Connect with us

Aktualitet

Velipoja “molla e sherrit” e debatit në PS / Si u tkurr kjo njesi ne zgjedhjet e 2021

Published

on

Debati i PS-se, ne sy te sekretarit të pergjithshëm dhe sekretarit organizativ, Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi, ka qene kryefjale e se enjtes në Shkodër, duke tejkaluar edhe debatin në seancën plenare në kuvendin e Shqipërisë

Përvec debateve për punësimet të cilat janë retorikë thuajse e cdo mbledhjeje në radhët e PS-se së Shkodrës, dhe diskutimet për aletatët, anëtarja e Asamblesë së PS-së, është ndaluar edhe tek shifrat duke iu referuar rezultateve të zgjedhjeve në njësinë Administrative të Velipojës ku PS ka dalë fituese në dy zgjedhjet e fundit parlamentare.
Megjithatë po të ndalemi tëk shifrat, në 2021, kjo njësi administrative ka pësuar një tkurrje të ndjeshme krahasimisht me 2017-ën.

Në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës kjo njësi administrative në Bashkinë e Shkodrës, do të numëronte 3497 votues, nga të cilat 1947 vota do të numëronte Partia Socialiste.

Ndërkohë në vitin 2021, në këtë njësi administrative kanë votuar 3121 zgjedhës, dhe nga këto zgjedhës 1157 votues kanë zgjedhur të votojnë siglën e PS në zgjedhjet e 25 Prillit.

Pothuaj 800 vota më pak se 4 vite më parë, cka tregojnë një tkurrje jo të vogël të socialistëve në një njësi e cila konsiderohet si bastion i së majtës, po cka edhe mund të kishte rezervuar për të majtën edhe deputetin e 4-të në listën e kandidatëve fitues për zgjedhjet e 25 Prillit.

Megjithatë ashtu sic u shpreh Gjiknuri, “mos u lodhni me shifrat, ato i ka Rama mbi tavolinë” por nganjëherë ato janë të vetmet fakte qe tregojnë rezultatet konkrete teë garave elektiorale

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Foltoreve’ po u vjen fundi ! A do ta mbledhë dot Berisha Kuvendin Kombëtar të PD

Published

on

By

Ndërsa foltoreve po u vjen fundi, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij pretendojnë se kanë mbledhur të paktën 60 për qind të firmave të delegatëve të Kuvendit Kombëtar, kur mjaftojnë vetëm 25 për qind që të mblidhet automatikisht. Nisur nga numri i firmave, mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të PD-së dukej formalitet deri mbrëmë, kur mbështetësit e Bashës, deklaruan se nuk është aq e thjeshtë.

Ervin Salianji, në një sfidë përballë Çim Pekës në Syri.tv, deklaroi se nuk mjaftojnë firmat, por duhet edhe një objekt i njohur nga statuti që të mblidhet Kuvendi Kombëtar. Të njëjtën gjë kishte përmendur në një dalje për mediat edhe nënkryetari dhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj

Konfirmimi i qëndrimit nga Salianji, bëri që në studion e “Çim Peka Live” të ndërhynte me telefon ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i cili tha se ka 2 mënyra kur mblidhet Kuvendi; e para kur e thërret Kryetari dhe Këshilli Kombëtar dhe e dyta kur e thërret një e katërta e anëtarëve të Kuvendit. Në rastin e dytë, sipas Ristanit, mjafton që të mblidhen firmat. Askush nuk mund ta ndalojë, as Këshilli Kombëtar, siç pretendojnë mbështetësit e Bashës

Po çfarë thotë Statuti i PD-së për këtë? Neni 43 është i vetmi që përcakton se si mblidhet dhe çfarë vendimesh mund të marrë Kuvendi Kombëtar. Në pikën 2 thuhet: “Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë ¼ e anëtarëve të PDSH-së, ose ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar”

Nuk ka asnjë kushtëzim tjetër, për mbledhjen e Kuvendit. Mjaftojnë 25 për qind e anëtarëve që të quhet i mbledhur. Në Statut nuk thuhet megjithatë se kush e kontrollon procesin e mbledhjes së firmave, legjitimitetin e tyre. Nuk thuhet se kush e thërret pasi mblidhen firmat, nëse Kryetari i partisë, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar janë kundër

Arben Ristani tha se kur mblidhen firmat, janë organet administrative të PD-së që merren me procedurat, por kush i vë në lëvizje këto organe ?

Kjo është e pasqaruar në Statut.

Për më tepër që në vazhdim të nenit 2, thuhet: “data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit. Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë.” Kush e bën njoftimin? Si drejtohet Kuvendi nëse kryetari nuk merr pjesë ?

Edhe për këto nuk ka një përgjigje në statut, por as nga juristët e të dyja palëve. Megjithëse saktësia e firmave është lehtësisht e verifikueshme, sepse në pikën 1 të nenit 43 përcaktohet qartë se kush janë anëtarë të Kuvendit, megjithëse pretendimi për mbledhjen e 60 për qind të firmave nga Berisha nuk kundërshtohet nga zyrtarët e PD , mekanizmi i mbledhjes së Kuvendit duket se do të shkaktojë një debat tjetër, që mund të sjellë një përplasje juridike të madhe dhe mund të përfundojë në gjykatë

Continue Reading

Aktualitet

Gjiknuri mbledh krerët e degëve të PS : Jemi në fazë intensive ristrukturimi

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga Sekretari Organizativ, Blendi Klosi dhe Sekretari për Digjitalizimin, Etjen Xhafaj, zhvilluan gjatë ditës së sotme një mbledhje me kryetarët e partisë në të 61 bashkitë e vendit (more…)

Continue Reading

Aktualitet

DEBATET në mbledhjen e PD / Basha : Nuk kam thënë të mos jeni në takimet e Berishës

Published

on

By

Çështja “Berisha” nuk është shmangur dot as në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. (more…)

Continue Reading

Facebook

PUBLICITET

AMA® CAFFÈ – KAFJA IME E DASHUR

LUFA PRINT

VEGLA PUNE – ALIBALI SHKODER

EETIMES LAJME

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!