Aktualitet
Përjashtimet nga PD/ Basha ‘katandiset’ me 5 deputetë në Tiranë, cilët kanë dalë hapur pro Berishës, ligjvënësi ‘gri’ që mund të tentojnë uljen e gjakrave

Vendimi i Kryesisë së Lulzim Bashës për të përjashtuar nga PD Sali Berishën dhe anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, duket se i hap rrugë dhe ndarjes së grupit parlamentar të kësaj force politike në Kuvend.
Nëse i referohemi faqes zyrtare në web të Partisë Demokratike, në momentet që flasim ka 51 deputetë, duke përjashtuar këtu Sali Berishën.
Të paktën 14 deputetë, përfshirë dhe Berishën, që u përjashtua nga grupi në datën 9 Shtator, me një vendim personal të Lulzim Bashës, janë shprehur kundër kryetarit aktual të PD-së, dhe mund të krijojnë një grup të fortë në Kuvend, duke marrë parasysh se dhe aleatët janë të zhgënjyer nga Basha.
Mes qarqeve ku Lulzim Basha merr goditjen më të fortë në numra është padyshim ai i Tiranës, ku i mbeten vetëm 5 deputetë (Lulzim Basha, Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Grida Duma dhe Orjola Pampuri), ndërkohë që në listën e 25 Prillit, pjesë e të zgjedhurve në kryeqytet ishin vetë Berisha, Agron Shehaj apo Belind Këlliçi, me dy të fundit që morën një numër mjaft të lartë të votave preferenciale.
Të paktën në shifrat që janë tani publike, dhe pa ndonjë rrjedhje tjetër, Lulzim Bashës i mbeten në Kuvend 38 deputetë (5 deputetë më pak se zgjedhjet e 2017-tës, ku PD mori rezultatin e saj më të keq historik), ndërsa më herët aleatët kishin krijuar grupet e tyre parlamentare, në mënyrë që të maksimalizonin kohën në dispozicion për të folur në Kuvend. Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda, Vangjel Dule apo Dashamir Shehi, nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së.
Vetë Berisha i pyetur pothuajse në çdo dalje të tij nga mediat, për krijimin e një grupi të ri parlamentar është shprehur kundër, duke thënë se ai është zgjedhur nga mbështetësit e PD-së dhe nuk mund të tradhëtojë besimin e tyre, duke krijuar qoftë një grup të ri parlamentar, dhe qoftë një parti të re, sa kohë që demokratët ndihen të papërfaqësuar nga Lulzim Basha.
Në mesin e deputetëve që janë shprehur kundër Lulzim Bashës, është edhe Tomorr Alizoti, i cili në fakt ka thënë se në protestën e të shtunës PD ‘ka vdekur politikisht’, dhe se asnjë prej dy liderve pretendentë nuk mund ta shndërrojë atë në një parti fituese.
Mbetet për t’u parë nëse Alizoti, apo deputetë të tjerë më të moderuar do të tentojnë që të shërbejnë si negociatorë mes palëve, edhe pse në kushtet që flasim dhe diferencat mes palëve një gjë e tillë është e pamundur.
Për t’iu rikthyer sërish Kuvendit, Berisha, në rast se do të marrë iniciativën për t’u shndërruar në faktor, padyshim që do të ishte opsion edhe bashkëpunimi me LSI-në, e cila nga ana e saj ka 4 deputetë.
Bashkëpunimi do të ishte padyshim joformal, pasi LSI ka përjashtuar mundësinë e një aleance tjetër me PD-në.
Vetë Presidenti Meta ka shprehur ambicien për t’u rikthyer në LSI pas përfundimit të mandatit në krye të shtetit, dhe një bashkim i forcave me ‘doktorin’ e tij të preferuar, do të ishte një opsion i mundshëm, gjithmonë në kushtet kur Lulzim Basha qëndron ende në krye të PD-së, pavarësisht votës së 44 mijë anëtarëve për shkarkimin e tij.
Deputetët kundër Bashës:
1.AGRON SHEHAJ
2. ALBANA VOKSHI
3. BELIND KËLLIÇI
4. BUJAR LESKAJ
5. EDI PALOKA
6. EDMOND SPAHO
7. FLAMUR NOKA
8. LUAN BAÇI
9. LUÇIANO BOÇI
10. OERD BYLYKBASHI
11. SORINA KOTI
12. SALI BERISHA
13. TOMOR ALIZOTI
14. TRITAN SHEHU
Aktualitet
Propozimi i Ministrise se Drejtesise / 1 Gjykate Apeli per te gjithe vendin, ajo e Shkodres drejt shkrirjes

“Ne kemi pasur dy sygjerime për Këshillin e Lartë Gjyqësor, që gjykata e Sarandës të mos shkrihet se ka numër më të madh cështjesh se ajo e Gjirokastrës, sygjeruam që dhe për shkak të llogjistikës, Gjykata e Krujës, për kompetencë të bashkohet me Tiranën sepse Kruja ka 17 km me Tiranën ndërsa me Durrësin ka mbi 40 km. (more…)
Aktualitet
“Prioritet hetimi i zyrtarëve të nivelit të lartë”, Kraja: Duhet koordinim i të gjitha strukturave për të luftuar korrupsionin

Kreu i Prokurorisë kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit u shpreh se korrupsioni dhe pastrimi i parave është një fenomen i pranishëm, ndërsa shtoi se duhet një punë e madhe dhe një koordinim i gjithanshëm për ta luftuar. (more…)
Aktualitet
Rikthehen taksat për biznesin e vogël, zbulohet data

Euronews ka zbuluar projektligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat, i cili vendos një mënyrë të re taksimi për individët, profesionet e lira dhe bizneset. (more…)
-
Aktualitet4 months ago
eetimes hap SONDAZHIN / Kujt do ti besojne votuesit per te drejtuar Shkodren
-
Aktualitet1 year ago
Dy jave “ankth” / Ja emrat qe pritet të jenë në listën e PD Shkodër
-
Aktualitet1 year ago
VIDEO / Gazetarja nxjerr konstatimin : Helidon Bushatin ndoshta e donte struktura drejtuese por jo baza e demokrateve
-
Aktualitet11 months ago
Ja emri dhe foto, kush është drejtori i ri në Policinë e Shkodrës
-
Aktualitet1 year ago
“ Është pritë, mos dil ”/ Zbulohet çfarë i tha e ëma Endri Mustafës : Ruaju prej Ergysit, për 3 mijë euro i nxjerr njerëzit në kurth (RRËFIMI)
-
Aktualitet1 year ago
Di gjithcka per ngjarjen / Pamjet kur 15 vjecari ben prova ne Livade
-
Aktualitet2 months ago
Gjesti i veçante i mesueses nga Shkodra/ Nje model perkushtimi dhe ndjeshmerie!
-
Aktualitet1 year ago
KQZ merr vendimin për mandatin e Zef Hilës pas verifikimeve të prokurorisë