Connect with us

Aktualitet

Brdariç merr fajin përsipër : Pësuam gola të thjeshtë

Published

on

as humbjes me Tiranën, trajneri Tomas Brdariç u pa mjaft i mërzitur në konferencën për shtyp ku në prononcimin për SuperSport, tekniku gjerman u shpreh se skuadra do të duhet të marrë përgjegjësitë dhe të bëjë autokritikë për të gjithë situatën.

Gabimet: ‘’Mendoj se kemi fuqi për të luajtur me ekipe si Kukësi dhe Tirana. Në disa raste të caktuara ne nuk ditëm si të mbrojmë. Kemi nënvlerësuar disa situata të ndryshme që mund të shkonin shumë mirë. Çfarë ndodhi sot ishte shumë e gabuar dhe duhet ta analizojmë sa më shpejt’’

Ndeshja: ‘’Është e thjeshtë për të thënë që çdo gjë ishte e keqe, ne duhet të punojmë të gjithë javën të marrim vendimet e duhura në rastin e duhur. Kishte shumë gabime sot dhe duhet të vazhdojmë të punojmë fort të shmangim gabimet’’.

13 gola të shënuar dhe 12 të pësuar: ‘’Sigurisht që nuk shkohet te titulli në këtë mënyrë. Duhet të luajmë më mirë në fazën mbrojtëse dhe sulmuese. Kemi pësuar gola të thjeshtë, dhe duhet të punojmë më shumë që të jemi më stabël në mbrojtje. U munduam shumë të gjenim portën, por na mungoi fati që duhet’’

Krahasimi me sezonin e kaluar: ‘’Duhet të analizojmë çdo ndeshje veçmas. Për mua në ndeshjet e fundit kemi humbur 4 pikë, ndoshta për fajin tonë por dhe për gabime të gjyqtarëve. Por duhet të shikojmë veten tonë, dhe të punojmë fort për tu kthyer në rrugën tonë. Të gjithë lojtarët që kanë ardhur te ne nuk është se janë aktivizuar shumë vitin e fundit. Pritshmëritë janë të mëdha te Vllaznia, ne duhet t’i japim mundësinë këtyre lojtarëve të zhvillohen të luajnë në maksimumin e tyre’’

Diskutimi me arbitrin: ‘’Mendoj se në përgjithësi mori vendime të mira. Në pjesën e parë dha pak më shumë për Tiranën, mund të jepte vendime më të mira, por nuk duhet merremi me arbitrin. Faji është i yni, jemi ne që duhet të merremi me këtë situatë dhe të japim më të mirën për javët në vazhdim’’ u shpreh Brdariç.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

INSTAT: Shqipëria me përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë

Published

on

By

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2020 gati 32% e të punësuarve në vend ishin të vetëpunësuar.

Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vetëpunësimit në Europë dhe mëse dyfish në krahasim me mesataren e bashkimit Europian prej 13.3% në fund të 2020-s.

Në vend të dytë në Europë është Greqia, me 28.4% të totalit të punonjësve që janë të vetëpunësuar, e ndjekur nga Italia me 20.1% dhe Turqia me 19.3%.

Nga rajoni, përqindja më e lartë e vetëpunësimit është në Serbi, me 19.2% dhe më pas Mali i Zi me 17.2%. Më e ulëta është në Maqedoninë e beriut me 17.2% (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë).

Të vetëpunësuarit, më shumë me arsim 8/9 vjeçar

Pjesa më e madhe e të vetëpunësuarve në vend janë me arsim të ulët. Sipas INSTAT, gati 41% e të punëaurve më arsim 8/9 vjeçar e fitojnë jetesën përmes vetëpunësimit.

Edhe ata me arsim të mesëm tentojnë që të hapin bizneset e tyre, me vetëpunësimin që zë 34% të kësaj kategorie.

Ndryshe është për personat që kanë arsim të lartë, që duket se e kanë më të lehtë që të gjejnë një punë në biznese që nuk i kanë hapur vetë. Vetëm 12% e të punësuarve me arsim të lartë janë të vetëpunësuar.

Meshkujt janë më të prirur të hapin sipërmarrje, me 38% të tyre që janë të vetëpunësuar, kundrejt 25% të femrave.

Sipas grupmoshave, përqindja më e lartë e vetëpunësimit rezulton tek personat që janë mbi 65 vjeç (60%) dhe më e ulëta për të rinjtë deri në 24 vjeç (20%)

Bashkimi Europian

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, 13% e të punësuarve të moshës 20-64 vjeç në BE ishin të vetëpunësuar, sipas Eurostat. Të punësuarit e tjerë u klasifikuan kryesisht si të punësuar (86%) me një përqindje më të vogël (më pak se 1%) që punonin si punëtorë familjarë kontribues.

Në mesin e të vetëpunësuarve, meshkujt ishin më shumë se femrat (67% kundrejt 33%). Në të kundërt, kishte një ndarje mjaft të barabartë midis burrave dhe grave që kategorizoheshin si punonjës (52% kundrejt 48%).

Duke shqyrtuar të dhënat sipas grupmoshave, një përqindje më e madhe e personave të moshës 55-64 vjeç ishin të vetëpunësuar (17%) krahasuar me grupmoshat e tjera; 4% e moshave 15-24 ishin të vetëpunësuar dhe 13% e atyre 25-54 vjeç.

Veç kësaj, vetëpunësimi duket të jetë pak më i zakonshëm në mesin e njerëzve të punësuar që kanë nivel të ulët arsimor (16% e njerëzve me nivel të ulët arsimor ishin të vetëpunësuar krahasuar me 12% të njerëzve me nivel të mesëm arsimimi dhe 13% me nivel të lartë arsimor)./MONITOR

 

Continue Reading

Aktualitet

Masakra në Leçan, Ledioni dhe Genta ishin miq të ngushtë, shokët e tyre publikojnë pamje prekëse

Published

on

By

Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, 16 dhe 17 vjeç, janë dy nxënësit që humbën jetën në mënyrë tragjike në autobusin e sulmuar me kallashnikov të premten në mbrëmje në Kosovë.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë për një miqësi të mirë mes Ledionit dhe Gentianës. Të dy u përcollën për në banesën e fundit, me një ceremoni të përbashkët sot në varrezat e fshatit, ku morën pjesë qindra persona.

Dy të rinj plot energji, siç i përshkruajnë shokët e të afërmit, gjë që e reflektonin edhe në videot e postuara në TikTok. Miqtë e tyre të klasës kanë përmbledhur disa nga momentet e tyre më të bukura së bashku.

Ngjarja në fshatin Gllogjan të Deçanit tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë ndërsa autori vazhdon të mbetet në arrati. Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione për autorin e vrasjes së trefishtë.

Shoqja e klasës së Genta Mustafës, tha dje për T7 se kjo është fotografia të cilën Genta dhe Ledioni e kishin bërë pak para se të vriteshin.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

“Sot dridhet Tirana anembanë”, Meta poston videon e veçantë për 29 nëntorin: Po digjet e po bëhet shkrumb e hi

Published

on

By

Presidenti Ilir Meta ka postuar videon e veçantë në rrjetin e tij social ‘facebook’ ku ka uruar për festën e 29 nëntorit që shënon 77 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga forcat pushtuese gjatë luftës së dytë botërore.

Më herët Meta, ka qenë i pranishëm në homazhet e mbajtura në Varrezat e Dëshmorëve së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, por nuk është takuar në asnjë moment me kreun e mazhorancës.

Postimi i plotë nga presidenti, Ilir Meta:

GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!
Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, gjakut dhe sakrificave të bijve dhe bijave më patriotë për mbrojtjen e Lirisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë!

 

https://www.facebook.com/watch/?v=267428305355843&t=1

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!