Connect with us

Aktualitet

Superligës i mungon tempi / Cungu për polemikat e ‘VAR’ : Vendimet vonohen, loja ka humbur bukurinë

Published

on

Në javën e dytë të Superligës mbi të tjera dominoi fakti i luhatjes së rezultateve për ekipet që pretendojnë titullin

Sipas Armando Cungut, ish trajnerit të shumë skuadrave si Kukësi, Laçi apo Vllaznia që aktualisht drejton kombëtaren U19 ky fenomon ndodh për shkak se lojtarët ende nuk kanë ngrohur ‘motorët’

Armando Cungu : “Është një sitautë që ndodh çdo fillim kampionati. Ekipet kanë ulje-ngritje si në lojë ashtu edhe në rezultate. Kjo do të thotë se mungon akoma nervi apo impulse i duhur. Sipas meje nga java e 5 do fillojë të shfaqen vlerat reale të skuadrave”

Kukësi është skuadra e vetme me pikë të plota pas dy javësh kampionat pavarësisht se vjen nga një merkato vere ku ka ndryshuar pothuajse 100 % përbërje

Armando Cungu : “Është një Kukës ndryshe nga dy sezonet e fundit. Megjithatë është shumë herët për të folur edhe për faktin se Kukësi ka qenë i favorizuar nga kalendari në këto dy takime të para”

Java e fundit që u mbyll të dielën krijoi shumë polemika për shkak të sistemit ‘VAR’ që është edhe risia e këtij sezoni në Superligë.

Armando Cungu : “Në këto dy java të para ‘VAR’ ka dhënë ndihmën e vet dhe kjo nuk duhet mohuar, por ajo që vihet re janë vonesat e tepërta në vendimarrje. Kjo ndikon për keq në ritmin e lojës, te futbollistët, ndërsa edhe atmosfera zbehet në shkallët e stadiumit, te tifozët. Mjafton të pëmend ndeshjen e fundit të Vllaznisë kundër Teutës ku kishte 3 momente që ndërhyri VAR dhe minutazhi për të marrë një vendim ishte shumë i gjatë, gati 5 minuta për rast. Të ndalësh tre herë lojën nga 5 minuta kjo nuk ka nevojë për shumë koment”

Këtë mesjavë, konkretisht të mërkurën, do të luhen ndeshjet e para të Kukës së Shqipërisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

PD gati për zgjedhjet lokale/ Ndahen drejtuesit politik, Berisha rikthen Jozefina Topallin

Published

on

By

Partia Demokratike ka ‘ndezur motorët’ për zgjedhjet e ardhme lokale që do të mbahen në vitin 2023.

Mes emrave surprizues është rikthimi i Jozefina Topallit si drejtuese politike e PD-së në qarkun e Lezhës, ndërsa kryeqyteti mësohet se ndahet në 5 zona elektorale. Gjithashtu bie në sy rikthimi i Xhelal Mziut i cili del në krah të Sali Berishës i cili së fundmi e ka shpërblyer me një post të rëndësishëm.

Continue Reading

Aktualitet

I mori jeten vëllait dhe kunatës, burg për Arsen Muskurtin. Avokati: Ar mën e ka me leje, u vetëdorëzua, nuk u arrestua

Published

on

By

Arsen Muskurti 38 vjeç është lënë në qeli nga Gjykata e Tiranës pasi akuzohet për eleminimin e vëllait dhe kunatës së tij, Alban dhe Nora Muskurti, përkatësisht 44 dhe 33 vjeç.

Avokati i të pandehurit tha për gazetarët se Arsen Muskurti nuk ka tentuar të largohet, por u vetëdorëzua në polici dhe nuk u arrestua nga policia sikurse u deklarua.

Arsen Muskurti është dorëzuar vetë konkretisht. Kam parë shumë trillime nga mediat që ka dashur të ikte në Dibër me bashkëshorten, por është dorëzuar vetë. Më ka kërkuar mua personalisht që ta dorëzoj Arsenin. Kemi shkuar në ambientet e policisë, kemi bërë të gjitha procedurat pasi kishte kryer krimin. Ndërsa sot deklaroi që duhet të mbrohet vetëm me avokat. Unë kërkova masë sigurie 30 ditë pasi gjendja mendore, psikologjike e tij është e jashtëzakonshme, merr mjekim. Ai ka kryer 7 kallëzime penale ndaj të ndjerit dhe të ndjerës. Kishte që nga 2018 që kishte probleme me vëllain, aty ka filluar edhe mjekimin. Nuk është arratisur, por ka dashur të dorëzohet. Arma është me leje”, u shpreh avokati mbrojtës i Arsen Muskurtit.

Continue Reading

Aktualitet

Berisha ka takuar dy ditë më parë Ilir Metën, çfarë pritet të ndodhë në shtatorin e “nxehtë”?

Published

on

By

Ish-kryeministri Sali Berisha dy ditë më parë ka takuar kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

Sipas burimeve të “BalkanWeb”, në takimin 90 minutësh mes Berishës dhe Metës është diskutuar për aksionin opozitar dhe akordimi i dy partive PD dhe PL.

Më herët dhe Berisha dhe Meta kanë paralajmëruar se aksioni opozitar në shtator do të jetë i pandalshëm. Kreu i Partisë së Lirisë gjithashtu është shprehur se nga shtatori do të ketë denoncime të reja, por nuk përjashtohen as protestat kombëtare deri tek ajo që është përkufizuar si “mosbindje civile”

Continue Reading

Facebook

PUBLICITET

AMA® CAFFÈ – KAFJA IME E DASHUR

LUFA PRINT

UJI SELITA

EETIMES LAJME

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!