Connect with us

Aktualitet

PD ne 3 kampe / Shihni ku jane pozicionuar deputetet e Shkodres

Published

on

Një mesazh i sekretarit të grupit të PD-së, Arbi Agalliu ditën e djeshme në grupin e ëhatsapp të deputetëve demokratë, ku i njoftonte për një mbledhje sot (e enjte) pasdite, ka nxjerrë edhe njëherë në pah se sa e përçarë është Partia Demokratike.

Pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve ku procesi i diskutimit të Presidentit u shty për në datën 10 maj, Alibeaj njoftoi një mbledhje të grupit demokrat për të diskutuar për qëndrimin që do të mbajë opozita.

“Përshëndetje! Nesër në orën 17:00 në seli do të zhvillojmë mbledhje grupi. Faleminderit!”, ky ishte teksti i Arbi Agalliut që shkaktoi një fortunë në selinë blu.

Fillimisht ishte Luçiano Boçi, i cili përmes një statusi në facebook e quajti nul mbledhjen e sotme të thirrur nga Alibeaj, pasi sipas tij, kreu i grupit ishte shkarkuar tashmë nga Kuvendi Kombëtar.

“Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill. Së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi. Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar. Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla. Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës çfarëdolloj pamje të ketë ajo. Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot”, deklaroi Boçi.

Statusin e tij e pasuan dy deklarata të forta brenda një ore nga Partia Demokratike. Fillimisht ishte Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo, e cila bëri thirrje për injorim të kësaj mbledhje.

“Alibeaj nuk përfaqëson as Partinë Demokratike, e as grupin e saj parlamentar. Thirrja nga ana e deputetit Alibeaj, me porosi të Ramës, e mbledhjes së Grupit Parlamentar, është një fyerje e rëndë për të gjithë demokratët dhe një akt i paligjshëm. Alibeaj, si deputet i thjeshtë, nuk ka më asnjë autoritet për të thirrur mbledhje të grupit parlamentar.

Komisioni i Rithemelimit, i bën thirrje të gjithë deputetëve të PD të injorojnë këtë thirrje dhe të mos bien pre e lojrave Rama-Basha-Alibeaj me fasadë opozitë dhe axhendës së tyre antidemokratike”, tha ajo.

Ndërsa Edi Paloka njoftoi mbledhjen nesër (e premte) në orën 18:00 të Këshillit Kombëtar ku do të diskutohet qëndrimi i opozitës për Presidentin.

“Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit për momentin ushtrues i kompetencave të Kryesisë dhe kryetarit të PD-së ka vendosur thirrjen e mbledhjes së këshillit kombëtar të PD-së nesër në 6 maj në orën 18:00. Qëllimi i mbledhjes përveç konstituivit është edhe përcaktimi i një qëndrimi politik të PD-së lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Bazuar në nenin 44 të statutit mbledhja duhej mbajtur brenda 5 ditëve, por për shkak të natyrës urgjente të çështjes që trajtohet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi që mbledhja të mbahet nesër”, deklaroi Paloka.

Pavarësisht thirrjes së grupit të Berishës për ta injoruar mbledhjen, Enkelejd Alibeaj e zhvilloi atë. Në fillim të mbedhjes Ervin Salianji kërkoi uljen në një tryezë të të gjithë deputetëve për të zgjidhur krizën në PD.

“Prej muajsh mbledhjet e grupit janë kthyer në një përpjekje për protagonizëm personal duke mos u dhënë hapësirë diskutimeve për zgjidhjen e krizës dhe ecjen përpara të Reformës Territoriale dhe asaj Zgjedhore. Grupi duhet të hyjë në një hulli të rregullt. Kryesia duhet të mblidhet me rregull. Të gjithë deputetët duhet të ulen dhe t’i japin zgjidhje situatës”, deklaroi Salianji.

Teksa po futej në mbledhjen me deputetët e pranishëm, Alibeaj e kishte një përgjigje për Komisionin e Rithemelimit, i cili i kujtoi paradite se ishte shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar.

Teksa u pyet për faktin se ai nuk njihet nga grupi i Rithemelimit, ai pyeti se kush është ky?

“Ça ishte ajo, komisioni? E ça pastaj? (E pyesin se nuk e njohin nga Rithemelimi) Nuk është kjo çështja kryesore. Ka shumë çështje axhenda parlamentare. Që nga e sotmja në fakt që duhet të ishte e para. Është fitorja e vogël e banorëve të Rinasit. Deputetes Ulliri dhe banorëve që iu ndodhëm afër që të bënin një fitore të vogël.”, tha ai.

Mbledhja e thirrur nga Alibeaj tregoi se në PD tashmë janë krijuar tre grupime: ai që ishte i pranishëm në mbledhje me 22 deputetë, grupimi i Berishës me 17 deputetë dhe një grupim i tretë që nuk ishte i pranishëm në Kuvendin Kombëtar, por as në mbledhjen e thirrur sot nga Alibeaj me 13 deputetë.

Pavarësisht numrave të sotëm dhe faktit që nesër do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së për të mbajtur një qëndrim për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, Enkelejd Alibeaj u kërkoi deputetëve që deri të dielën në mbrëmje të sjellin propozime për kriteret e kreut të ri të shtetit.

Debati në grupin e PD

Ervin Salianji: Shoh përpjekje për të ndarë Partinë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur të jenë të gjithë. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi grupi dhe në grup parlamentar, jo të bëhej fakt i kryer. Reforma territoriale dhe zgjedhore janë nevojë absolute për ne. Duhet të ulemi me kryesinë e grupit dhe të vijne gjithe deputetet, nuk ka sens që kerkohet autorizim per tu ulur me Ramen dhe nuk ulemi me njeri-tjetrin.

Kreshnik Collaku: Duhet te marrim pjese ne tryezen per te zgjedhur kandidatin per President, pa komplekse. Te kete figure me integritet.

Lefter Geshtenja: Se pari, nese duhet te bej lajm do thoja qe ne s’duhet te marrim pjese ne procesin e zgjedhjes se Presidentit. Ne fakt un jam qe ne duhet te marrim pjese ne proces. Edhe pse ne e dime qe Rama i ka nr ne duhet te marrim pjese duke vendosur kritere te sakta se kush duhet te jete Presidenti. Para opinionit publik ne nxjerrim 1, 2, 3 ose 4 kandidate potenciale qe kane reputacion ne opinionin publik. Duke sfiduar mazhorancen me kandidate me intgritet. E sigurte qe qytetaret do te na vleresojne per kete zgjidhje. Kushti im eshte qe presidenti te jete nje antikomunist qe nuk shitet e nuk blihet.

Saimir Korreshi: Duhet te pyesim dhe te vendosim bashke me ata qe nuk jane prezent nese do marrim pjese apo jo. E para kjo. Koha ka treguar qe bojkotet kane qene te gabuara dhe sna ka dhene te drejte. Duhet te kemi te qarte qe Rama e vendos vete presidentin edhe pa ne pasi po ne e kemi ndryshuar me heret kushtetuten. Procesi mos te kushtezohet vetem te emri por nje proces qe te kete procedura dhe kritere nese nga pala tjeter nuk pranohen skemi pse behemi fars. Ne duhet te propozojme nje figure e cila te jete e pranuese per shqiptaret qe i perfaqson te gjithe ata.

Lefter Geshtenja: Grupi Parlamentar i PD duhet te dale ne terren. Duhet te takojme demokratet dhe qytetaret. (Mbeshtetet nga Korreshi dhe Xhaferraj).

Ferdinand Xhaferraj: Te marrim pjese por mos te perdoremi nga procesi. Te negociojme me faktorin nderkombetar per procesin.

Gazment Bardhi: Te propozojme kriteret dhe procedurat. Ne duhet te vazhdojme me opoziten. Dhe mos te kompleksohemi se nje grup i berishes na sulmon. Ne nuk ju pergjigjemi me te njejten gjuhe per te ruajtur pd. Ne jemi ruajtur mos ta percajme PD. Na sulmojne sot qe mos te marrim pjese te Presidenti. Ata qe deri dje thonin perse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qene pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh Parlamenti. Dhe vendos grupi parlamentar. Nuk vendos Jozefina, Rudina dhe Murrizi, ne Këshill kombetar. Ata qe deri dje sulmonin PD.

Enkelejd Alibeaj: Kjo është një mbledhje informuese e kolegëve për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke synuar hapjen e debatit brenda grupit parlamentar të PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Sot nuk kemi për të marrë asnjë vendim, sepse mbledhja është me natyrë informale për informimin tuaj për ecurinë e deri tanishme dhe shkëmbimin e mendimeve. Me disa prej kolegëve kam diskutuar edhe personalisht dhe i di mendimet e tyre, me intereson që vendimin për procesin ta marrim të gjithë bashkë, në një moment tjetër, pasi të kemi ezauruar fazën e marrjes së mendimit të secilit. Ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar, edhe pse gjate ketij muaji kemi berë përpjekje serioze për të bashkuar grupin. Nuk e kuptoj dot këtë sjellje dhe është një tjetër akt përçarës. Secili nga anetaret e ketij grupi kane bere perpjekje për të mos lejuar përçarjen e partisë. Refuzoj me forcë çdo te tentativë për ndarjen e partisë, dhe me gjithçka kam në dorë do bëj çmos që kjo mos të ndodh.

Ervin Salianji: Nuk është mbledhje grupi se nuk ka kuorum, është takim mes deputetesh. Mbledhjen ta caktojme me kryesine e grupit dhe ta caktojme kur te jene te gjithë.

Gazment Bardhi: PD duhet të bëhet pjesë e procesit të përzgjedhjes së Presidentit vetëm me rregulla të qarta, të paracaktuara dhe që garantojnë që PD nuk do jetë fasadë në këtë proces. Ne duhet të dalim me nje qëndrim me shkrim, dokument me shkrim që i paraqitet palës tjetër, që përfshinë dy komponontë: kriteret e përzgjedhjes dhe procedura e përzgjedhjes. Tek procedura ne duhet të propozojmë rolin që do të ketë opozita. Nëse pranohen rregullat e procesit, vetëm atëherë ne mund të përfshihemi në diskutime dhe propozime konkrete. Nëse nuk pranohet roli i opozitës në proces, atëherë qartësisht Edi Rama nuk dëshiron një President konsensual. Unë propozoj që secili prej nesh të bëjmë propozime me shkrim dhe ju z. Kryetar të përmblidhni qëndrimet në një dokument që më pas miratohet nga grupi dhe i paraqitet palës tjetër. Çështja e Presidentit është çështje që duhet të diskutohet nga grupi parlamentar. Asnjë forum tjetër nuk mund ti imponohet grupit parlamentar. Ato që sot thonë nuk duhet të diskutojë grupi, deri dje thoshin duhet të mblidhet grupi dhe të diskutojë.

LISTA E DEPUTETËVE QË MUNGOJNË SOT NË MBLEDHJE (As me Alibeajn dhe as me Berishën)

Lulzim Basha
Grida Duma
Agron Gjekmarkaj
Flutura Acka
Alfred Rrushaj
Xhelal Mziu
Helidon Bushati
Greta Bardeli
Bledion Nallbati
Fation Veizaj
Tomor Alizoti
Zef Hila
Ramadan Lika

DEPUTETE, PJESË E GRUPIT TË RITHEMELIMIT

1.Flamur Noka

2.Edi Paloka

3.Tritan Shehu

4.Albana Vokshi

5.Luciano Boçi

6.Edmond Spaho

7.Luan Baçi

8.Agron Shehaj

9.Sorina Koti

10.Oerd Bylykbashi

11.Isuf Cela

12.Bujar Leskaj

13.Belind Kelliçi

14.Sali Berisha

15.Elda Hoti

16.Ina Zhupa

17.Kasem Mahmutaj

DEPUTETET PRO ALIBEAJT, TË PRANISHËM NË MBLEDHJEN E GRUPIT

Kastriot Piroli
Orjola Pampuri
Jorida Tabaku
Dhurata Çupi
Merita Bakiu
Lindita Metaliaj
Emilja Koliqi
Seladin Jakupllari
Dashnor Sula
Zheni Gjergji
Eralda Tase Bano
Saimir Korreshi
Ervin Salianji
Kreshnik Çollaku
Enkelejd Alibeaj
Ferdinant Xhaferraj
Arbi Agalliu
Gazment Bardhi
Lefter Gështenja
Flamur Hoxha
Andia Ulliri
Ilda Dhori

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tragjedia e Himarës, Anila Hoxha: Institucionet kanë përgjegjësi po aq sa polici që vrau të miturën

Published

on

By

Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar për rastin e vrasjes së vajzës 5-vjeçare në Himarë. Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha shkruan se përgjegjësi të njejtë me policin që vrau të voglën me skaf kanë edhe tre institucione të tjera. Sipas Hoxhës, Ministria e Mjedisit, Policia Kufitare dhe Bashkitë duhet të marrin ndëshkimin që meritojnë për ngjarjen e sotme. (more…)

Continue Reading

Aktualitet

Një jetë mund të ishte shpëtuar sot… Skafet s’duhet të afrohen 300 m nga bregu, VKM-ja u injorua

Published

on

By

Një fëmijë humbi jetën sot, pasi u masakrua nga një skaf, drejtuesi i të cilit nuk i zbatonte ligjet, edhe pse ishte efektiv i Policisë së Shtetit. Një vendim i qeverisë i miratuar në Mars 2019 ka primare ruajtjen e sigurisë në plazhe për pushuesit. (more…)

Continue Reading

Aktualitet

Ngjarja e Himares / Greta Bardeli Gjoni : E dhimbshme, kjo ngjarje eshte fytyra e vertete….e shtetit

Published

on

By

Ngjarja sotme ne Himare bashke me dhimbjen e thelle dhe tronditjen e gjithe familjeve shqiptare tregon fytyren e vertete (more…)

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!