Connect with us

Aktualitet

Rreziku nga zjarret / Bashkia Shkoder kerkon angazhimin e te gjitheve

Published

on

Gjatë kësaj jave sipas parashikimeve të IGJEUM, Shqipëria do të përballet me temperatura mjaft të larta mbi 41 °C . Së pari, u bëjmë thirrje gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër, të kujdesen për shendetin e tyre, të evitojnë daljet e panevojshme në orët pik, sidomos për të moshuarit.

Temperaturat e larta, sjellin gjithmonë rrezikun e zjarreve në territor. Reparti MZSH Shkodër, strukturat e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pyjeve, vrojtuesit dhe e gjithë administrata në të gjitha nivelet, jane të angazhuar maksimalisht në monitorimin e situatës. Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të shmangur zjarret, duke qenë fillimisht vetë të kujdesshëm por edhe duke përcjellë këtë kujdes tek të tjerët, duke nisur nga familja, lagja, fshati apo njësia administrative.

Administratorët e njësive administrative dhe të lagjeve të Bashkisë Shkodër, punonjësit e tyre por edhe çdo banor në territor, duhet të jetë i vemendshëm dhe për çdo eventualitet, të bëjë njoftimet e duhura pranë repartit MZSH Shkodër.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Po transportonin dru / Policia e Shkodres ndalon 5 mjete, procedohen shoferet

Published

on

By

Policia e Shkodres ka sekuestruar 5 mjete te cilet po transportonin lende drusore pa lejen e posacme. Ne njoftimin per shtyp te Policise se Shkodres behet me dije se jane proceduar 5 drejtuesit e mjeteve.

Bllokohen nga Policia, 5 automjete që transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Procedohen penalisht drejtuesit e mjeteve që po transportonin lëndën drusore.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet policore të DVP Shkodër kanë konstatuar dhe ndaluar 5 automjete që transportonin lëndë drusore, konkretisht 3 prej tyre janë konstatuar në fshatin Grabom, Njësia Administrative Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe, 1 automjet në vendin e quajtur “Ish-fermentimi i duhanit” lagjja Skënderbeg, Shkodër dhe 1 automjet tek vendi i quajtur “Ura Mesit” Njësia Administrative Postribë, Shkodër.

Continue Reading

Aktualitet

Gjiknuri sqaron ‘sherrin’ brenda strukturave të PS në Shkodër

Published

on

By

Mbledhja e sekretarit të përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, me strukturat e PS Shkodër mbrëmjen e kaluar u shoqërua me debate (more…)

Continue Reading

Aktualitet

Debatet në PS-në e Shkodrës për “aleatin” / PD : PPP-ja korruptive Rama-Doshi-Rakipi po ndan “plaçkën”

Published

on

By

Ndërkohë që socialistët në Shkodër janë të “përçarë” për punësimet në administrarë, Partia Demokratike nuk ka mbetur pa komentuar situatën në kampin kundërshtar (more…)

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!