekëve, rreth 1 2 pikë më shumë krahasuar me këtë vit.

Vitin e kaluar, efekti i pandemisë dhe i kufizimeve në në lëvizjet e shtetasve ishte më i lartë, çka bëri që edhe ndikimi i sezonit veror në kursin e këmbimit të ishte disi më i kufizuar. Këtë vit, gjërat duket se po kthehen drejt normalitetit. Zakonisht, kulmi i mbiçmimit të lekut në sezonin veror ndodh në muajin gusht, ndaj sipas operatorëve të tregut është e pritshme që kjo tendencë të vazhdojë edhe gjatë javëve të ardhshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Banoret te alarmuar / Ja sa ishte termeti qe shkundi Lezhen

Published

on

By

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës.

Mësohet se magnituda ka qenë 4.5 ballë i shkallës rihter, me epiqendër në Adriatik, ndërsa si pasojë e lëkundjeve të forta banorët kanë dalë jashtë banesave të alarmuar.

Raportohet po ashtu se lëkundjet e tokës janë ndier të forta edhe në Kurbin, ndërkohë që, momentalisht nuk raportohet për dëme materiale.

Continue Reading

Aktualitet

LAJM I FUNDIT / Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Published

on

By

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në një pjesë të vendit. (more…)

Continue Reading

Aktualitet

Rreziku nga zjarret / Bashkia Shkoder kerkon angazhimin e te gjitheve

Published

on

By

Gjatë kësaj jave sipas parashikimeve të IGJEUM, Shqipëria do të përballet me temperatura mjaft të larta mbi 41 °C . Së pari, u bëjmë thirrje gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër, të kujdesen për shendetin e tyre, të evitojnë daljet e panevojshme në orët pik, sidomos për të moshuarit. (more…)

Continue Reading

Facebook

PUBLICITET

AMA® CAFFÈ – KAFJA IME E DASHUR

LUFA PRINT

VEGLA PUNE – ALIBALI SHKODER

EETIMES LAJME

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!