Connect with us

Aktualitet

Vendimi i qeverise per ujesjellesat / Reagon deputetja Emilia Koliqi

Published

on

Centralizimi i funksioneve dhe kompetencave të pushtetit vendor me urdhër, pa asnjë bazë ligjore, është synimi i qeverisë shqiptare.
Qeverisë nuk po i mjaftojne PPP- të, tenderat, investimet strategjike, tashmë i duhen edhe ujësjellësat, pasi edhe ato shihen si burim vjedhjeje dhe grabitjeje në përgatitje të zgjedhjeve të reja lokale.

Vendimi i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave “Për riorganizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”, i bie ndesh ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”dhe Kartës Europiane të Autonomisë Vendore.

Neni 23 i ligjit, përcakton qartë funksionet e bashkive në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike
“Në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, bashkitë janë përgjegjëse në territorin e juridiksionit të tyre për:
1. Prodhimin, trajtimin, transmetimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm.
2. Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura”…….”
A do ta zbatojnë njësitë e vetëqeverisjes vendore këtë VKM antikushtetues, duke rënë dakord të lidhin marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet tyre dhe me ministrinë përgjegjëse për infrastrukturën dhe energjinë për riorganizimin e shoqërive aksionare të ujësjellës- kanalizimeve, ku ato sot, janë aksioner 100%.
Po këshillat bashkiakë, a do jenë të gjithë pro qeverisë?
Po institucioni i prefektit të qarkut/prefektëve të qarqeve, a do japë shprehje ligjshmërie për vendime të pabazuara në ligjet e Republikës së Shqipërisë?
Qeverisë nuk i intereson furnizimi cilësor dhe i vazhdueshëm me ujë të pijshëm, as nuk ka problem borxhin e akumuluar nga ujësjellësat.
Rritja e çmimit të ujit për konsumatorët shqiptarë, do të jetë një kosto shtesë dhe për një shërbim që nuk do t’i ofrohet në standart.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tragjedia e Himarës, Anila Hoxha: Institucionet kanë përgjegjësi po aq sa polici që vrau të miturën

Published

on

By

Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar për rastin e vrasjes së vajzës 5-vjeçare në Himarë. Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha shkruan se përgjegjësi të njejtë me policin që vrau të voglën me skaf kanë edhe tre institucione të tjera. Sipas Hoxhës, Ministria e Mjedisit, Policia Kufitare dhe Bashkitë duhet të marrin ndëshkimin që meritojnë për ngjarjen e sotme. (more…)

Continue Reading

Aktualitet

Një jetë mund të ishte shpëtuar sot… Skafet s’duhet të afrohen 300 m nga bregu, VKM-ja u injorua

Published

on

By

Një fëmijë humbi jetën sot, pasi u masakrua nga një skaf, drejtuesi i të cilit nuk i zbatonte ligjet, edhe pse ishte efektiv i Policisë së Shtetit. Një vendim i qeverisë i miratuar në Mars 2019 ka primare ruajtjen e sigurisë në plazhe për pushuesit. (more…)

Continue Reading

Aktualitet

Ngjarja e Himares / Greta Bardeli Gjoni : E dhimbshme, kjo ngjarje eshte fytyra e vertete….e shtetit

Published

on

By

Ngjarja sotme ne Himare bashke me dhimbjen e thelle dhe tronditjen e gjithe familjeve shqiptare tregon fytyren e vertete (more…)

Continue Reading

LAJMI FUNDIT

Copyright © 2021 EE Times TV

error: Content is protected !!