Connect with us

Aktualitet

Rastësi apo paralajmërim ? Sot dy vite më parë, në të njëjtën orë ra tërmeti që parapriu 26 nëntorin

Published

on

Tirana u lëkund pasdite nga një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter, që u ndje edhe në disa qytete të tjera.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale.

Por më shumë se magnituda, frikë te qytetarët ka shkaktuar rastësia, pasi si sot dy vite më parë në 21 shtator të vitit 2019 në orën 16:09 minuta u regjistrua një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter me epiqendër në detin Adriatik, që u pasua nga një tjetër disa minuta më pas me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter

2019 ishte një vit tragjik për Shqipëria pasi në 26 nëntor ndodhi tragjedia e madhe nga lëkundjet sizmike që mori 51 jetë dhe la qindra të plagosur përveç dëmeve materiale, për të cilat nuk ka ende një bilanc të plotë

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Foltoreve’ po u vjen fundi ! A do ta mbledhë dot Berisha Kuvendin Kombëtar të PD

Published

on

By

Ndërsa foltoreve po u vjen fundi, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij pretendojnë se kanë mbledhur të paktën 60 për qind të firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar, kur mjaftojnë vetëm 25 për qind që të mblidhet automatikisht. Nisur nga numri i firmave, mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të PD-së dukej formalitet deri mbrëmë, kur mbështetësit e Bashës, deklaruan se nuk është aq e thjeshtë.

Ervin Salianji, në një sfidë përballë Çim Pekës në Syri.tv, deklaroi se nuk mjaftojnë firmat, por duhet edhe një objekt i njohur nga statuti që të mblidhet Kuvendi Kombëtar. Të njëjtën gjë kishte përmendur në një dalje për mediat edhe nënkryetari dhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj

Konfirmimi i qëndrimit nga Salianji, bëri që në studion e “Çim Peka Live” të ndërhynte me telefon ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i cili tha se ka 2 mënyra kur mblidhet Kuvendi; e para kur e thërret Kryetari dhe Këshilli Kombëtar dhe e dyta kur e thërret një e katërta e anëtarëve të Kuvendit. Në rastin e dytë, sipas Ristanit, mjafton që të mblidhen firmat. Askush nuk mund ta ndalojë, as Këshilli Kombëtar, siç pretendojnë mbështetësit e Bashës

Po çfarë thotë Statuti i PD-së për këtë? Neni 43 është i vetmi që përcakton se si mblidhet dhe çfarë vendimesh mund të marrë Kuvendi Kombëtar. Në pikën 2 thuhet: “Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë ¼ e anëtarëve të PDSH-së, ose ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar”

Nuk ka asnjë kushtëzim tjetër, për mbledhjen e Kuvendit. Mjaftojnë 25 për qind e anëtarëve që të quhet i mbledhur. Në Statut nuk thuhet megjithatë se kush e kontrollon procesin e mbledhjes së firmave, legjitimitetin e tyre. Nuk thuhet se kush e thërret pasi mblidhen firmat, nëse Kryetari i partisë, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar janë kundër

Arben Ristani tha se kur mblidhen firmat, janë organet administrative të PD-së që merren me procedurat, por kush i vë në lëvizje këto organe ?

Kjo është e pasqaruar në Statut.

Për më tepër që në vazhdim të nenit 2, thuhet: “data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit. Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë.” Kush e bën njoftimin? Si drejtohet Kuvendi nëse kryetari nuk merr pjesë ?

Edhe për këto nuk ka një përgjigje në statut, por as nga juristët e të dyja palëve. Megjithëse saktësia e firmave është lehtësisht e verifikueshme, sepse në pikën 1 të nenit 43 përcaktohet qartë se kush janë anëtarë të Kuvendit, megjithëse pretendimi për mbledhjen e 60 për qind të firmave nga Berisha nuk kundërshtohet nga zyrtarët e PD , mekanizmi i mbledhjes së Kuvendit duket se do të shkaktojë një debat tjetër, që mund të sjellë një përplasje juridike të madhe dhe mund të përfundojë në gjykatë

Continue Reading

Aktualitet

Gjiknuri mbledh krerët e degëve të PS : Jemi në fazë intensive ristrukturimi

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi dhe Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, zhvilluan gjatë ditës së sotme një mbledhje me kryetarët e partisë në të 61 bashkitë e vendit (more…)

Continue Reading

Aktualitet

DEBATET në mbledhjen e PD / Basha : Nuk kam thënë të mos jeni në takimet e Berishës

Published

on

By

Çështja “Berisha” nuk është shmangur dot as në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. (more…)

Continue Reading

Facebook

PUBLICITET

AMA® CAFFÈ – KAFJA IME E DASHUR

LUFA PRINT

VEGLA PUNE – ALIBALI SHKODER

EETIMES LAJME

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!