Connect with us

Aktualitet

Kapelja me flokë dhe djersë, gjurma e vetme që mund të zbulojë grabitësit e Çangut

Published

on

Një kapele është gjëja e vetme që autorët kanë lënë në shtëpinë e biznesmenit Nazmi Çangu të cilin e gra.bitën

Mësohet se në kapele janë gjetur material flokësh dhe djersë, gjurmë AND që mund të ndihmojë në identifikimin e tyre

Sot janë shoqëruar mbi 30 persona për tu pyetur, kryesisht kontigjent kr.im.in.al të zonës së Krujës. Vetë Çangu tregoi se nga zëri dhe dialekti, grabitësit e maskuar si policë ishin nga Malësia e Krujës

Biznesmeni është dërguar sërish në spital pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Papritur ra në tokë”, zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Pashko Ujkës, ja fjalët e para që rrëfeu në polici

Published

on

By

Është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së Pashko Ujkës që u vra mbrëmjen e sotme me armë pranë banesës së tij.

Mësohet se bashkëshortja e Ujkës ka deklaruar para bluve se nuk ka kuptuar asgjë dhe se nuk ka dëgjuar zhurmë, por thjesht bashkëshorti i saj ka rënë në tokë papritur.

“Nuk kam parë asgjë dhe as nuk kam dëgjuar krisma. Kam parë Pashkon që është shtrirë në tokë. Nuk kemi asnjë konflikt apo përplasje”, ka thënë bashkëshortja e Ujkës në dëshminë paraprake para hetuesve në lidhje me atentatin ndaj të shoqit.

Nga informacionet deri më tani, mësohet se policia po heton në dy pista. Pista e parë është ajo që lidhet me punën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës ndërsa pista e dytë e hetimit ka të bëjë me disa borxhe që ai ka akumuluar ndër vite.

Ndaj 64-vjeçarit është bërë disa herë atentat, madje ka rënë pre e dhunës nga persona të tjerë. Në një rast mësohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të banesës së tij.

Continue Reading

Aktualitet

INSTAT: Shqipëria me përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë

Published

on

By

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2020 gati 32% e të punësuarve në vend ishin të vetëpunësuar.

Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vetëpunësimit në Europë dhe mëse dyfish në krahasim me mesataren e bashkimit Europian prej 13.3% në fund të 2020-s.

Në vend të dytë në Europë është Greqia, me 28.4% të totalit të punonjësve që janë të vetëpunësuar, e ndjekur nga Italia me 20.1% dhe Turqia me 19.3%.

Nga rajoni, përqindja më e lartë e vetëpunësimit është në Serbi, me 19.2% dhe më pas Mali i Zi me 17.2%. Më e ulëta është në Maqedoninë e beriut me 17.2% (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë).

Të vetëpunësuarit, më shumë me arsim 8/9 vjeçar

Pjesa më e madhe e të vetëpunësuarve në vend janë me arsim të ulët. Sipas INSTAT, gati 41% e të punëaurve më arsim 8/9 vjeçar e fitojnë jetesën përmes vetëpunësimit.

Edhe ata me arsim të mesëm tentojnë që të hapin bizneset e tyre, me vetëpunësimin që zë 34% të kësaj kategorie.

Ndryshe është për personat që kanë arsim të lartë, që duket se e kanë më të lehtë që të gjejnë një punë në biznese që nuk i kanë hapur vetë. Vetëm 12% e të punësuarve me arsim të lartë janë të vetëpunësuar.

Meshkujt janë më të prirur të hapin sipërmarrje, me 38% të tyre që janë të vetëpunësuar, kundrejt 25% të femrave.

Sipas grupmoshave, përqindja më e lartë e vetëpunësimit rezulton tek personat që janë mbi 65 vjeç (60%) dhe më e ulëta për të rinjtë deri në 24 vjeç (20%)

Bashkimi Europian

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, 13% e të punësuarve të moshës 20-64 vjeç në BE ishin të vetëpunësuar, sipas Eurostat. Të punësuarit e tjerë u klasifikuan kryesisht si të punësuar (86%) me një përqindje më të vogël (më pak se 1%) që punonin si punëtorë familjarë kontribues.

Në mesin e të vetëpunësuarve, meshkujt ishin më shumë se femrat (67% kundrejt 33%). Në të kundërt, kishte një ndarje mjaft të barabartë midis burrave dhe grave që kategorizoheshin si punonjës (52% kundrejt 48%).

Duke shqyrtuar të dhënat sipas grupmoshave, një përqindje më e madhe e personave të moshës 55-64 vjeç ishin të vetëpunësuar (17%) krahasuar me grupmoshat e tjera; 4% e moshave 15-24 ishin të vetëpunësuar dhe 13% e atyre 25-54 vjeç.

Veç kësaj, vetëpunësimi duket të jetë pak më i zakonshëm në mesin e njerëzve të punësuar që kanë nivel të ulët arsimor (16% e njerëzve me nivel të ulët arsimor ishin të vetëpunësuar krahasuar me 12% të njerëzve me nivel të mesëm arsimimi dhe 13% me nivel të lartë arsimor)./MONITOR

 

Continue Reading

Aktualitet

Masakra në Leçan, Ledioni dhe Genta ishin miq të ngushtë, shokët e tyre publikojnë pamje prekëse

Published

on

By

Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, 16 dhe 17 vjeç, janë dy nxënësit që humbën jetën në mënyrë tragjike në autobusin e sulmuar me kallashnikov të premten në mbrëmje në Kosovë.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë për një miqësi të mirë mes Ledionit dhe Gentianës. Të dy u përcollën për në banesën e fundit, me një ceremoni të përbashkët sot në varrezat e fshatit, ku morën pjesë qindra persona.

Dy të rinj plot energji, siç i përshkruajnë shokët e të afërmit, gjë që e reflektonin edhe në videot e postuara në TikTok. Miqtë e tyre të klasës kanë përmbledhur disa nga momentet e tyre më të bukura së bashku.

Ngjarja në fshatin Gllogjan të Deçanit tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë ndërsa autori vazhdon të mbetet në arrati. Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione për autorin e vrasjes së trefishtë.

Shoqja e klasës së Genta Mustafës, tha dje për T7 se kjo është fotografia të cilën Genta dhe Ledioni e kishin bërë pak para se të vriteshin.

 

 

 

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!