Connect with us

Aktualitet

Berisha: Yuri Kim nuk do të shkelë kurrë në zyrën time, Sorosin do e shpall “non grata”

Published

on

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme në takimin e radhës së “Foltores” me Lidhjen Demokratike të Gruas, se ambasadoren amerikane Yuri Kim nuk do ta lejojë kurrë të shkelë në zyrën e tij pa u kërkuar falje demokratëve dhe se George Sorosin do ta shpallë “Non grata” nëse do të vijë në pushtet.

“George Soros është një armik i egër i demokracisë në Shqipëri. Ai është arkitekti i reformës me të cilën i prenë shtyllën shtetit shqiptar. Ai është frymëzues në shumë aspekte i narko-shtetit, ai është projektues, apo rigjallërues i projekteve të Milloshevicit për ndarjen e kufijve të Kosovës dhe së fundmi i Ballkanit Soros.

Për të gjitha këto në 2017 kam kërkuar shpalljen e tij “Non grata” dhe tani në emër tuaj do i them atij se kjo forcë në pushtet, një nga aktet e para është shpallja e tij “Non grata” përgjithmonë.

Dy fjalë dua t’i them zonjës ambasadore. Ajo më shumë se interesat e vendit të saj promovon politikën e Sorosit në Ballkan. Por unë do i them dy fjalë. Në një dalje u shpreh se po fitoj Berisha, duke shkelur Kushtetutën e saj… që po fitoi Berisha nuk do i jap dorën apo trokas në derë.

Tani do i përgjigjem përpara jush. E nderuar zonjë dera e Sali Berishës do të jetë gjithmonë e hapur për ambasadorin apo ambasadoren e SHBA-së. Me të vetmin kusht, në rast se ajo do të quhet Yuri Kim në çfarëdo funksioni që të jetë nuk do të shkelë kurrë në zyrën time pa u kërkuar falje demokrateve për “barin” tha Sali Berisha.

Ai u kërkoi dorëheqjen sekretarit të përgjithshëm dhe nënkryetarëve të PD. “Duke shprehur konsideratë për ata, u kërkoj sekretarit të përgjithshëm dhe nënkryetarëve të PD të japin dorëheqjen nga një detyrë e paligjshme që kanë marrë. Për të qenë i zgjedhur duhet me votë të fshehtë. Nuk meritoni të jeni në postin që jeni” tha ai.

Ish-kryeministri u shpreh më tej se numri i delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor nga 4200 po shkon rreth 5 mijë. Në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë, Sali Berisha shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha./ db/Abcnews.al

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ekzekutimi i ish deputetit në lulishte, Lala jep detaje: Ja cila është pista ku po hetohet

Published

on

By

Ujka u plagos me armë zjarri me silenciator rreth orës 19:00, mbrëmjen e kësaj të hëne (29 nëntor 2021) teksa shëtiste me bashkëshorten e tij në vendin e quajtur lulishtja e Universitetit. Gazetarja Lala bën me dije se pista ku po heton policia ka të bëjë me mbajtjen e borxheve.

Ndër të tjera, Lala thotë se do të hetohet edhe problematikat që ka patur në të kaluarën për shkak të posteve që ka mbajtur, një ndër to si kreu i Komunës së Velipojës ku nuk kanë munguar çështjet e ndryshme për pronat.

“Bëhet fjalë për një autor të vetëm. Bëhet fjalë për një person që mund të çojnë në identifikimin e tij po nuk mund të flasim për emër konkret. Pista e hetimit është e borxheve.

Shihet edhe mbajtja e posteve që ka pasur. Ka pasur dhe herë të tjera që është vënë në shënjestër të atentateve. Familjarët kanë bërë thirrje që të dhurojnë gjak por fatkeqësisht nuk e mbajtën dot në jetë.

Dëshmitare është bashkëshortja por nuk ka dhënë detaje për shkak të traumës por edhe nuk ka kuptuar se çfarë ka ndodhur kur është rrëzuar në tokë. Duke qenë zonë e populluar, ka kamera por po hetohet për një vrasje që ka të bëjë me borxhet dhe problematikat që ka pasur në të kaluarën ish deputeti me postet që ka mbajtur.

Kishte kohë që ishte larguar nga postet shtetërore. Konfliktet më të shumta vinin sepse mbante postin e kryetarit të komunës së Velipojës. Është zgjedhur silenciatori për të mos tërhequr vëmendjen dhe është gjetur mënyra që të mos shmangej.

Fakti që policia dhe grupi i hetimit ka kthyer sytë nga e kaluara tregon se mund të jetë një autor i dyshuar për të treja ngjarjes. Është ngjarje e rëndë prej profilit të viktimës dhe vendit ku është zgjedhur të kryhet ekzekutimi. Dosjet e mëhershme do i vijnë në ndihmë grupit të hetimit.

Tirana Durrësi e Shkodra konsiderohen si njolla të zeza. Duke qenë se ka ndodhur në sy të shumë dëshmitarëve dhe ka pasur edhe më herët atentate e sulme ndaj tij, mendoj se policia do shkoj drejt një hetimi”, tha Lala.

Continue Reading

Aktualitet

“Papritur ra në tokë”, zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Pashko Ujkës, ja fjalët e para që rrëfeu në polici

Published

on

By

Është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së Pashko Ujkës që u vra mbrëmjen e sotme me armë pranë banesës së tij.

Mësohet se bashkëshortja e Ujkës ka deklaruar para bluve se nuk ka kuptuar asgjë dhe se nuk ka dëgjuar zhurmë, por thjesht bashkëshorti i saj ka rënë në tokë papritur.

“Nuk kam parë asgjë dhe as nuk kam dëgjuar krisma. Kam parë Pashkon që është shtrirë në tokë. Nuk kemi asnjë konflikt apo përplasje”, ka thënë bashkëshortja e Ujkës në dëshminë paraprake para hetuesve në lidhje me atentatin ndaj të shoqit.

Nga informacionet deri më tani, mësohet se policia po heton në dy pista. Pista e parë është ajo që lidhet me punën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës ndërsa pista e dytë e hetimit ka të bëjë me disa borxhe që ai ka akumuluar ndër vite.

Ndaj 64-vjeçarit është bërë disa herë atentat, madje ka rënë pre e dhunës nga persona të tjerë. Në një rast mësohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të banesës së tij.

Continue Reading

Aktualitet

INSTAT: Shqipëria me përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë

Published

on

By

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2020 gati 32% e të punësuarve në vend ishin të vetëpunësuar.

Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vetëpunësimit në Europë dhe mëse dyfish në krahasim me mesataren e bashkimit Europian prej 13.3% në fund të 2020-s.

Në vend të dytë në Europë është Greqia, me 28.4% të totalit të punonjësve që janë të vetëpunësuar, e ndjekur nga Italia me 20.1% dhe Turqia me 19.3%.

Nga rajoni, përqindja më e lartë e vetëpunësimit është në Serbi, me 19.2% dhe më pas Mali i Zi me 17.2%. Më e ulëta është në Maqedoninë e beriut me 17.2% (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë).

Të vetëpunësuarit, më shumë me arsim 8/9 vjeçar

Pjesa më e madhe e të vetëpunësuarve në vend janë me arsim të ulët. Sipas INSTAT, gati 41% e të punëaurve më arsim 8/9 vjeçar e fitojnë jetesën përmes vetëpunësimit.

Edhe ata me arsim të mesëm tentojnë që të hapin bizneset e tyre, me vetëpunësimin që zë 34% të kësaj kategorie.

Ndryshe është për personat që kanë arsim të lartë, që duket se e kanë më të lehtë që të gjejnë një punë në biznese që nuk i kanë hapur vetë. Vetëm 12% e të punësuarve me arsim të lartë janë të vetëpunësuar.

Meshkujt janë më të prirur të hapin sipërmarrje, me 38% të tyre që janë të vetëpunësuar, kundrejt 25% të femrave.

Sipas grupmoshave, përqindja më e lartë e vetëpunësimit rezulton tek personat që janë mbi 65 vjeç (60%) dhe më e ulëta për të rinjtë deri në 24 vjeç (20%)

Bashkimi Europian

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, 13% e të punësuarve të moshës 20-64 vjeç në BE ishin të vetëpunësuar, sipas Eurostat. Të punësuarit e tjerë u klasifikuan kryesisht si të punësuar (86%) me një përqindje më të vogël (më pak se 1%) që punonin si punëtorë familjarë kontribues.

Në mesin e të vetëpunësuarve, meshkujt ishin më shumë se femrat (67% kundrejt 33%). Në të kundërt, kishte një ndarje mjaft të barabartë midis burrave dhe grave që kategorizoheshin si punonjës (52% kundrejt 48%).

Duke shqyrtuar të dhënat sipas grupmoshave, një përqindje më e madhe e personave të moshës 55-64 vjeç ishin të vetëpunësuar (17%) krahasuar me grupmoshat e tjera; 4% e moshave 15-24 ishin të vetëpunësuar dhe 13% e atyre 25-54 vjeç.

Veç kësaj, vetëpunësimi duket të jetë pak më i zakonshëm në mesin e njerëzve të punësuar që kanë nivel të ulët arsimor (16% e njerëzve me nivel të ulët arsimor ishin të vetëpunësuar krahasuar me 12% të njerëzve me nivel të mesëm arsimimi dhe 13% me nivel të lartë arsimor)./MONITOR

 

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!