Aktualitet
Babai me Sindromën Down që rriti një doktor të ardhshëm, si prova që dashuria e bën të mundur gjithçka

Burrat me Sindromën Down ndryshe nga gratë, e kanë më të vështirë të bëhen me fëmijë. Këtë thonë studimet që po rishikohen, sepse ka pasur edhe histori suksesi. Në raste të rralla, burra me Sindromën Down kanë arritur të kenë fëmijën e tyre biologjik dhe një prej tyre është Jad Issa. Ai jo vetëm u bë baba i një djali, por arriti që ta shkollonte dhe ta bënte mjek.
Historia e kësaj familje nga Siria është frymëzuese.
Kur djali i Jad, Sader lindi komuniteti e pranoi familjen e tyre ashtu siç ishte.
Duke pasur ëndrra të mëdha për djalin e tij, Jad, i cili punonte në një mulli gruri, filloi të kursente para për kolegjin e djalit që kur Sader ishte i vogël. Ai bëri gjithçka që ishte në fuqinë e tij për të mbështetur familjen dhe sipas Sader, puna e palodhur dhe angazhimi i babait të tij për t’i dhënë atij të ardhmen më të mirë të mundshme e frymëzoi që të studionte mirë dhe të bëhej mjek.
“Unë mendoj se do të kisha qenë shumë më pak i emocionuar për jetën dhe shumë më pak i apasionuar me atë që bëj nëse nuk do të kisha babanë tim të veçantë”, shkruan Sader mbi një foto të të dyve bashkë.
Sader është stomatolog, ka një nga karrierat më të mira dhe të paguara në Siri dhe lumturia e Jadit nuk ka kufi. Kur djali i tij ishte ende duke studiuar, Jad u prezantohej njerëzve të rinj duke u thënë atyre – “djali im është një mjek”, – me sytë që i shkëlqenin.
Familja është prova e gjallë që stereotipet duhet të thyhen.
Duke folur për marrëdhënien që ndajnë prindërit e tij, Sader na tha se pavarësisht se janë bashkë për dekada, dashuria mes mamasë dhe babait të tij është ende sikur të ishin martuar dje. Ata i kuptojnë në mënyrë të përsosur nevojat e njëri-tjetrit. Atyre u pëlqen të shëtisin së bashku dhe ndonjëherë ata thjesht ulen dhe bisedojnë për orë të tëra.
Sader ia jep meritën e suksesit të tij Jad-it dhe pranon se është po aq krenar për babain sa babai është për të. Dyshes frymëzuese i pëlqen të shikojnë filma së bashku në kohën e lirë.
Aktualitet
Tragjedia e Himarës, Anila Hoxha: Institucionet kanë përgjegjësi po aq sa polici që vrau të miturën

Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar për rastin e vrasjes së vajzës 5-vjeçare në Himarë. Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha shkruan se përgjegjësi të njejtë me policin që vrau të voglën me skaf kanë edhe tre institucione të tjera. Sipas Hoxhës, Ministria e Mjedisit, Policia Kufitare dhe Bashkitë duhet të marrin ndëshkimin që meritojnë për ngjarjen e sotme. (more…)
Aktualitet
Një jetë mund të ishte shpëtuar sot… Skafet s’duhet të afrohen 300 m nga bregu, VKM-ja u injorua

Një fëmijë humbi jetën sot, pasi u masakrua nga një skaf, drejtuesi i të cilit nuk i zbatonte ligjet, edhe pse ishte efektiv i Policisë së Shtetit. Një vendim i qeverisë i miratuar në Mars 2019 ka primare ruajtjen e sigurisë në plazhe për pushuesit. (more…)
Aktualitet
Ngjarja e Himares / Greta Bardeli Gjoni : E dhimbshme, kjo ngjarje eshte fytyra e vertete….e shtetit

Ngjarja sotme ne Himare bashke me dhimbjen e thelle dhe tronditjen e gjithe familjeve shqiptare tregon fytyren e vertete (more…)
-
Aktualitet6 months ago
eetimes hap SONDAZHIN / Kujt do ti besojne votuesit per te drejtuar Shkodren
-
Aktualitet1 year ago
Dy jave “ankth” / Ja emrat qe pritet të jenë në listën e PD Shkodër
-
Aktualitet1 year ago
Ja emri dhe foto, kush është drejtori i ri në Policinë e Shkodrës
-
Aktualitet1 year ago
VIDEO / Gazetarja nxjerr konstatimin : Helidon Bushatin ndoshta e donte struktura drejtuese por jo baza e demokrateve
-
Aktualitet1 year ago
“ Është pritë, mos dil ”/ Zbulohet çfarë i tha e ëma Endri Mustafës : Ruaju prej Ergysit, për 3 mijë euro i nxjerr njerëzit në kurth (RRËFIMI)
-
Aktualitet1 year ago
Di gjithcka per ngjarjen / Pamjet kur 15 vjecari ben prova ne Livade
-
Aktualitet4 months ago
Gjesti i veçante i mesueses nga Shkodra/ Nje model perkushtimi dhe ndjeshmerie!
-
Aktualitet1 year ago
KQZ merr vendimin për mandatin e Zef Hilës pas verifikimeve të prokurorisë