Connect with us

Aktualitet

Dita nderkombetare e Paqes / Myftiu i Shkodres jep mesazhin e rendesishem

Published

on

“Zoti im, prej Teje buron Paqja..!”

21 shtatori i çdo viti është përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si Dita botërore e Paqes!

Elhamdulilah, unë jam musliman dhe bota është më e sigurtë! Kjo është esenca dhe zanafilla! Këtu qëndron thelbi dhe rrënjët e çdo mirësie, me të cilën është begatuar njerëzimi, nga dita e parë e krijimit të njeriut e deri më sot! Kështu do të jetë deri në ditën e fundit, për të cilën, i Dërguari i mëshirës dhe paqes urdhëronte: “Nëse po bëhet kijameti dhe në dorën e ndonjërit prej jush ka një fidan, le ta mbjellë atë!”, duke na nxitur drejt shpresës, besimit e paqes, edhe në momentet më kritike për mbarë universin!

Pas çdo namazi, ne si muslimanë lexojmë dhikret e virdeve ditore që na i mësoi Resulullahu (paqja qoftë mbi të), ku fjalia e parë pasi i kërkojmë falje Zotit të gjithësisë, është: “Allahume Entes-Selamu ve minkes-Selam…”, që do të thotë: “Zoti im, Ti je burimi i Paqtimit, prej Teje buron Paqja…”!

Me pak fjalë, më e pakta, pesë herë në ditë, Islami na edukon e na frymëzon drejt paqtimit dhe rrugëve të tij, duke u lartësuar ditë pas dite drejt asaj që Krijuesi ynë kërkon prej nesh në këtë jetë: të jetuarit në paqe, të prodhuarit paqe, të përhapurit paqe me krejt krijesat e Tij, me natyrën, me gjithësinë!

Le të punojmë me sa të kemi mundësi për të jetuar në paqe dhe harmoni me njëri-tjetrin, duke ruajtur mbi të gjitha dinjitetin dhe krenarinë e besimit dhe të fesë, shenjtërinë e jetës dhe atë të njeriut-mëkëmbës i Zotit në tokë, dijes, arsimimit, zhvillimit të mendjes dhe furnizimit të saj sipas udhëzimit hyjnor!

Të përpiqemi për të punuar me pastërti e dinjitet, të angazhohemi për të ruajtur e mbrojtur Tokën, nënën tonë të përbashkët, nga zjarret dashakeqe, nga shkatërrimet egoiste, nga mbjellja e farës së ligësisë, etj., që shpien drejt konflikteve dhe të papriturave të padëshiruara, prishjes së rendit dhe lëkundjes së ekuilibrave të ekosistemit!

Të angazhohemi me të gjitha forcat për t’u ndarë nga politikat hipokrite e servile, që prishin rendin mbi tokë, edhe duke përdorur kartën e fesë nëpërmjet njerëzve pa integritet, për të përçarë njerëzit mbi baza fetare, si një përpjekje e devijuar drejt shpikjeve të reja për të cilat nuk kemi nevojë, e për të cilat feja na mëson të ruhemi e të distancohemi!

Të japë secili diçka nga vetja e tij për paqen me dinjitet, duke falur mirësi dhe dashuri, mirëkuptim dhe heshtje, sidomos në familje, me fëmijët, me të rinjtë dhe farefisin!

Nuk mund të prodhojmë paqe sociale, nëse nuk e kultivojmë dhe e jetojmë atë në familje fillimisht, pastaj në rrethin e ngushtë familjar, e më pas në shoqëri, me shumë kujdes e plot përkushtim!

Fjala e mirë është paqe! Buzëqeshja e sinqertë është paqe! Heshtja e urtë është paqe! Mësimi dhe edukimi i udhëzuar është paqe! Ndihma në rast nevoje është paqe! Luftimi i së keqes në jetë është paqe! Kundërshtimi i keqpërdorimit të besimit është paqe! Përballja me tërë fenomenet e prishjes dhe devijimit në jetë është paqe!

Paqe me Zotin! Paqe me robin! Paqe me vetveten e me realitetet e përditshme, që gjithësesi mbeten më të dobëta sesa mundësia për të ndryshuar kaderin!

Imam Muhamed Bardhyl Sytari
Myfti i Zonës Shkodër

Shkodër, më 21 shtator 2021

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Foltoreve’ po u vjen fundi ! A do ta mbledhë dot Berisha Kuvendin Kombëtar të PD

Published

on

By

Ndërsa foltoreve po u vjen fundi, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij pretendojnë se kanë mbledhur të paktën 60 për qind të firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar, kur mjaftojnë vetëm 25 për qind që të mblidhet automatikisht. Nisur nga numri i firmave, mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të PD-së dukej formalitet deri mbrëmë, kur mbështetësit e Bashës, deklaruan se nuk është aq e thjeshtë.

Ervin Salianji, në një sfidë përballë Çim Pekës në Syri.tv, deklaroi se nuk mjaftojnë firmat, por duhet edhe një objekt i njohur nga statuti që të mblidhet Kuvendi Kombëtar. Të njëjtën gjë kishte përmendur në një dalje për mediat edhe nënkryetari dhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj

Konfirmimi i qëndrimit nga Salianji, bëri që në studion e “Çim Peka Live” të ndërhynte me telefon ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i cili tha se ka 2 mënyra kur mblidhet Kuvendi; e para kur e thërret Kryetari dhe Këshilli Kombëtar dhe e dyta kur e thërret një e katërta e anëtarëve të Kuvendit. Në rastin e dytë, sipas Ristanit, mjafton që të mblidhen firmat. Askush nuk mund ta ndalojë, as Këshilli Kombëtar, siç pretendojnë mbështetësit e Bashës

Po çfarë thotë Statuti i PD-së për këtë? Neni 43 është i vetmi që përcakton se si mblidhet dhe çfarë vendimesh mund të marrë Kuvendi Kombëtar. Në pikën 2 thuhet: “Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë ¼ e anëtarëve të PDSH-së, ose ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar”

Nuk ka asnjë kushtëzim tjetër, për mbledhjen e Kuvendit. Mjaftojnë 25 për qind e anëtarëve që të quhet i mbledhur. Në Statut nuk thuhet megjithatë se kush e kontrollon procesin e mbledhjes së firmave, legjitimitetin e tyre. Nuk thuhet se kush e thërret pasi mblidhen firmat, nëse Kryetari i partisë, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar janë kundër

Arben Ristani tha se kur mblidhen firmat, janë organet administrative të PD-së që merren me procedurat, por kush i vë në lëvizje këto organe ?

Kjo është e pasqaruar në Statut.

Për më tepër që në vazhdim të nenit 2, thuhet: “data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit. Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë.” Kush e bën njoftimin? Si drejtohet Kuvendi nëse kryetari nuk merr pjesë ?

Edhe për këto nuk ka një përgjigje në statut, por as nga juristët e të dyja palëve. Megjithëse saktësia e firmave është lehtësisht e verifikueshme, sepse në pikën 1 të nenit 43 përcaktohet qartë se kush janë anëtarë të Kuvendit, megjithëse pretendimi për mbledhjen e 60 për qind të firmave nga Berisha nuk kundërshtohet nga zyrtarët e PD , mekanizmi i mbledhjes së Kuvendit duket se do të shkaktojë një debat tjetër, që mund të sjellë një përplasje juridike të madhe dhe mund të përfundojë në gjykatë

Continue Reading

Aktualitet

Gjiknuri mbledh krerët e degëve të PS : Jemi në fazë intensive ristrukturimi

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi dhe Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, zhvilluan gjatë ditës së sotme një mbledhje me kryetarët e partisë në të 61 bashkitë e vendit (more…)

Continue Reading

Aktualitet

DEBATET në mbledhjen e PD / Basha : Nuk kam thënë të mos jeni në takimet e Berishës

Published

on

By

Çështja “Berisha” nuk është shmangur dot as në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. (more…)

Continue Reading

Facebook

PUBLICITET

AMA® CAFFÈ – KAFJA IME E DASHUR

LUFA PRINT

VEGLA PUNE – ALIBALI SHKODER

EETIMES LAJME

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!