Connect with us

Aktualitet

Ndryshimet kushtetuese dhe reforma territoriale, Gjiknuri i jep Bashës përgjigje nga Shkodra : Të gatshëm të dialogojmë!

Published

on

Sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri prezantoi në Shkodër drejtuesen politike të PS për këtë qark Edona Bilali në një mbledhje të zhvilluar me deputetët e PS, kryetarët e bashkive të PS dhe struktura të tjera të kësaj force politike në qarkun Shkodër.

Pas mbledhje Gjiknuri që shoëërohej edhe nga sekretari organizativ Blendi Klosi deklaroi se PS do vijë organizimin për zgjedhjet vendore dhe të përgjjthshme që tani në mënyrë që të vijojë të përçohet fryma e fitores.

Gjiknuri i pyetur nëse PS është e gatshme që ti ofrojë PD ndryshimet e reformës territoriale që kërkon Basha në këmbim të dakordësisë së PD per ndryshimet kushtetuese në organet e Vettingut, tha se PS siç ka deklaruar edhe kryeministri Rama është e gatshme që të dialogojë me PD por në institucione dhe jo jashtë tyre per reforma dhe çështje të ndryshme

Gjiknuri : Jemi në një proces jo vetëm prezantimi të drejtuesve të rinj por edhe një analize elektorale që do ti shërbejë PS. Jemi një parti që nuk do presim zgjedhjet për tu organizuar por gjatë gjithë kësaj kohe do të bëjmë organizimin e nevojshëm që të përballojmë edhe zgjedhjet vendore edhe ato të përgjithshme. Ky proces është i nevojshëm pavarësisht se mund të ketë mendime të ndryshme sa i përket organizimit, rëndësishme është që ne kemi frymë fituese dhe do vazhdojmë që ta përçojmë këtë frymë kudo

Në këmbim të dakordësise të PD per ndryshimet kushtetuese a është e gatshme PS që të pranojë kërkesën e PD për ndryshimet në reformën territoriale ?

Gjiknuri : PS dhe kryeministri Rama e ka thënë edhe në Kuvend që ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të dialogojmë me PD, dialogimi nuk bëhet me diplomacinë e megafonit as me deklarata për shtyp, dialogimi bëhet që të ulemi në tryezë siç kemi bërë reformën zgjedhore më parë, siç kemi bërë reforma të tjera

Kryeministri e tha që ne jemi të gatshëm pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që kemi qoftë për reformën në drejtësi, qoftë per reformën territoriale apo edhe për probleme të reformës zgjedhire nëse ata duan të adresojnë keto çështje e mira është edhe një dialog që zhvillohet në institucione. PD është në institucione dhe ne e mirëpresim në çdo kohë. Për përmbajtjen është shpejt të flasim sepse ai është produkt i tryezave të përbashkëta

Nëse do ketë pakt PS-PD për reforma apo çështje të ndryshme, e mishëron kjo atë që thotë Sali Berisha për një pazar Rama-Basha ?

Gjiknuri : Nuk dua të futem në akuzat që kanë ata me njëri-tjetrin. Ky është një problem i tyri i brendshëm. PS është e gatshme të dialogojë me PD-në zyrtare kushdo që merr përsipër të përfaqësojë dhe që do të shprehi interesat e demokrstëve për ata ndryshime që ata mendojne të nevojshme. Por negociatat dhe politikbërja zhvillohet në institucione dhe ne jemi të gatshëm të dialogojmë në çdo kohë me ta

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Foltoreve’ po u vjen fundi ! A do ta mbledhë dot Berisha Kuvendin Kombëtar të PD

Published

on

By

Ndërsa foltoreve po u vjen fundi, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij pretendojnë se kanë mbledhur të paktën 60 për qind të firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar, kur mjaftojnë vetëm 25 për qind që të mblidhet automatikisht. Nisur nga numri i firmave, mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të PD-së dukej formalitet deri mbrëmë, kur mbështetësit e Bashës, deklaruan se nuk është aq e thjeshtë.

Ervin Salianji, në një sfidë përballë Çim Pekës në Syri.tv, deklaroi se nuk mjaftojnë firmat, por duhet edhe një objekt i njohur nga statuti që të mblidhet Kuvendi Kombëtar. Të njëjtën gjë kishte përmendur në një dalje për mediat edhe nënkryetari dhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj

Konfirmimi i qëndrimit nga Salianji, bëri që në studion e “Çim Peka Live” të ndërhynte me telefon ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i cili tha se ka 2 mënyra kur mblidhet Kuvendi; e para kur e thërret Kryetari dhe Këshilli Kombëtar dhe e dyta kur e thërret një e katërta e anëtarëve të Kuvendit. Në rastin e dytë, sipas Ristanit, mjafton që të mblidhen firmat. Askush nuk mund ta ndalojë, as Këshilli Kombëtar, siç pretendojnë mbështetësit e Bashës

Po çfarë thotë Statuti i PD-së për këtë? Neni 43 është i vetmi që përcakton se si mblidhet dhe çfarë vendimesh mund të marrë Kuvendi Kombëtar. Në pikën 2 thuhet: “Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë ¼ e anëtarëve të PDSH-së, ose ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar”

Nuk ka asnjë kushtëzim tjetër, për mbledhjen e Kuvendit. Mjaftojnë 25 për qind e anëtarëve që të quhet i mbledhur. Në Statut nuk thuhet megjithatë se kush e kontrollon procesin e mbledhjes së firmave, legjitimitetin e tyre. Nuk thuhet se kush e thërret pasi mblidhen firmat, nëse Kryetari i partisë, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar janë kundër

Arben Ristani tha se kur mblidhen firmat, janë organet administrative të PD-së që merren me procedurat, por kush i vë në lëvizje këto organe ?

Kjo është e pasqaruar në Statut.

Për më tepër që në vazhdim të nenit 2, thuhet: “data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit. Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë.” Kush e bën njoftimin? Si drejtohet Kuvendi nëse kryetari nuk merr pjesë ?

Edhe për këto nuk ka një përgjigje në statut, por as nga juristët e të dyja palëve. Megjithëse saktësia e firmave është lehtësisht e verifikueshme, sepse në pikën 1 të nenit 43 përcaktohet qartë se kush janë anëtarë të Kuvendit, megjithëse pretendimi për mbledhjen e 60 për qind të firmave nga Berisha nuk kundërshtohet nga zyrtarët e PD , mekanizmi i mbledhjes së Kuvendit duket se do të shkaktojë një debat tjetër, që mund të sjellë një përplasje juridike të madhe dhe mund të përfundojë në gjykatë

Continue Reading

Aktualitet

Gjiknuri mbledh krerët e degëve të PS : Jemi në fazë intensive ristrukturimi

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi dhe Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, zhvilluan gjatë ditës së sotme një mbledhje me kryetarët e partisë në të 61 bashkitë e vendit (more…)

Continue Reading

Aktualitet

DEBATET në mbledhjen e PD / Basha : Nuk kam thënë të mos jeni në takimet e Berishës

Published

on

By

Çështja “Berisha” nuk është shmangur dot as në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. (more…)

Continue Reading

Facebook

PUBLICITET

AMA® CAFFÈ – KAFJA IME E DASHUR

LUFA PRINT

VEGLA PUNE – ALIBALI SHKODER

EETIMES LAJME

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!