Connect with us

Aktualitet

5 gjëra që mund të bëni brenda një fundjave në Shkodër

Published

on

Shkodra është qyteti më i madh i veriut të Shqipërisë dhe konsiderohet si “djepi i kulturës” pasi ka një histori të hershme 2500 vjeçare, gjatë së cilës kanë spikatur udhëheqës të shquar, dijetarë, shkrimtarë, poetë, muzikantë, apo dhe piktorë.

Qyteti ndodhet rreth 100 kilometra në veri të Tiranës – rreth dy orë rrugë me makinë, – dhe ofron shumë për t’u vizituar. Më poshtë Euronews Albania, nisur nga emisioni “Udhëtarët” sjell një listë me gjërat më interesante që mund të bëhen në një fundjavë në këtë qytet.

1. Kundroni shpendët dhe zonën e zambakëve të ujit në liqen

“Liqeni i Shkodrës” është më i madhi në rajon dhe një nga më të pasurit në aspektin e florës dhe faunës. Në liqen gjenden mbi 60 lloje peshqish, ku ndër më të njohurit janë krapi, ngjala, apo dhe qefulli

Shumëllojshmëria e peshqve dhe fakti se ky liqen ndodhet në një prej rrugëve të migrimit të shpendëve e bën atë të shumëllojshme edhe për këtë pjesë. Mbi 200 lloje shpendësh si pelikanë, çafka, karabullakë, pulëbardha, mund të kundrohen buzë liqenit apo dhe duke vozitur në të me barkë apo kajak

Pikërisht me vozitje mund të arrihet dhe një anë fantastike siç është zona e zambakëve të ujit. Gjethet dhe vetë lulet i japin zonës një pamje përrallore teksa atje mund të kundrohen edhe dallëndyshet e detit ballëbardhë, të cilat folezojnë aty

2. Vizitoni muzetë duke pedaluar rrugëve të qytetit

Shkodra njihet si qyteti i biçikletave. Dyrrotaku, përveçse popullor, me Shkodrën ka lidhje më shumë se njëqindvjeçare. Në fototekën “Marubi” një fotografi e vitit 1897 ka fiksuar një ndër momentet e para me biçikletë në Shqipëri. Në vitin 1920 në Shkodër u zhvillua gara e parë çiklistike në rajon e treta në Evropë pas atyre në Francë dhe Itali

Përdorimi i biçikletës u shtua vit pas viti dhe ditët e sotme shumica e qytetarëve e përdorin në përditshmëri. Për vizitorët, biçikleta mundëson lëvizje më të lehtë në pikat turistike, pedonalen dhe zonën e vjetër të qytetit.

Me biçikletë mund të qasen tre muze tejet të veçantë si “Muzeu historik Oso Kuka” “Fototeka Marubi” dhe “Vendi i dëshmisë dhe kujtesës”

Muzeu historik përmbledh në një shtëpi monumentale të shekullit XIX gjetje arkeologjike, aspektet etnografike dhe një galeri prej 100 pikturash ku dallon si kryevepër “Dy rrugët” e Kol Idromenos.

Fototeka sjell përmbledhjen e mjeshtërve të fotografisë Pietro Marubi, Mati dhe Kel Kodheli si dhe arkivës së mëvonshme, ndërsa “Vendi i dëshmisë” është i pari i ndërtuar në Shqipëri për të përkujtuar torturat e diktaturës komuniste.

3. Vizitoni lagjen më të vjetër të Shkodrës

Lagja “Gjuhadol” është ndër më të vjetrat e qytetit të Shkodrës. Ajo ka një arkitekturë tërheqëse për vizitorët pasi ndërtesat krah pedonales kanë arkitekturë kryesisht veneciane. Dikur në këtë lagje kishin rezidencën konsullatat e huaja që qëndronin në Shkodër, ndërsa vlen të thuhet se prej shekullit të XVIII atje ka qenë shtëpia e familjes Gurakuqi nga ku rrjedh patrioti i njohur Luigj Gurakuqi.

Vlen të thuhet se në këtë lagje, në Kishën e Gjuhadolit u formua dhe Kuvendi Françeskan ku ai që dalloi prej tyre ishte At Gjergj Fishta, i cili është rivarrosur atje në vitin 1996, rreth 30 vite pasi diktatura komuniste e pati zhvarrosur që aty

Për toponiminë “Gjuhadol” ka disa versione, një prej tyre thotë se nga kjo zonë “buroi gjuha shqipe” ndërkohë që versioni më i besueshëm është ai i shtresëzimit gjuhësor në mesjetë nga sllavishtja “Gluho dol” që do të thotë “përrua i shurdhët”

4. Përjetoni ndjesinë e ballove me maska duke vizituar punishten e maskave Veneciane

Maskat veneciane janë të njohur botërisht prej karnavaleve të Venecias, një traditë pothuajse mijëvjeçare në Itali, të cilat përdoren edhe në ballo të caktuara. Sidoqoftë prej rreth 30 vitesh këto maska lidhen edhe me Shkodrën.

Në Shkodër një punishte e jashtëzakonshme punon dhe eksporton për vendin fqinj me mijëra maska veneciane çdo vit. Një vizitë në këtë vend është për t’u mos humbur duke pasur parasysh se të gjitha maskat punohen me dorë me një mjeshtëri të lartë artistike dhe ka shumëllojshmëri modelesh dhe ngjyrash.

Maskat prodhohen me materiale të sigurta, kryesisht letër dhe pa kimikate, gjë që e bën edhe më lehtësuese vizitën në këtë vend.

5. Argëtohuni duke shijuar jetën e natës

Megjithëse vend historik, prej së cilës mund të jepet ideja se ky qytet është i mërzitshëm natën, për Shkodrën mund të thuhet me plot siguri se është e kundërta. Qyteti gjallërohet krejtësisht netëve, sidomos gjatë verës.

Baret dhe restorantet buzë pedonales kthehen në lokale ku ka pafund të rinj që shijojnë muzikë “Live” ndaj kjo anë e qytetit është tejet e rekomanduar për tu mos humbur.

“Udhëtarët” këshillojnë…

Për të qëndruar në Shkodër, emisioni “Udhëtarët” rekomandon të zgjidhni “Rozafa Hotel”

Ndërtuar në vitin 1971 në zemër të qytetit të Shkodrës, ky hotel ka vijuar ndër vite të jetë ndër më kryesorët për veriun e Shqipërisë pasi gjithmonë ka ofruar kushte moderne.

Me 77 dhoma në dispozicion, 3 salla konferencash, mundësi parkimi dhe një pamje fantastike të qytetit, “Rozafa Hotel” është ideal për vizitorët që kërkojnë të kenë sa më shumë lehtësira në itinerarin e udhëtimit të tyre.

Gjithashtu “Udhëtarët” këshillojnë që për të vizituar zonën e zambakëve të ujit në “Liqenin e Shkodrës” të mos nënvlerësohen aspektet e sigurisë me pajimet e duhura dhe të kihet kujdes duke mos ndotur, apo dëmtuar florën përreth.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

INSTAT: Shqipëria me përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë

Published

on

By

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2020 gati 32% e të punësuarve në vend ishin të vetëpunësuar.

Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vetëpunësimit në Europë dhe mëse dyfish në krahasim me mesataren e bashkimit Europian prej 13.3% në fund të 2020-s.

Në vend të dytë në Europë është Greqia, me 28.4% të totalit të punonjësve që janë të vetëpunësuar, e ndjekur nga Italia me 20.1% dhe Turqia me 19.3%.

Nga rajoni, përqindja më e lartë e vetëpunësimit është në Serbi, me 19.2% dhe më pas Mali i Zi me 17.2%. Më e ulëta është në Maqedoninë e beriut me 17.2% (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë).

Të vetëpunësuarit, më shumë me arsim 8/9 vjeçar

Pjesa më e madhe e të vetëpunësuarve në vend janë me arsim të ulët. Sipas INSTAT, gati 41% e të punëaurve më arsim 8/9 vjeçar e fitojnë jetesën përmes vetëpunësimit.

Edhe ata me arsim të mesëm tentojnë që të hapin bizneset e tyre, me vetëpunësimin që zë 34% të kësaj kategorie.

Ndryshe është për personat që kanë arsim të lartë, që duket se e kanë më të lehtë që të gjejnë një punë në biznese që nuk i kanë hapur vetë. Vetëm 12% e të punësuarve me arsim të lartë janë të vetëpunësuar.

Meshkujt janë më të prirur të hapin sipërmarrje, me 38% të tyre që janë të vetëpunësuar, kundrejt 25% të femrave.

Sipas grupmoshave, përqindja më e lartë e vetëpunësimit rezulton tek personat që janë mbi 65 vjeç (60%) dhe më e ulëta për të rinjtë deri në 24 vjeç (20%)

Bashkimi Europian

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, 13% e të punësuarve të moshës 20-64 vjeç në BE ishin të vetëpunësuar, sipas Eurostat. Të punësuarit e tjerë u klasifikuan kryesisht si të punësuar (86%) me një përqindje më të vogël (më pak se 1%) që punonin si punëtorë familjarë kontribues.

Në mesin e të vetëpunësuarve, meshkujt ishin më shumë se femrat (67% kundrejt 33%). Në të kundërt, kishte një ndarje mjaft të barabartë midis burrave dhe grave që kategorizoheshin si punonjës (52% kundrejt 48%).

Duke shqyrtuar të dhënat sipas grupmoshave, një përqindje më e madhe e personave të moshës 55-64 vjeç ishin të vetëpunësuar (17%) krahasuar me grupmoshat e tjera; 4% e moshave 15-24 ishin të vetëpunësuar dhe 13% e atyre 25-54 vjeç.

Veç kësaj, vetëpunësimi duket të jetë pak më i zakonshëm në mesin e njerëzve të punësuar që kanë nivel të ulët arsimor (16% e njerëzve me nivel të ulët arsimor ishin të vetëpunësuar krahasuar me 12% të njerëzve me nivel të mesëm arsimimi dhe 13% me nivel të lartë arsimor)./MONITOR

 

Continue Reading

Aktualitet

Masakra në Leçan, Ledioni dhe Genta ishin miq të ngushtë, shokët e tyre publikojnë pamje prekëse

Published

on

By

Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, 16 dhe 17 vjeç, janë dy nxënësit që humbën jetën në mënyrë tragjike në autobusin e sulmuar me kallashnikov të premten në mbrëmje në Kosovë.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë për një miqësi të mirë mes Ledionit dhe Gentianës. Të dy u përcollën për në banesën e fundit, me një ceremoni të përbashkët sot në varrezat e fshatit, ku morën pjesë qindra persona.

Dy të rinj plot energji, siç i përshkruajnë shokët e të afërmit, gjë që e reflektonin edhe në videot e postuara në TikTok. Miqtë e tyre të klasës kanë përmbledhur disa nga momentet e tyre më të bukura së bashku.

Ngjarja në fshatin Gllogjan të Deçanit tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë ndërsa autori vazhdon të mbetet në arrati. Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione për autorin e vrasjes së trefishtë.

Shoqja e klasës së Genta Mustafës, tha dje për T7 se kjo është fotografia të cilën Genta dhe Ledioni e kishin bërë pak para se të vriteshin.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

“Sot dridhet Tirana anembanë”, Meta poston videon e veçantë për 29 nëntorin: Po digjet e po bëhet shkrumb e hi

Published

on

By

Presidenti Ilir Meta ka postuar videon e veçantë në rrjetin e tij social ‘facebook’ ku ka uruar për festën e 29 nëntorit që shënon 77 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga forcat pushtuese gjatë luftës së dytë botërore.

Më herët Meta, ka qenë i pranishëm në homazhet e mbajtura në Varrezat e Dëshmorëve së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, por nuk është takuar në asnjë moment me kreun e mazhorancës.

Postimi i plotë nga presidenti, Ilir Meta:

GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!
Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, gjakut dhe sakrificave të bijve dhe bijave më patriotë për mbrojtjen e Lirisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë!

 

https://www.facebook.com/watch/?v=267428305355843&t=1

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!