Connect with us

Aktualitet

Profesori Arben Prendi : Vaksinimi me detyrim, i pa konsultuar me universitetet

Published

on

Regjistrimet në universitetin publik të Shkodrës kanë një tendencë ulje, ç’ka për anëtarin e senatit, profesor Arben Prendi, vihet re prej vitesh si pasojë e mungesë së investimeve.

“Mendoj se një nga shkaqet për rënien e interesit për regjistrimeve në universitetet publike problematikave të krijuara nga pandemia. Nuk kishte investime nga ana e qeverisë për mësimin online. Arsimi i lartë ka marrë goditje të rëndë edhe për këto regjistrime që janë ende në proces, ndaj u bëj thirrje maturantëve të vazhdojnë të regjistrohen”, tha Prendi, Anëtar i Senatit USH.

Por ndryshe nga fakulteti i shkencave shoqërore, në degën e Infermierisë janë plotësuar të gjitha kuotat duke ofruar një tjetër tablo.

Në këtë raundin u përmbush programi i infermierisë me 100 kuota, dhe studimi për mami u përmbush, ndërsa në fizioterapi kanë mbetur 4 kuota bosh. Por ama janë 250 studente që presim të regjistrohen në këtë degë”, tha Emiljano Pjetri – Departamenti i Infermierisë USH

Sa i takon vaksinimit me detyrim për studentët dhe pedagogët, Prendi, shprehet se është një vendim i qeverisë i pa konsultuar me universitetet.

“Kjo është pjesë e centralizimit, qeveria ka vendosur jo vetëm për vaksinën por për gjithçka. Universitetet janë vetëm pritës. E dyta është se vaksinimi ende nuk është rregulluar me ligj. Preken disa liri që po diskutohen sot në gjithë botën” u shpreh pedagogu Prendi.

Në universitetin “Luigj Gurakuqi” është përmbyllur faza e parë e regjistrimeve, ndërkohë që degët me numrin më të ulët të studentëve janë ato të mësuesisë të cilët nuk preferohen nga maturantët. Në lidhje me këtë proces, Rektorja e Shkodrës, Suzana Golemi hesht duke mos ndarë asnjë të dhënë me mediat

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tragjedia e Himarës, Anila Hoxha: Institucionet kanë përgjegjësi po aq sa polici që vrau të miturën

Published

on

By

Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar për rastin e vrasjes së vajzës 5-vjeçare në Himarë. Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha shkruan se përgjegjësi të njejtë me policin që vrau të voglën me skaf kanë edhe tre institucione të tjera. Sipas Hoxhës, Ministria e Mjedisit, Policia Kufitare dhe Bashkitë duhet të marrin ndëshkimin që meritojnë për ngjarjen e sotme. (more…)

Continue Reading

Aktualitet

Një jetë mund të ishte shpëtuar sot… Skafet s’duhet të afrohen 300 m nga bregu, VKM-ja u injorua

Published

on

By

Një fëmijë humbi jetën sot, pasi u masakrua nga një skaf, drejtuesi i të cilit nuk i zbatonte ligjet, edhe pse ishte efektiv i Policisë së Shtetit. Një vendim i qeverisë i miratuar në Mars 2019 ka primare ruajtjen e sigurisë në plazhe për pushuesit. (more…)

Continue Reading

Aktualitet

Ngjarja e Himares / Greta Bardeli Gjoni : E dhimbshme, kjo ngjarje eshte fytyra e vertete….e shtetit

Published

on

By

Ngjarja sotme ne Himare bashke me dhimbjen e thelle dhe tronditjen e gjithe familjeve shqiptare tregon fytyren e vertete (more…)

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!