Connect with us

Aktualitet

IGJEUM parashikon zjarre / Prefektura e Shkodres kerkon angazhimin e te gjitha institucioneve

Published

on

Sipas informacioneve të marra nga IGJEUM, mbi kushtet e motit gjatë ditëve në vijim, pritet që temperaturat në vendin tonë të jenë relativisht të larta duke arritur deri në 41°C.

Nisur nga kjo, Prefektura #QarkuShkodër, ka kërkuar angazhim të shtuar të të gjitha strukturave vendore që të monitorojnë intensivisht territoret e tyre të përgjegjësisë në raste të rënies së zjarrit duke shfrytëzuar maksimalisht kapacitetet aktuale në nivel bashkie, agjensie dhe inspektoriati.

Ndërkohë, strukturat e mbrojtjes civile janë dhe do të vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në menaxhimin e situatave të mundshme që mund të shkaktohen nga zjarri, me qëllim parandalimin dhe normalizimin e tyre duke bashkëpunuar me kryetarët e Njësive Administrative për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të zjarrvënësve të qëllimshëm.

Ndërkaq, iu bëjmë thirrje qytetarëve QarkuShkodër të jenë të kujdesshëm në zonat me rrezikshmëri zjarri duke rritur vigjilencën në këto zona kryesisht përgjatë kësaj jave.

Prefektura e Qarkut Shkodër, në vazhdën e punës së saj koordinuese, do të vijojë bashkëveprimin me strukturat reaguese për menaxhimin e çdo situate emergjente të mundshme që mund të përballemi gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Po transportonin dru / Policia e Shkodres ndalon 5 mjete, procedohen shoferet

Published

on

By

Policia e Shkodres ka sekuestruar 5 mjete te cilet po transportonin lende drusore pa lejen e posacme. Ne njoftimin per shtyp te Policise se Shkodres behet me dije se jane proceduar 5 drejtuesit e mjeteve.

Bllokohen nga Policia, 5 automjete që transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Procedohen penalisht drejtuesit e mjeteve që po transportonin lëndën drusore.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet policore të DVP Shkodër kanë konstatuar dhe ndaluar 5 automjete që transportonin lëndë drusore, konkretisht 3 prej tyre janë konstatuar në fshatin Grabom, Njësia Administrative Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe, 1 automjet në vendin e quajtur “Ish-fermentimi i duhanit” lagjja Skënderbeg, Shkodër dhe 1 automjet tek vendi i quajtur “Ura Mesit” Njësia Administrative Postribë, Shkodër.

Continue Reading

Aktualitet

Gjiknuri sqaron ‘sherrin’ brenda strukturave të PS në Shkodër

Published

on

By

Mbledhja e sekretarit të përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, me strukturat e PS Shkodër mbrëmjen e kaluar u shoqërua me debate (more…)

Continue Reading

Aktualitet

Debatet në PS-në e Shkodrës për “aleatin” / PD : PPP-ja korruptive Rama-Doshi-Rakipi po ndan “plaçkën”

Published

on

By

Ndërkohë që socialistët në Shkodër janë të “përçarë” për punësimet në administrarë, Partia Demokratike nuk ka mbetur pa komentuar situatën në kampin kundërshtar (more…)

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!