Connect with us

Aktualitet

Vaksinimi / Shqipëria dhe Bosnja të fundit në rajon, Kosova del e para

Published

on

Ndonëse Shqipëria ishte ndër të parat në rajon, pas Serbisë, që filloi vaksinimin masiv të popullatës, vendi ka mbetur pas dhe tashmë renditet ndër shtetet më të pavaksinuara në Europë (përjashtuar shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik), së bashku me Bosnjë-Hercegovinën

Sipas të dhënave të Worldindata, të përditësuara deri në datën 21 tetor, vetëm 34% e popullsisë e ka marrë të paktën një dozë (30% i ka marrë të dyja dozat) shumë më e ulët se mesatarja europiane prej 58% (54% të dyja dozat)

Më keq se Shqipëria është vetëm Bosnja me 23% të popullsisë që ka marrë të paktën një dozë (16% të dyja dozat)

Kosova, që ishte e fundit që nisi procesin e vaksinimit në rajon, arriti brenda një kohe të shkurtër të vaksinojë 47% të të popullsisë (38% me të dyja dozat). Ditët e fundit Kosova, e cila mori ndërkohë dhe disa masa kufizuese, nuk ka raportuar humbje jete nga Covid19

Edhe Maqedonia e Veriut, që e nisi procesin e vaksinimit përpara Shqipërisë, i ka dhënë të paktën një dozë 38% të popullsisë (37 % të dyja)

Serbia, që në pjesën e parë të vitit ishte ndër shtetet e Europës që po i jepnin më shumë doza popullsisë ka mbetur pas, me vetëm 44% të popullsisë.

Shteti më i vaksinuar në Europë është Portugalia (88 % ) i ndjekur nga Malta (83 % ) Spanja (81 % ) Italia (77%).

“The Guardian” raportonte se fundmi se shkalla më e lartë e vaksinimit po përkthehet në nivele më të ulëta të infeksionit Covid dhe vdekjeve në Europën Perëndimore sesa në pjesë të Europës Qendrore dhe Lindore, tregojnë të dhënat e fundit – përveçse në Mbretërinë e Bashkuar ku numri i rasteve po rritet.

Shifrat nga “Our Ëorld In Data” tregojnë një lidhje të qartë midis përqindjes së njerëzve të vaksinuar plotësisht dhe rasteve të reja të përditshme dhe vdekjeve. Nga të dhënat rezulton se sistemet shëndetësore në disa shtete të nënvaksinuara të BE-së Qendrore dhe Lindore janë vënë më nën presion nga rastet e reja.

Programet më të ngadalta të vaksinimit në Europën Qendrore dhe Lindore të kombinuara me një lehtësim të kërkesave për distancimin shoqëror gjatë verës kanë çuar në një rritje dramatike të rasteve të Covid në disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore.

Shqipëria, në valën e re të Covid-19, me ritme të ulëta vaksinimi dhe vdekje të larta

Shqipëria po përjeton një tjetër valë të Covid-19. Rastet ditore mbeten mbi 500, ndërsa dhe vdekjet e raportuara janë rritur, duke arritur deri në 17 në fund të muajit shtator, ndëra numri më i lartë i vdekjeve ditore të raportuara zyrtarisht që kur filloi pandemia ishte 21 (në datën 7 mars).

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) bëri të ditur së fundmi se Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë në vitin 2020. në 2020-n vdekjet shtesë ishin mbi 20% më të larta së mesatarja e 2015-2019, e para në Europë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (rreth 18 ) dhe Kosova e treta me rreth 17%. Nga shtetet e rajonit, vdekshmëria më e ulët shtesë ishte në Serbi (rritje rreth 10 % ) Bosnjë (+15 % )

Ministria e Shëndetësisë raportoi se prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,860,335 doza të vaksinës ndaj COVID19 Prej tyre 868,964 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Ditën e mërkurë, datë 21 tetor, janë kryer 5,720 vaksinime në të gjithë vendin. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,379,960 vaksina antiCOVID

Të dhënat historike nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se ritmet ditore të vaksimit në vend janë ulur ndjeshëm, në krahasim me marsin e prillin kur arritën mbi 20 mijë në ditë (shiko grafikun: Ecuria ditore e vaksinimit 11 janar-20 tetor 2021) / Monitor

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

INSTAT: Shqipëria me përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë

Published

on

By

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2020 gati 32% e të punësuarve në vend ishin të vetëpunësuar.

Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vetëpunësimit në Europë dhe mëse dyfish në krahasim me mesataren e bashkimit Europian prej 13.3% në fund të 2020-s.

Në vend të dytë në Europë është Greqia, me 28.4% të totalit të punonjësve që janë të vetëpunësuar, e ndjekur nga Italia me 20.1% dhe Turqia me 19.3%.

Nga rajoni, përqindja më e lartë e vetëpunësimit është në Serbi, me 19.2% dhe më pas Mali i Zi me 17.2%. Më e ulëta është në Maqedoninë e beriut me 17.2% (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë).

Të vetëpunësuarit, më shumë me arsim 8/9 vjeçar

Pjesa më e madhe e të vetëpunësuarve në vend janë me arsim të ulët. Sipas INSTAT, gati 41% e të punëaurve më arsim 8/9 vjeçar e fitojnë jetesën përmes vetëpunësimit.

Edhe ata me arsim të mesëm tentojnë që të hapin bizneset e tyre, me vetëpunësimin që zë 34% të kësaj kategorie.

Ndryshe është për personat që kanë arsim të lartë, që duket se e kanë më të lehtë që të gjejnë një punë në biznese që nuk i kanë hapur vetë. Vetëm 12% e të punësuarve me arsim të lartë janë të vetëpunësuar.

Meshkujt janë më të prirur të hapin sipërmarrje, me 38% të tyre që janë të vetëpunësuar, kundrejt 25% të femrave.

Sipas grupmoshave, përqindja më e lartë e vetëpunësimit rezulton tek personat që janë mbi 65 vjeç (60%) dhe më e ulëta për të rinjtë deri në 24 vjeç (20%)

Bashkimi Europian

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, 13% e të punësuarve të moshës 20-64 vjeç në BE ishin të vetëpunësuar, sipas Eurostat. Të punësuarit e tjerë u klasifikuan kryesisht si të punësuar (86%) me një përqindje më të vogël (më pak se 1%) që punonin si punëtorë familjarë kontribues.

Në mesin e të vetëpunësuarve, meshkujt ishin më shumë se femrat (67% kundrejt 33%). Në të kundërt, kishte një ndarje mjaft të barabartë midis burrave dhe grave që kategorizoheshin si punonjës (52% kundrejt 48%).

Duke shqyrtuar të dhënat sipas grupmoshave, një përqindje më e madhe e personave të moshës 55-64 vjeç ishin të vetëpunësuar (17%) krahasuar me grupmoshat e tjera; 4% e moshave 15-24 ishin të vetëpunësuar dhe 13% e atyre 25-54 vjeç.

Veç kësaj, vetëpunësimi duket të jetë pak më i zakonshëm në mesin e njerëzve të punësuar që kanë nivel të ulët arsimor (16% e njerëzve me nivel të ulët arsimor ishin të vetëpunësuar krahasuar me 12% të njerëzve me nivel të mesëm arsimimi dhe 13% me nivel të lartë arsimor)./MONITOR

 

Continue Reading

Aktualitet

Masakra në Leçan, Ledioni dhe Genta ishin miq të ngushtë, shokët e tyre publikojnë pamje prekëse

Published

on

By

Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, 16 dhe 17 vjeç, janë dy nxënësit që humbën jetën në mënyrë tragjike në autobusin e sulmuar me kallashnikov të premten në mbrëmje në Kosovë.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë për një miqësi të mirë mes Ledionit dhe Gentianës. Të dy u përcollën për në banesën e fundit, me një ceremoni të përbashkët sot në varrezat e fshatit, ku morën pjesë qindra persona.

Dy të rinj plot energji, siç i përshkruajnë shokët e të afërmit, gjë që e reflektonin edhe në videot e postuara në TikTok. Miqtë e tyre të klasës kanë përmbledhur disa nga momentet e tyre më të bukura së bashku.

Ngjarja në fshatin Gllogjan të Deçanit tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë ndërsa autori vazhdon të mbetet në arrati. Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione për autorin e vrasjes së trefishtë.

Shoqja e klasës së Genta Mustafës, tha dje për T7 se kjo është fotografia të cilën Genta dhe Ledioni e kishin bërë pak para se të vriteshin.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

“Sot dridhet Tirana anembanë”, Meta poston videon e veçantë për 29 nëntorin: Po digjet e po bëhet shkrumb e hi

Published

on

By

Presidenti Ilir Meta ka postuar videon e veçantë në rrjetin e tij social ‘facebook’ ku ka uruar për festën e 29 nëntorit që shënon 77 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga forcat pushtuese gjatë luftës së dytë botërore.

Më herët Meta, ka qenë i pranishëm në homazhet e mbajtura në Varrezat e Dëshmorëve së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, por nuk është takuar në asnjë moment me kreun e mazhorancës.

Postimi i plotë nga presidenti, Ilir Meta:

GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!
Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, gjakut dhe sakrificave të bijve dhe bijave më patriotë për mbrojtjen e Lirisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë!

 

https://www.facebook.com/watch/?v=267428305355843&t=1

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!