Connect with us

Aktualitet

Miratohen 17 vendime nga KKT / Mes tyre dy vendime per Qarkun e Shkodres

Published

on

Leja e ndërtimit për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, ajo për centralin fotovoltaik të Qyrsaqit si apo Porti i Jahteve Marina Rodon janë disa lejet që Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në mbledhjen e tij të parë qysh nga nisja e punës së qeverisë së re.

Vendimet e KKT 21.10.2021

1. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i Linjës Hekurudhore Durrës – Tiranë dhe i linjës së re hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit”, me subjekt zhvillues “Hekurudha Shqiptare” sh.a.

2.Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në digën Qyrsaqit, HEC Vau i Dejës, qarku Shkodër”, me zhvillues Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) sh.a.

3. Leje Ndërtimi për objektin: “Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, Bashkia Dibër”,me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

4. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë e re 5 kate e Fakultetit të Shëndetit Publik, Vlorë”, me zhvillues Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

5. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i godinës së DRSHTRR Dibër”, Bashkia Dibër, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

6. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion për qendrat e kontrollit teknik Tirana 1 e Tirana 2”, Bashkia Tiranë, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

7. Leje Ndërtimi për objektin: “Zyrat modulare të Agjencive doganore”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Autoritetin Portual Durrës.

8. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i godinës ekzistuese të Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

9. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikonstruksioni i linjës ajrore 35 kv Korçë – Bilisht (me Izolacion 110kV) ” me vendndodhje në Bashkitë Korçë dhe Devoll, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.

10. Leje Ndërtimi për objektin: “Porti i jahteve “Marina Rodon” në Portin e Rodonit Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Praslin Investment” sh.p.k

11. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turizëm rural Lajthiza” Bashkia Fushë Arrëz, Qarku Shkodër” me zhvillues shoqërinë “Lajthiza Invest” sh.a.

12. Leje Ndërtimi për objektin: “Stacion i shitjes së karburanteve Bolv-Oil, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë” me zhvillues shoqërinë “Bolv-Oil” sh.a.

13. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial studentor dhe shërbime ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Bolv-Oil” sh.a.

14. Leje Zhvillimi për objektin: “Masterplan Hotel & Vileta Ish- Kampi i Pionereve Dajt” me vendodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvilllues shoqëria “Dajti Ekspres” Sh.a.

15. Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Godina e re e Mjekësisë së Përgjithshme 6 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë” brenda Korpusit të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT) me zhvillues Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT)

16. Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Terminali lindor i autobusëve Tiranë” me vendndodhje në Bashkinë Tiranë” me zhvillues shoqërinë “Praslin Investment” sh.p.k.

17. Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Qendër grumbullimi për ruajtjen, distribuimin dhe eksportin e frutave, perimeve dhe agrumeve” me vendndodhje në Bashkinë Lushnjë, me subjekt zhvillues shoqëria “Doni Fruits” sh.p.k.

18. Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 13.07.2021 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore” i ndryshuar.

Marrë nga Monitor

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

INSTAT: Shqipëria me përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë

Published

on

By

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2020 gati 32% e të punësuarve në vend ishin të vetëpunësuar.

Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vetëpunësimit në Europë dhe mëse dyfish në krahasim me mesataren e bashkimit Europian prej 13.3% në fund të 2020-s.

Në vend të dytë në Europë është Greqia, me 28.4% të totalit të punonjësve që janë të vetëpunësuar, e ndjekur nga Italia me 20.1% dhe Turqia me 19.3%.

Nga rajoni, përqindja më e lartë e vetëpunësimit është në Serbi, me 19.2% dhe më pas Mali i Zi me 17.2%. Më e ulëta është në Maqedoninë e beriut me 17.2% (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë).

Të vetëpunësuarit, më shumë me arsim 8/9 vjeçar

Pjesa më e madhe e të vetëpunësuarve në vend janë me arsim të ulët. Sipas INSTAT, gati 41% e të punëaurve më arsim 8/9 vjeçar e fitojnë jetesën përmes vetëpunësimit.

Edhe ata me arsim të mesëm tentojnë që të hapin bizneset e tyre, me vetëpunësimin që zë 34% të kësaj kategorie.

Ndryshe është për personat që kanë arsim të lartë, që duket se e kanë më të lehtë që të gjejnë një punë në biznese që nuk i kanë hapur vetë. Vetëm 12% e të punësuarve me arsim të lartë janë të vetëpunësuar.

Meshkujt janë më të prirur të hapin sipërmarrje, me 38% të tyre që janë të vetëpunësuar, kundrejt 25% të femrave.

Sipas grupmoshave, përqindja më e lartë e vetëpunësimit rezulton tek personat që janë mbi 65 vjeç (60%) dhe më e ulëta për të rinjtë deri në 24 vjeç (20%)

Bashkimi Europian

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, 13% e të punësuarve të moshës 20-64 vjeç në BE ishin të vetëpunësuar, sipas Eurostat. Të punësuarit e tjerë u klasifikuan kryesisht si të punësuar (86%) me një përqindje më të vogël (më pak se 1%) që punonin si punëtorë familjarë kontribues.

Në mesin e të vetëpunësuarve, meshkujt ishin më shumë se femrat (67% kundrejt 33%). Në të kundërt, kishte një ndarje mjaft të barabartë midis burrave dhe grave që kategorizoheshin si punonjës (52% kundrejt 48%).

Duke shqyrtuar të dhënat sipas grupmoshave, një përqindje më e madhe e personave të moshës 55-64 vjeç ishin të vetëpunësuar (17%) krahasuar me grupmoshat e tjera; 4% e moshave 15-24 ishin të vetëpunësuar dhe 13% e atyre 25-54 vjeç.

Veç kësaj, vetëpunësimi duket të jetë pak më i zakonshëm në mesin e njerëzve të punësuar që kanë nivel të ulët arsimor (16% e njerëzve me nivel të ulët arsimor ishin të vetëpunësuar krahasuar me 12% të njerëzve me nivel të mesëm arsimimi dhe 13% me nivel të lartë arsimor)./MONITOR

 

Continue Reading

Aktualitet

Masakra në Leçan, Ledioni dhe Genta ishin miq të ngushtë, shokët e tyre publikojnë pamje prekëse

Published

on

By

Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, 16 dhe 17 vjeç, janë dy nxënësit që humbën jetën në mënyrë tragjike në autobusin e sulmuar me kallashnikov të premten në mbrëmje në Kosovë.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë për një miqësi të mirë mes Ledionit dhe Gentianës. Të dy u përcollën për në banesën e fundit, me një ceremoni të përbashkët sot në varrezat e fshatit, ku morën pjesë qindra persona.

Dy të rinj plot energji, siç i përshkruajnë shokët e të afërmit, gjë që e reflektonin edhe në videot e postuara në TikTok. Miqtë e tyre të klasës kanë përmbledhur disa nga momentet e tyre më të bukura së bashku.

Ngjarja në fshatin Gllogjan të Deçanit tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë ndërsa autori vazhdon të mbetet në arrati. Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione për autorin e vrasjes së trefishtë.

Shoqja e klasës së Genta Mustafës, tha dje për T7 se kjo është fotografia të cilën Genta dhe Ledioni e kishin bërë pak para se të vriteshin.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

“Sot dridhet Tirana anembanë”, Meta poston videon e veçantë për 29 nëntorin: Po digjet e po bëhet shkrumb e hi

Published

on

By

Presidenti Ilir Meta ka postuar videon e veçantë në rrjetin e tij social ‘facebook’ ku ka uruar për festën e 29 nëntorit që shënon 77 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga forcat pushtuese gjatë luftës së dytë botërore.

Më herët Meta, ka qenë i pranishëm në homazhet e mbajtura në Varrezat e Dëshmorëve së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, por nuk është takuar në asnjë moment me kreun e mazhorancës.

Postimi i plotë nga presidenti, Ilir Meta:

GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!
Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, gjakut dhe sakrificave të bijve dhe bijave më patriotë për mbrojtjen e Lirisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë!

 

https://www.facebook.com/watch/?v=267428305355843&t=1

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!