Aktualitet
Sherr i madh brenda burgut të Reçit, drejtori dhe shefi i policisë urdhëruan falsifikimin e raportit, 3 zyrtarë të pezulluar (EMRAT)

Janë pezulluar nga detyra 3 zyrtarë të burgut të Reçit, në Shkodër. Personat e pezulluar janë drejtori i burgut të Shkodrës Maliq Meta, shefi i policisë Robert Bundo dhe nënkomisari Gëzim Qosku.
Dyshohet se 3 zyrtarët e pezulluar kanë falsifikuar raportet për një ngjarje brenda burgut.
Më konkretisht në datën 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në IEVP të dënuarit “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”.
Me urdhër të drejtorit dhe shefit të policisë, nënkomisari Qosku ka ndryshuar raportin për ngjarjen, duke falsifikuar firmat e dy punonjësve të policisë.
Nuk dihet nëse ky falsifikim është bërë përkundrejt një shpërblimi financiar.
Njoftimi:
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjevemë 12.1.2022, zbatoi urdhërin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ekzekutim vendimi penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me nr.20 (40), datë 11.01.2022 për caktimin e masës së sigurimit ndaluese “Pezullim i ushtrimit të detyrës në IEVP Reç”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale për tre zyrtarë:
1-“M.M.”, Drejtori i IEVP-së Reç, Shkodër;
2-“R.B.”, Shefi i Policisë së IEVP-së Reç, Shkodër;
3-“G.Q.”, Nënkomisar Specialist Policie në IEVP-në Reç, Shkodër,
Urdhërin për ekzekutimin e vendimit e dha Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi hetimi vërtetoi se zyrtarët falsifikuan raportet për një ngjarje në IEVP-në Reç, Shkodër mes disa të dënuarve.
SHKBB ka marrë dijeni në rrugë operative se kishte dyshime se në IEVP-në e Reçit, Shkodër ishin administruar dokumenta të falsifikuar.
Në këto kushte, pasi u vunë përballë këtij fakti, u kryen veprime proceduriale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe duke qenë se provat ishin të mjaftueshme Gjykata mori vendimin e sipërcituar.
Qëllimi i zyrtarëve ishte që të krijonin kushte lehtësuese duke hartuar raporte të falsifikuar për të dënuarit autorë përkundër ndëshkimit sipas ligjit, me arsyetimin se kishte ndodhur një konflikt verbal.
Më 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në IEVP të dënuarit “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”.
Nënkomisar “G.Q.” përpiloi raport shërbimi të ngjarjes për autorët. Mandej, me urdhër të drejtorit dhe Shefit të Policisë, ai hartoi raport të dytë dhe kreu falsifikimin e firmave të efektivëve të policisë “G.Q.” dhe “E.Z.”.
Puna vazhdoi mbi raportet e falsifikuar në Komisionin Disiplinor, që kishte anëtar drejtorin Meta dhe shefin e policisë Bundo.
Më tej, hetimet vërtetuan falsifikimin e kryer në bashkëpunim, u morën deklarimet dhe u administrua i gjithë dokumentacioni i falsifikuar.
Aktualitet
Propozimi i Ministrise se Drejtesise / 1 Gjykate Apeli per te gjithe vendin, ajo e Shkodres drejt shkrirjes

“Ne kemi pasur dy sygjerime për Këshillin e Lartë Gjyqësor, që gjykata e Sarandës të mos shkrihet se ka numër më të madh cështjesh se ajo e Gjirokastrës, sygjeruam që dhe për shkak të llogjistikës, Gjykata e Krujës, për kompetencë të bashkohet me Tiranën sepse Kruja ka 17 km me Tiranën ndërsa me Durrësin ka mbi 40 km. (more…)
Aktualitet
“Prioritet hetimi i zyrtarëve të nivelit të lartë”, Kraja: Duhet koordinim i të gjitha strukturave për të luftuar korrupsionin

Kreu i Prokurorisë kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit u shpreh se korrupsioni dhe pastrimi i parave është një fenomen i pranishëm, ndërsa shtoi se duhet një punë e madhe dhe një koordinim i gjithanshëm për ta luftuar. (more…)
Aktualitet
Rikthehen taksat për biznesin e vogël, zbulohet data

Euronews ka zbuluar projektligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat, i cili vendos një mënyrë të re taksimi për individët, profesionet e lira dhe bizneset. (more…)
-
Aktualitet4 months ago
eetimes hap SONDAZHIN / Kujt do ti besojne votuesit per te drejtuar Shkodren
-
Aktualitet1 year ago
Dy jave “ankth” / Ja emrat qe pritet të jenë në listën e PD Shkodër
-
Aktualitet1 year ago
VIDEO / Gazetarja nxjerr konstatimin : Helidon Bushatin ndoshta e donte struktura drejtuese por jo baza e demokrateve
-
Aktualitet11 months ago
Ja emri dhe foto, kush është drejtori i ri në Policinë e Shkodrës
-
Aktualitet1 year ago
“ Është pritë, mos dil ”/ Zbulohet çfarë i tha e ëma Endri Mustafës : Ruaju prej Ergysit, për 3 mijë euro i nxjerr njerëzit në kurth (RRËFIMI)
-
Aktualitet1 year ago
Di gjithcka per ngjarjen / Pamjet kur 15 vjecari ben prova ne Livade
-
Aktualitet2 months ago
Gjesti i veçante i mesueses nga Shkodra/ Nje model perkushtimi dhe ndjeshmerie!
-
Aktualitet1 year ago
KQZ merr vendimin për mandatin e Zef Hilës pas verifikimeve të prokurorisë