Connect with us

Aktualitet

Brdariç: Aleancat në Tirana-Dinamo? Nuk më interesojnë, dua vetëm fitoren nesër

Published

on

Pas fitores në Kupë ndaj Pogradecit. Vllaznia do të synojë një tjetër nesër për kampionat ndaj Egnatias. Kështu është shprehur në konferencën e sotme për shtyp trajneri Thomas Brdarç.

“Synimi jonë në çdo ndeshje është të marrim rezultat pozitiv dhe për këtë gjë duhet të jesh gjithmonë i përqendruar. I marrim seriozisht çdo kundërshtar, do të përballemi nesër me Egnatia dhe do të jetë një sfidë mjaft e mirë” Kampionat i çuditshëm? “Prandaj ne duhet të jemi në një ditë të mirë nesër dhe të shkojmë sipër limitive dhe çdo kush duhet ta dijë se nesër është një ndeshje e rëndësishme” Dëmtimet ? “Mendoj se mjekët kanë bërë një punë të mirë këtë javë, përveç Gjurgjevic të gjithë të tjerët do të jenë gati për nesër”

Pikët ? “Këtu te Vllaznia asnjë nuk ëshë i kënaqur me renditjen dhe e dimë që duhet të përmirësohemi. Në fillim të ndeshjes, baza duhet që të jemi stabil në mbrojtje dhe të luftojmë çdo duel. Kjo është gjëja kryesore që do të kërkoj nesër, që të jemi të fortë në duele dhe të jemi kompakt në mbrojtje për të mos i lënë hapësira Egnatias për të shënuar” Egnatia? “Është një ndeshje kyçe për ne pasi jemi profesionist dhe mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Do të luajmë ndaj Egntias që ka pikë njësoj si ne, por do të mundohemi të bëjmë diferencën dhe të dalim me 3 pikë nga kjo ndeshje”

Keni punuar për të përmirësuar gabimet e fundit ? “Ndeshja e fundit në Kupë do të japë vetëbesim. Ne analizojmë të gjitha ndeshjet dhe e dimë ku duhet të përmirësohemi e të mos bëjmë gabime të thjeshta. Duhet të punojmë fortë dhe të jemi sa më pozitivë në stërvitje. Dua që ekipi të më japë një sinjal që janë të urituar për të fituar këtë ndeshje dhe gjuha jonë e trupit të jetë sa më e mirë dhe duket që jemi të motivuar për të fituar”

Vështirësohet objektivi nëse nuk fitoni? “Për mua Tirana është një skuadër me forcë të veçantë në Superligë. Ata kanë arritur disa rezultate radhazi, por siç e pamë në Kupë ata edhe humbasin. Për mua e rëndësishme është të ngushtojmë diferencën dhe të marrim pikë” I trembeni aleancave duke parë ndeshjet Tirana-Dinamo ? “Të gjitha ekipet kanë aftësitë e tyre të forta dhe do të mundohemi të parandalojnë kundërshtarin, por unë nuk e kam mendjen te aleancat. E kam mendjen që të fitojmë nesër ndaj Egnatias dhe jam shumë i përqëndruar aty”

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

INSTAT: Shqipëria me përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë

Published

on

By

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2020 gati 32% e të punësuarve në vend ishin të vetëpunësuar.

Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vetëpunësimit në Europë dhe mëse dyfish në krahasim me mesataren e bashkimit Europian prej 13.3% në fund të 2020-s.

Në vend të dytë në Europë është Greqia, me 28.4% të totalit të punonjësve që janë të vetëpunësuar, e ndjekur nga Italia me 20.1% dhe Turqia me 19.3%.

Nga rajoni, përqindja më e lartë e vetëpunësimit është në Serbi, me 19.2% dhe më pas Mali i Zi me 17.2%. Më e ulëta është në Maqedoninë e beriut me 17.2% (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë).

Të vetëpunësuarit, më shumë me arsim 8/9 vjeçar

Pjesa më e madhe e të vetëpunësuarve në vend janë me arsim të ulët. Sipas INSTAT, gati 41% e të punëaurve më arsim 8/9 vjeçar e fitojnë jetesën përmes vetëpunësimit.

Edhe ata me arsim të mesëm tentojnë që të hapin bizneset e tyre, me vetëpunësimin që zë 34% të kësaj kategorie.

Ndryshe është për personat që kanë arsim të lartë, që duket se e kanë më të lehtë që të gjejnë një punë në biznese që nuk i kanë hapur vetë. Vetëm 12% e të punësuarve me arsim të lartë janë të vetëpunësuar.

Meshkujt janë më të prirur të hapin sipërmarrje, me 38% të tyre që janë të vetëpunësuar, kundrejt 25% të femrave.

Sipas grupmoshave, përqindja më e lartë e vetëpunësimit rezulton tek personat që janë mbi 65 vjeç (60%) dhe më e ulëta për të rinjtë deri në 24 vjeç (20%)

Bashkimi Europian

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, 13% e të punësuarve të moshës 20-64 vjeç në BE ishin të vetëpunësuar, sipas Eurostat. Të punësuarit e tjerë u klasifikuan kryesisht si të punësuar (86%) me një përqindje më të vogël (më pak se 1%) që punonin si punëtorë familjarë kontribues.

Në mesin e të vetëpunësuarve, meshkujt ishin më shumë se femrat (67% kundrejt 33%). Në të kundërt, kishte një ndarje mjaft të barabartë midis burrave dhe grave që kategorizoheshin si punonjës (52% kundrejt 48%).

Duke shqyrtuar të dhënat sipas grupmoshave, një përqindje më e madhe e personave të moshës 55-64 vjeç ishin të vetëpunësuar (17%) krahasuar me grupmoshat e tjera; 4% e moshave 15-24 ishin të vetëpunësuar dhe 13% e atyre 25-54 vjeç.

Veç kësaj, vetëpunësimi duket të jetë pak më i zakonshëm në mesin e njerëzve të punësuar që kanë nivel të ulët arsimor (16% e njerëzve me nivel të ulët arsimor ishin të vetëpunësuar krahasuar me 12% të njerëzve me nivel të mesëm arsimimi dhe 13% me nivel të lartë arsimor)./MONITOR

 

Continue Reading

Aktualitet

Masakra në Leçan, Ledioni dhe Genta ishin miq të ngushtë, shokët e tyre publikojnë pamje prekëse

Published

on

By

Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, 16 dhe 17 vjeç, janë dy nxënësit që humbën jetën në mënyrë tragjike në autobusin e sulmuar me kallashnikov të premten në mbrëmje në Kosovë.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë për një miqësi të mirë mes Ledionit dhe Gentianës. Të dy u përcollën për në banesën e fundit, me një ceremoni të përbashkët sot në varrezat e fshatit, ku morën pjesë qindra persona.

Dy të rinj plot energji, siç i përshkruajnë shokët e të afërmit, gjë që e reflektonin edhe në videot e postuara në TikTok. Miqtë e tyre të klasës kanë përmbledhur disa nga momentet e tyre më të bukura së bashku.

Ngjarja në fshatin Gllogjan të Deçanit tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë ndërsa autori vazhdon të mbetet në arrati. Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione për autorin e vrasjes së trefishtë.

Shoqja e klasës së Genta Mustafës, tha dje për T7 se kjo është fotografia të cilën Genta dhe Ledioni e kishin bërë pak para se të vriteshin.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

“Sot dridhet Tirana anembanë”, Meta poston videon e veçantë për 29 nëntorin: Po digjet e po bëhet shkrumb e hi

Published

on

By

Presidenti Ilir Meta ka postuar videon e veçantë në rrjetin e tij social ‘facebook’ ku ka uruar për festën e 29 nëntorit që shënon 77 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga forcat pushtuese gjatë luftës së dytë botërore.

Më herët Meta, ka qenë i pranishëm në homazhet e mbajtura në Varrezat e Dëshmorëve së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, por nuk është takuar në asnjë moment me kreun e mazhorancës.

Postimi i plotë nga presidenti, Ilir Meta:

GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!
Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, gjakut dhe sakrificave të bijve dhe bijave më patriotë për mbrojtjen e Lirisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë!

 

https://www.facebook.com/watch/?v=267428305355843&t=1

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!