Connect with us

Lajme

Si u shkarkua trajneri Thomas Brdariç vetem me nje telefonate

Published

on

Thomas Brdariç trajneri që ngjalli Vllazninë nga vdekja e saj u shkarkua vetëm me një telefonatë. Presidenti Albana Xhaferri nuk ka preferuar që ta takojë teknikun kuqeblu duke ia dhënë lajmin e shkarkimit përmes një telefonate. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga tekniku Brdariç i cili ka pritur që minimalisht të ketë një sjellje tjetër ndaj tij në respekt të kontributit që ai dha tek Vllaznia si fitues i Kupës sezonin e kaluar, nënkampion si dhe një ecuri pozitive në Kupat e Europës ndërsa edhe këtë sezon kuqeblutë ende ndodhen brenda objektivave për daljen në Kupat e Europës.

Humbja me Tiranën por edhe rezultatet e 10 ndeshjeve të fundit me vetëm dy fitore, 6 barazime dhe dy humbje që kulmoi me disfatën ndaj kryeqytetasve kanë bërë që Presidenti Xhaferri të marrë këtë vendim gati personal. Përveçse shkarkimin e ka mësuar përmes telefonit, fillimisht lojtarët nuk kanë mundur që ta falenderojnë sepse fillimisht emri i Brdariç është fshirë nga grupi i klubit në rrjetin social ëhatsapp dhe më pas Presidenti Xhaferri i ka komunikuar lojtarëve shkarkimin e trajnerit.

Pavarësisht kësaj Brdariç nuk ka ikur pa folur me lojtarët. Gjermano-kroati është treguar profesionist deri në fund. Përpara stërvitjes së ditës së sotme Brdariç ka shkuar në dhomat e zhveshjes duke falenderuar lojtarët dhe duke i dhënë kurajo atyre por edhe duke i thënë se nuk e di arsyen e shkarkimit.

“Kam ardhur që t’ju falenderoj për punën e përbashkët, suksesin që kemi arritur dhe për momentet e bukura që kemi kaluar. Unë kam besim se ju do ia dilni sepse trajneri Elvis Plori ka idetë e mia dhe unë kam idetë e tij, kemi mësuar nga njëri-tjetri. Ajo që dua t’ju them dhe që ju e dini është se unë nuk jam më trajner i Vllaznisë dhe nuk e di arsyen, e dinë ata që më kanë shkarkuar. Suksese dhe keni mbështetjen time”, deklaroi tekniku Brdariç në takimin e fundit me futbollistët e Vllaznisë.

Brdariç nuk preferoi të ndalet tek problemet me pagat duke qenë se shumica e lojtarëve ndryshe nga sa deklaroi Presidenti Xhaferi se janë vetëm dy muaj të prapambetur, në fakt kanë nga 3 muaj pa u paguar

Pas këtij momenti futbollistët dhe pjesa tjetër e stafit teknik nën drejtimin e trajnerit tashmë Elvis Plori vijuan seancën stërvitore tek fusha sportive “Reshit Rusi”.

Në këtë seancë një pjesë e konsiderueshmë lojtarësh munguan për shkak dëmtimesh duke nisur nga kapiteni Gurishta, Diagne, Jonuzi, Latifi. Të gjitha këta bashkë me Aralicën që është me kartona do të mungojnë në ndeshjen e radhës me Egnatian. //Star Plus

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tragjedia e Himarës, Anila Hoxha: Institucionet kanë përgjegjësi po aq sa polici që vrau të miturën

Published

on

By

Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar për rastin e vrasjes së vajzës 5-vjeçare në Himarë. Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha shkruan se përgjegjësi të njejtë me policin që vrau të voglën me skaf kanë edhe tre institucione të tjera. Sipas Hoxhës, Ministria e Mjedisit, Policia Kufitare dhe Bashkitë duhet të marrin ndëshkimin që meritojnë për ngjarjen e sotme. (more…)

Continue Reading

Aktualitet

Një jetë mund të ishte shpëtuar sot… Skafet s’duhet të afrohen 300 m nga bregu, VKM-ja u injorua

Published

on

By

Një fëmijë humbi jetën sot, pasi u masakrua nga një skaf, drejtuesi i të cilit nuk i zbatonte ligjet, edhe pse ishte efektiv i Policisë së Shtetit. Një vendim i qeverisë i miratuar në Mars 2019 ka primare ruajtjen e sigurisë në plazhe për pushuesit. (more…)

Continue Reading

Aktualitet

Ngjarja e Himares / Greta Bardeli Gjoni : E dhimbshme, kjo ngjarje eshte fytyra e vertete….e shtetit

Published

on

By

Ngjarja sotme ne Himare bashke me dhimbjen e thelle dhe tronditjen e gjithe familjeve shqiptare tregon fytyren e vertete (more…)

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!