Connect with us

Aktualitet

Të gjitha automjetet me timon anglez do bllokohen nga policia

Published

on

Të gjitha automjetet me timon anglez që qarkullojnë në Shqipëri, do të bllokohen. Drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe thotë se mjetet e targuara pas Marsit të vitit 2015 dhe kanë ende sistem drejtimin në krahun e djathtë do të bllokohen nga policia rrugore.

“Çdo targim bërë nga çfarëdolloj bakshishi apo shoku, apo është targuar pas 21 Marsit 2015 je targuar pas kësaj date dhe je ende në rrugë me timon anglez, je në shkelje flagrante të kodit rrugor. Makina bllokohet, futet në alert, futet në listën e zezë, nuk do kalojë dot kolaudimin. Të gjithë ata që vazhdojnë të abuzojnë në këtë mjet si në momentin e parë të targimit deri sot nëse i ofrojnë shërbim në mënyrë të paligjshme, janë subjekt i kallëzimit për ndjekje penale”.

Po ashtu edhe punonjësit të cilët kanë kaluar makina të tilla në kolaudim do të ndiqen penalisht dhe do të largohen nga puna.

“Tashmë vetëm në muajt e parë të kolaudimit ne kemi kapur shumë raste. Vetëm javën e shkuar ne kemi njoftuar për largim nga detyra 10 punonjës të DPSHTRR të cilët në vite të ndryshme kanë abuzuar me mjetet të cilat sot janë në rrugë me timon anglez në kundërshtim të hapur me ligjin. Këta njerëz do humbin vendin e punës, do përballen me organet e drejtësisë. Auditi po punon me evidentimin e këtyre mjeteve”

Por çfarë duhet të bëjë një qytetar i cili ka një automjet të tillë në qarkullim?

“Duhet të ndërrojnë krahun e timonit, duhet të përputhen me kriteret dhe normat, ligjit të kodit rrugor. Të bëjnë ndryshime konstruktive, të aplikojnë për ndryshime konstruktive”.

Vetëm në dy muajt e fundit në Shqipëri janë evidentuar 15 raste të automjeteve të tilla të kolauduara pas 2015. Sipas ligjit për kodin rrugor që prej marsit të vitit 2015 në Shqipëri nuk lejohet importi i automjeteve me timon anglez, po ashtu as qarkullimi i tyre në rrugë, pasi sipas ekspertëve ato janë bërë shkak për aksidente rrugore.

Tv Klan

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ekzekutimi i ish deputetit në lulishte, Lala jep detaje: Ja cila është pista ku po hetohet

Published

on

By

Ujka u plagos me armë zjarri me silenciator rreth orës 19:00, mbrëmjen e kësaj të hëne (29 nëntor 2021) teksa shëtiste me bashkëshorten e tij në vendin e quajtur lulishtja e Universitetit. Gazetarja Lala bën me dije se pista ku po heton policia ka të bëjë me mbajtjen e borxheve.

Ndër të tjera, Lala thotë se do të hetohet edhe problematikat që ka patur në të kaluarën për shkak të posteve që ka mbajtur, një ndër to si kreu i Komunës së Velipojës ku nuk kanë munguar çështjet e ndryshme për pronat.

“Bëhet fjalë për një autor të vetëm. Bëhet fjalë për një person që mund të çojnë në identifikimin e tij po nuk mund të flasim për emër konkret. Pista e hetimit është e borxheve.

Shihet edhe mbajtja e posteve që ka pasur. Ka pasur dhe herë të tjera që është vënë në shënjestër të atentateve. Familjarët kanë bërë thirrje që të dhurojnë gjak por fatkeqësisht nuk e mbajtën dot në jetë.

Dëshmitare është bashkëshortja por nuk ka dhënë detaje për shkak të traumës por edhe nuk ka kuptuar se çfarë ka ndodhur kur është rrëzuar në tokë. Duke qenë zonë e populluar, ka kamera por po hetohet për një vrasje që ka të bëjë me borxhet dhe problematikat që ka pasur në të kaluarën ish deputeti me postet që ka mbajtur.

Kishte kohë që ishte larguar nga postet shtetërore. Konfliktet më të shumta vinin sepse mbante postin e kryetarit të komunës së Velipojës. Është zgjedhur silenciatori për të mos tërhequr vëmendjen dhe është gjetur mënyra që të mos shmangej.

Fakti që policia dhe grupi i hetimit ka kthyer sytë nga e kaluara tregon se mund të jetë një autor i dyshuar për të treja ngjarjes. Është ngjarje e rëndë prej profilit të viktimës dhe vendit ku është zgjedhur të kryhet ekzekutimi. Dosjet e mëhershme do i vijnë në ndihmë grupit të hetimit.

Tirana Durrësi e Shkodra konsiderohen si njolla të zeza. Duke qenë se ka ndodhur në sy të shumë dëshmitarëve dhe ka pasur edhe më herët atentate e sulme ndaj tij, mendoj se policia do shkoj drejt një hetimi”, tha Lala.

Continue Reading

Aktualitet

“Papritur ra në tokë”, zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Pashko Ujkës, ja fjalët e para që rrëfeu në polici

Published

on

By

Është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së Pashko Ujkës që u vra mbrëmjen e sotme me armë pranë banesës së tij.

Mësohet se bashkëshortja e Ujkës ka deklaruar para bluve se nuk ka kuptuar asgjë dhe se nuk ka dëgjuar zhurmë, por thjesht bashkëshorti i saj ka rënë në tokë papritur.

“Nuk kam parë asgjë dhe as nuk kam dëgjuar krisma. Kam parë Pashkon që është shtrirë në tokë. Nuk kemi asnjë konflikt apo përplasje”, ka thënë bashkëshortja e Ujkës në dëshminë paraprake para hetuesve në lidhje me atentatin ndaj të shoqit.

Nga informacionet deri më tani, mësohet se policia po heton në dy pista. Pista e parë është ajo që lidhet me punën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës ndërsa pista e dytë e hetimit ka të bëjë me disa borxhe që ai ka akumuluar ndër vite.

Ndaj 64-vjeçarit është bërë disa herë atentat, madje ka rënë pre e dhunës nga persona të tjerë. Në një rast mësohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të banesës së tij.

Continue Reading

Aktualitet

INSTAT: Shqipëria me përqindjen më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë

Published

on

By

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2020 gati 32% e të punësuarve në vend ishin të vetëpunësuar.

Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vetëpunësimit në Europë dhe mëse dyfish në krahasim me mesataren e bashkimit Europian prej 13.3% në fund të 2020-s.

Në vend të dytë në Europë është Greqia, me 28.4% të totalit të punonjësve që janë të vetëpunësuar, e ndjekur nga Italia me 20.1% dhe Turqia me 19.3%.

Nga rajoni, përqindja më e lartë e vetëpunësimit është në Serbi, me 19.2% dhe më pas Mali i Zi me 17.2%. Më e ulëta është në Maqedoninë e beriut me 17.2% (të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë).

Të vetëpunësuarit, më shumë me arsim 8/9 vjeçar

Pjesa më e madhe e të vetëpunësuarve në vend janë me arsim të ulët. Sipas INSTAT, gati 41% e të punëaurve më arsim 8/9 vjeçar e fitojnë jetesën përmes vetëpunësimit.

Edhe ata me arsim të mesëm tentojnë që të hapin bizneset e tyre, me vetëpunësimin që zë 34% të kësaj kategorie.

Ndryshe është për personat që kanë arsim të lartë, që duket se e kanë më të lehtë që të gjejnë një punë në biznese që nuk i kanë hapur vetë. Vetëm 12% e të punësuarve me arsim të lartë janë të vetëpunësuar.

Meshkujt janë më të prirur të hapin sipërmarrje, me 38% të tyre që janë të vetëpunësuar, kundrejt 25% të femrave.

Sipas grupmoshave, përqindja më e lartë e vetëpunësimit rezulton tek personat që janë mbi 65 vjeç (60%) dhe më e ulëta për të rinjtë deri në 24 vjeç (20%)

Bashkimi Europian

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, 13% e të punësuarve të moshës 20-64 vjeç në BE ishin të vetëpunësuar, sipas Eurostat. Të punësuarit e tjerë u klasifikuan kryesisht si të punësuar (86%) me një përqindje më të vogël (më pak se 1%) që punonin si punëtorë familjarë kontribues.

Në mesin e të vetëpunësuarve, meshkujt ishin më shumë se femrat (67% kundrejt 33%). Në të kundërt, kishte një ndarje mjaft të barabartë midis burrave dhe grave që kategorizoheshin si punonjës (52% kundrejt 48%).

Duke shqyrtuar të dhënat sipas grupmoshave, një përqindje më e madhe e personave të moshës 55-64 vjeç ishin të vetëpunësuar (17%) krahasuar me grupmoshat e tjera; 4% e moshave 15-24 ishin të vetëpunësuar dhe 13% e atyre 25-54 vjeç.

Veç kësaj, vetëpunësimi duket të jetë pak më i zakonshëm në mesin e njerëzve të punësuar që kanë nivel të ulët arsimor (16% e njerëzve me nivel të ulët arsimor ishin të vetëpunësuar krahasuar me 12% të njerëzve me nivel të mesëm arsimimi dhe 13% me nivel të lartë arsimor)./MONITOR

 

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!