Connect with us

Aktualitet

Ardian Çela: Deri më datë 1 Janar tarifa e energjisë nuk do të preket

Published

on

Administratori i OSHEE, Ardian Çela ka deklaruar se deri në datën 1 janar nuk do të ketë rritje të tarifës. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme, Çela sqaroi se në këtë datë do të paraqitet një propozim nga enti rregullator

Deri më datë 1 janar tarifa nuk do të preket. Më pas më datë 1 janar enti rregullator do të paraqesë propozimin. Aktualisht nuk është aplikuar për asnjë rritje tarife. Tregu i liberalizuar ka filluar më shumë se vite përpara. Më 1 janar pjesa tjetër që janë të lidhur me tension të mesëm do dalin në treg të lirë

Theksoj se ka përfunduar platforma mes OST dhe OSHEE. Shtoj edhe njëherë se rritje tarifash për 1 milion abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do ketë. Ne krahasimet i kemi bërë me veten. Shqiptarët e kanë harruar atë periudhë kur iknin dritat. Ka ende për t’u bërë por përmirësimet janë të dukshme deklaroi Çela. Administratori i OSHEE-së shtoi se ka ende shumë punë për të bërë në përmirësimin e rrjetit energjetik

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

INSTAT: Shqipëria me përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë

Published

on

By

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2020 gati 32% e të punësuarve në vend ishin të vetëpunësuar.

Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vetëpunësimit në Europë dhe mëse dyfish në krahasim me mesataren e bashkimit Europian prej 13.3% në fund të 2020-s.

Në vend të dytë në Europë është Greqia, me 28.4% të totalit të punonjësve që janë të vetëpunësuar, e ndjekur nga Italia me 20.1% dhe Turqia me 19.3%.

Nga rajoni, përqindja më e lartë e vetëpunësimit është në Serbi, me 19.2% dhe më pas Mali i Zi me 17.2%. Më e ulëta është në Maqedoninë e beriut me 17.2% (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë).

Të vetëpunësuarit, më shumë me arsim 8/9 vjeçar

Pjesa më e madhe e të vetëpunësuarve në vend janë me arsim të ulët. Sipas INSTAT, gati 41% e të punëaurve më arsim 8/9 vjeçar e fitojnë jetesën përmes vetëpunësimit.

Edhe ata me arsim të mesëm tentojnë që të hapin bizneset e tyre, me vetëpunësimin që zë 34% të kësaj kategorie.

Ndryshe është për personat që kanë arsim të lartë, që duket se e kanë më të lehtë që të gjejnë një punë në biznese që nuk i kanë hapur vetë. Vetëm 12% e të punësuarve me arsim të lartë janë të vetëpunësuar.

Meshkujt janë më të prirur të hapin sipërmarrje, me 38% të tyre që janë të vetëpunësuar, kundrejt 25% të femrave.

Sipas grupmoshave, përqindja më e lartë e vetëpunësimit rezulton tek personat që janë mbi 65 vjeç (60%) dhe më e ulëta për të rinjtë deri në 24 vjeç (20%)

Bashkimi Europian

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, 13% e të punësuarve të moshës 20-64 vjeç në BE ishin të vetëpunësuar, sipas Eurostat. Të punësuarit e tjerë u klasifikuan kryesisht si të punësuar (86%) me një përqindje më të vogël (më pak se 1%) që punonin si punëtorë familjarë kontribues.

Në mesin e të vetëpunësuarve, meshkujt ishin më shumë se femrat (67% kundrejt 33%). Në të kundërt, kishte një ndarje mjaft të barabartë midis burrave dhe grave që kategorizoheshin si punonjës (52% kundrejt 48%).

Duke shqyrtuar të dhënat sipas grupmoshave, një përqindje më e madhe e personave të moshës 55-64 vjeç ishin të vetëpunësuar (17%) krahasuar me grupmoshat e tjera; 4% e moshave 15-24 ishin të vetëpunësuar dhe 13% e atyre 25-54 vjeç.

Veç kësaj, vetëpunësimi duket të jetë pak më i zakonshëm në mesin e njerëzve të punësuar që kanë nivel të ulët arsimor (16% e njerëzve me nivel të ulët arsimor ishin të vetëpunësuar krahasuar me 12% të njerëzve me nivel të mesëm arsimimi dhe 13% me nivel të lartë arsimor)./MONITOR

 

Continue Reading

Aktualitet

Masakra në Leçan, Ledioni dhe Genta ishin miq të ngushtë, shokët e tyre publikojnë pamje prekëse

Published

on

By

Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, 16 dhe 17 vjeç, janë dy nxënësit që humbën jetën në mënyrë tragjike në autobusin e sulmuar me kallashnikov të premten në mbrëmje në Kosovë.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë për një miqësi të mirë mes Ledionit dhe Gentianës. Të dy u përcollën për në banesën e fundit, me një ceremoni të përbashkët sot në varrezat e fshatit, ku morën pjesë qindra persona.

Dy të rinj plot energji, siç i përshkruajnë shokët e të afërmit, gjë që e reflektonin edhe në videot e postuara në TikTok. Miqtë e tyre të klasës kanë përmbledhur disa nga momentet e tyre më të bukura së bashku.

Ngjarja në fshatin Gllogjan të Deçanit tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë ndërsa autori vazhdon të mbetet në arrati. Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione për autorin e vrasjes së trefishtë.

Shoqja e klasës së Genta Mustafës, tha dje për T7 se kjo është fotografia të cilën Genta dhe Ledioni e kishin bërë pak para se të vriteshin.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

“Sot dridhet Tirana anembanë”, Meta poston videon e veçantë për 29 nëntorin: Po digjet e po bëhet shkrumb e hi

Published

on

By

Presidenti Ilir Meta ka postuar videon e veçantë në rrjetin e tij social ‘facebook’ ku ka uruar për festën e 29 nëntorit që shënon 77 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga forcat pushtuese gjatë luftës së dytë botërore.

Më herët Meta, ka qenë i pranishëm në homazhet e mbajtura në Varrezat e Dëshmorëve së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, por nuk është takuar në asnjë moment me kreun e mazhorancës.

Postimi i plotë nga presidenti, Ilir Meta:

GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!
Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, gjakut dhe sakrificave të bijve dhe bijave më patriotë për mbrojtjen e Lirisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë!

 

https://www.facebook.com/watch/?v=267428305355843&t=1

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!