Connect with us

Aktualitet

Presidenti i Vllaznisë i “shkul veshin” Latifit dhe Brdariç : Mos bëjmë deklarata sikur anëtarësohemi në Komunitetin Europian

Published

on

Situata e Vllaznisë ka filluar të bëhet shqetësuese për tifozët kuqeblu, të cilët në rrjetet sociale kanë shpërthyer në kritika pas barazimit të sotëm ndaj Egnatias.

Sikur të mos mjaftonte kjo, nervozizmi i Latifit, apo deklarata e Brdariç pas ndeshjes kanë ndezur edhe më shumë ambientin.

Për këtë arsye, presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi, me një prononcim në RTSH është munduar që të qetësojë situatën. Por njëëohësisht u ka “shkulur veshin” sulmuesit dhe trajnerit për ngjarjet e sotme.

“Ky kampionat është i fortë dhe asnjë skuadër nuk duhet nënvlerësuar se secila po tregon që di të bëjë futboll shumë të bukur, pa anashkaluar skuadra që janë në fund të tabelës. Gjatë kësaj jave nuk jemi të kënaqur me rezultatet, na mungojnë pikë që do t’i donim, mendoj se mund të jenë edhe diskutime të brendshme si brenda familjes. Por është vetëm fillimi i kampionatit dhe të mos nxjerrim ide sikur ka probleme te Vllaznia. Duhet theksuar që nuk ka mbaruar faza e parë, diferenca është e vogël me ekipet, pikët janë afër, Tirana ndoshta ka krijuar shkëputje por kampionati është i gjatë

Vllaznia është në fazën e kolaudimit, nuk jemi ende në performancën e harmonizimin me njëri-tjetrin, kemi bërë disa analiza të brendshme në raport me disa problematika. Mendoj se Vllaznia do ketë kohën e duhur dhe do kthehet te rezultatet dhe objektivat që kemi paracaktuar për titullin kampion

Pengje ? Secila ndeshje ka veçoritë e saj. Ndoshta te ndeshja me Kukësin ishin 20 minutat e parë ku nuk munguan rastet e munguan golat, mund të bënim kthesë. Ndeshja me Tiranën është peng për ne se dihet rivaliteti që kemi në atë klasike. Mendoj që nuk jemi te pritshmëritë që kemi dhe rezultatet na kanë munguar, nuk jemi të kënaqur. Por kjo nuk do të thotë që lojtarët nuk janë përpjekur, mendoj se ekipi është në fazë kolaudimi, jemi në kohën e duhur që Vllaznia të kthehet te rezultatet e lojë se jam optimist që do të ketë rritje.

Deklaratat e Brdariç? Do aty shoh në dy prizme. Së pari infrastruktura në Shqipëri lë për të dëshiruar, në stadium jemi në avantazh, por është pjesa tjetër që fushat e stërvitjes në Shkodër janë me vite, si janë në klube të tjera besoj. Gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit, Federata me Bashkinë kanë marrë inicativën për të investuar në fushën “Reshit Rusi” dhe shumë shpejt do të jetë gati.

Për infrastrukturën jam dakord me Brdariç, kemi mundësi të përmirësojmë infrastrukturën, por njëkohësisht të përgatisim një kompleks modern që shumë shpejt do jetë ëndërr për tu bërë realitet. Është projekt që kemi diskutuar me bashkinë dhe Federatën për të ardhmen.

Në prizmin e dytë në deklaratën e trajnerit, sigurisht që kushtet i janë bërë të ditura një vit e gjysmë më parë dhe ai është pjesë e jona dhe ndoshta nuk duhet të bëjmë deklarata sikur po anëtarësohemi në Komunitetin Europian me kritere. Deklaratat janë konkrete, ai është pjesë e këtij realiteti. Derisa ka pranuar të jetë te Vllaznia dhe pjesën e infrastrukturës e di, e di që këto jemi. Nëse ia vëmë fajin infrastrukturës, kjo është bisedë e përgjithshme.

Latifi? Ai është një lojtar që është një pjesë e rëndësishme e Vllaznisë. Ai është një nga më të mirët e kampionatit shqiptar nga ndeshja në ndeshje performanca e tij është në rritje. Ka ego të brendshme për të fituar ndeshjen siç ka gjithë ekipi. Në këtë kontekst ka reagim të nxituar, mendoj se e ka kuptuar se mbi vendimin e trajnerit nuk mund të dalë asnjë. Unë do ia lë egos, do këshilloja që egon ta kthejë në ambicie se egoja e tepruar mund të kthehet në një bumerang negativ e shfaqet si në këto raste.

Gjobë për të ? Nuk është qëllimi në vetvete, jemi munduar të ulemi me të gjithë lojtarët dhe me Latifin kemi bërë para një jave takim me trajnerin për të sqaruar pozicionet e secilit, për të kritikuar ku ishte për të kritikuar. Nuk është qëllimi të gjobisim apo me masa ekstreme, duhet të marrim më të mirën nga kushdo, përfshirë Latifin

Trajner i në rrezik? Në kontekstin e trajnerit nuk është asnjë diskutim i tillë për ta lëvizur. Ekipi ka potencial për t’u rritur. Sigurisht ka analiza të brendshme, kemi probleme se nuk jemi perfekt, por janë pjesë e diskutimeve të brendshme. Kam besim të plotë te ekipi dhe do u kërkoja tifozëve durim se çdo ekip ka momentet e tij të mira e jo” tha ndër të tjera Xhaferi / PANORAMASPORT.AL /

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

INSTAT: Shqipëria me përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë

Published

on

By

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2020 gati 32% e të punësuarve në vend ishin të vetëpunësuar.

Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vetëpunësimit në Europë dhe mëse dyfish në krahasim me mesataren e bashkimit Europian prej 13.3% në fund të 2020-s.

Në vend të dytë në Europë është Greqia, me 28.4% të totalit të punonjësve që janë të vetëpunësuar, e ndjekur nga Italia me 20.1% dhe Turqia me 19.3%.

Nga rajoni, përqindja më e lartë e vetëpunësimit është në Serbi, me 19.2% dhe më pas Mali i Zi me 17.2%. Më e ulëta është në Maqedoninë e beriut me 17.2% (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë).

Të vetëpunësuarit, më shumë me arsim 8/9 vjeçar

Pjesa më e madhe e të vetëpunësuarve në vend janë me arsim të ulët. Sipas INSTAT, gati 41% e të punëaurve më arsim 8/9 vjeçar e fitojnë jetesën përmes vetëpunësimit.

Edhe ata me arsim të mesëm tentojnë që të hapin bizneset e tyre, me vetëpunësimin që zë 34% të kësaj kategorie.

Ndryshe është për personat që kanë arsim të lartë, që duket se e kanë më të lehtë që të gjejnë një punë në biznese që nuk i kanë hapur vetë. Vetëm 12% e të punësuarve me arsim të lartë janë të vetëpunësuar.

Meshkujt janë më të prirur të hapin sipërmarrje, me 38% të tyre që janë të vetëpunësuar, kundrejt 25% të femrave.

Sipas grupmoshave, përqindja më e lartë e vetëpunësimit rezulton tek personat që janë mbi 65 vjeç (60%) dhe më e ulëta për të rinjtë deri në 24 vjeç (20%)

Bashkimi Europian

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, 13% e të punësuarve të moshës 20-64 vjeç në BE ishin të vetëpunësuar, sipas Eurostat. Të punësuarit e tjerë u klasifikuan kryesisht si të punësuar (86%) me një përqindje më të vogël (më pak se 1%) që punonin si punëtorë familjarë kontribues.

Në mesin e të vetëpunësuarve, meshkujt ishin më shumë se femrat (67% kundrejt 33%). Në të kundërt, kishte një ndarje mjaft të barabartë midis burrave dhe grave që kategorizoheshin si punonjës (52% kundrejt 48%).

Duke shqyrtuar të dhënat sipas grupmoshave, një përqindje më e madhe e personave të moshës 55-64 vjeç ishin të vetëpunësuar (17%) krahasuar me grupmoshat e tjera; 4% e moshave 15-24 ishin të vetëpunësuar dhe 13% e atyre 25-54 vjeç.

Veç kësaj, vetëpunësimi duket të jetë pak më i zakonshëm në mesin e njerëzve të punësuar që kanë nivel të ulët arsimor (16% e njerëzve me nivel të ulët arsimor ishin të vetëpunësuar krahasuar me 12% të njerëzve me nivel të mesëm arsimimi dhe 13% me nivel të lartë arsimor)./MONITOR

 

Continue Reading

Aktualitet

Masakra në Leçan, Ledioni dhe Genta ishin miq të ngushtë, shokët e tyre publikojnë pamje prekëse

Published

on

By

Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, 16 dhe 17 vjeç, janë dy nxënësit që humbën jetën në mënyrë tragjike në autobusin e sulmuar me kallashnikov të premten në mbrëmje në Kosovë.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë për një miqësi të mirë mes Ledionit dhe Gentianës. Të dy u përcollën për në banesën e fundit, me një ceremoni të përbashkët sot në varrezat e fshatit, ku morën pjesë qindra persona.

Dy të rinj plot energji, siç i përshkruajnë shokët e të afërmit, gjë që e reflektonin edhe në videot e postuara në TikTok. Miqtë e tyre të klasës kanë përmbledhur disa nga momentet e tyre më të bukura së bashku.

Ngjarja në fshatin Gllogjan të Deçanit tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë ndërsa autori vazhdon të mbetet në arrati. Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione për autorin e vrasjes së trefishtë.

Shoqja e klasës së Genta Mustafës, tha dje për T7 se kjo është fotografia të cilën Genta dhe Ledioni e kishin bërë pak para se të vriteshin.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

“Sot dridhet Tirana anembanë”, Meta poston videon e veçantë për 29 nëntorin: Po digjet e po bëhet shkrumb e hi

Published

on

By

Presidenti Ilir Meta ka postuar videon e veçantë në rrjetin e tij social ‘facebook’ ku ka uruar për festën e 29 nëntorit që shënon 77 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga forcat pushtuese gjatë luftës së dytë botërore.

Më herët Meta, ka qenë i pranishëm në homazhet e mbajtura në Varrezat e Dëshmorëve së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, por nuk është takuar në asnjë moment me kreun e mazhorancës.

Postimi i plotë nga presidenti, Ilir Meta:

GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!
Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, gjakut dhe sakrificave të bijve dhe bijave më patriotë për mbrojtjen e Lirisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë!

 

https://www.facebook.com/watch/?v=267428305355843&t=1

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!